GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Manastirliu blen shtretër për Traumën, ia jep tenderin Hervin Forës, KPP i nxjerr “të palarat”

09:44 - 22/09/22
në Fact-Checking & Analize
Kohë leximi: 4 min
A A
Manastirliu blen shtretër për Traumën, ia jep tenderin Hervin Forës, KPP i nxjerr “të palarat”
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Komisioni i Prokurimeve Publike i nxjerr të palarat Ogerta Manastirliut pas një tenderi të Spitalit të Traumës, të kapur me abuzime. Në vend që, Ministria e Shëndetësisë të përmirësojë kushtet skandaloze, harton tenderë për të përvetësuar paranë publike. Kështu, ministrja Ogerta Manastirliu nuk kryen investime konkrete, por prezanton një tender për blerje shtretërish, si një nevojë urgjente. Nuk dihet nëse ky ka qenë pëlqimi i drejtoreshës së SUT, Edlira Bode, por është i njohur fakti se ministrja e gostit shpesh me kontrata të tilla kompaninë e preferuar “Euromed”.

Bëhet fjalë për tenderin me numër reference REF-36795-07-21-2022 dhe objekt “Loti nr. 2 – Blerje shtrat operator për SUT”. Për këtë tender të mbyllur me datë 18 gusht kanë paraqitur ofertë 4 kompani, por komisioni i ka skualifikuar. Justifikimi i paraqitur është se nuk kanë raportuar përshkrimet specifike për materialet e punës dhe kanë oferta anomalisht të ulëta. Dhe sigurisht e vetmja në garë do të mbetej EUROMED SHPK. Kjo kompani është shpallur fituese, edhe pse ka paraqitur ofertën në të njëjtin nivel me fondin limit, 31 milionë lekë. Kështu kjo kontratë u mbyll me shkelje të dy rregullave kryesorë të prokurimeve.

Denoncohet tenderi

Agjencia e Prokurimeve e ka regjistruar këtë kontratë të Manastirliu me kompaninë “EUROMED ” SHPK. Ndërkohë, një nga kompanitë e interesuara e ka denoncuar këtë tender pranë Komisionit të Prokurimeve Publike. Në dokument evidentohet skema e manipulimit nga ky institucion. Në ankesë pretendohet se tenderi në fjalë ka pasur një fitues të paracaktuar.

Ankimuesi shprehet se të dhënat e dokumenteve tregojnë që mallrat janë marrë nga kompania prodhuese në Turqi, ku çmimi është regjistruar shumë më i lirë nga oferta që ka paraqitur edhe ankimuesi Aquaris Medical” SHPK . Në këto të dhëna tregohet qartë se kompania Aquaris Medical” SHPK  dhe operatorët e tjerë që kanë paraqitur oferta më të lira, kanë të gjithë kapacitetin të  mbulojnë shpenzimet për këto mallra me prodhim nga Turqia.

“Në përgjigje të kërkesës për sqarim ku AK e ka cilësuar ofertën tonë duke e klasifikuar si anomalisht e ulët, shoqëria jonë më datë 11.08.2022 me anë të sistemit të prokurimit publik i ka kthyer përgjigje AK Spitalit Universitar të Traumës duke argumentuar ofertën tonë e cila është klasifikuar si ofertë anomalisht, ku ka argumentuar elementët e veçanta të ofertës tonë dokumentuar me prova dhe dokumente listë çmimi të lëshuar nga kompania prodhuese “Multi Plus” me orgjinë/seli në Turqi ku provohet që çmimi te kompania prodhuese ka 5 deklaruar një çmim shumë më të ulët se çmimi jonë i ofertuar në këtë procedurë prokurimi duke provuar që shoqëria jonë është e aftë të përmbushë plotësisht këtë kontratë duke garantuar cilësinë e produktit të konfirmuar europian”, thuhet në ankesë.

Edhe Komisioni i Prokurimeve, pasi ka marrë në konsideratë argumentin e ankimuesit si dhe dokumentet e paraqitura, ka konstatuar se: “Kompanitë e tjera së bashku me Aquaris Medical” SHPK kanë paraqitur oferta më të lira se fituesi dhe vlera e tyre është e përshtatshme për të përballuar shpenzimet për këtë tender, pra nuk kemi të bëjmë me një ofertë anomalisht të ulët”. Në këtë kuadër, qëndrojnë pretendimet e ankimuesit se nën presionin e Manastirliut është paracaktuar fituesi i tenderit. Në përfundim,  KPP ka vendosur që ky tender të anulohet dhe Spitali i Traumës si institucion përgjegjës të rishikojë ofertat e skualifikuara.

 “EUROMED ” SHPK, pjesë e oktapodit në Shëndetësi

“EUROMED ” SHPK ka administrator  Armand Alliun, por është në pronësi të Engjëll Hoxhës dhe Hervin Forës. Kjo kompani është denoncuar edhe herë të tjera për tenderët pa garë që ka përfituar më së shumti nga Ministria e Shëndetësisë. Pas saj qëndrojnë Engjëll Hoxha dhe Hervin Fora. Hoxha ka 90 % të aksioneve, ndërsa Fora ka 10 % të tyre.

Nga historiku i kompanisë, duket se njeriu kyç pas Euromed është Hervin Fora, i cili është president i kompanisë farmaceutike Vinipharma Medical Group. Eromed është pjesë e Vinipharma Medical Group. Edhe pse sot ka vetëm 10 % të aksioneve, më parë Hervin Fora ka patur rol të madh në kompani. Kompanitë kanë kamuflime të çuditshme, lojë me shitblerje aksionesh, ndryshime emrash, maskime, miksime etj., që do të jenë objekt i shkrimeve të tjera.

Vinipharma e Hervin Forës ka marrë 80 tenderë në sektorin e shëndetësisë me vlerë 37 085 468 lekë.  46 tenderë i ka marrë vetëm nga Manastirliu dhe tenderat e tjerë i ka marrë nga 21 organe në varësi të Manastirliut. Gjithashtu “Euromed” rezulton se është një kliente e përhershme e Ministrisë së Shëndetësisë dhe e institucioneve në varësi të saj. Kjo kompani ka marrë me dhjetëra tenderë nga sektori i shëndetësisë me vlerë miliona euro. Për vetëm dy ditë, në fillim të këtij viti, Engjëll Hoxha dhe Hervin Fora kanë fituar dy tenderë nga Spitali i Beratit dhe Universiteti i Beratit, me vlerë 440 milionë lekë. 33 institucione nën komandën e Edi Ramës u lanë këtyre dy personazheve mbi 160 tenderë me vlerë miliona euro.

 

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

 

 

 

 

 

 

 

Etiketa: abuzimankeseDenoncimEuromedHevin ForaKPPkryesore2Ogerta Manastirliutender

Lajme të lidhura

Avni Ponari mbyt tregun e sigurimeve, SIGAL ul pagesat e dëmeve deri në 53%, dëmshpërblimet pezull ndaj qytetarëve arrijnë 21% (Dokumentet)
Breaking Views

Avni Ponari mbyt tregun e sigurimeve, SIGAL ul pagesat e dëmeve deri në 53%, dëmshpërblimet pezull ndaj qytetarëve arrijnë 21% (Dokumentet)

13:35 - 05/12/25
ABI BANK, “lavatriçja” e parave ruse, që po likuidon mikrokreditë, fushatë me simbole antishqiptare
Breaking Views

ABI BANK, “lavatriçja” e parave ruse, që po likuidon mikrokreditë, fushatë me simbole antishqiptare

13:20 - 04/12/25
Arlinda Pogaj me kompani në emër të punonjësit të Plator Mehmetit, Blendian Dalipi i jep 400 MLN lekë për blerjet e Vitit të Ri
Breaking Views

Arlinda Pogaj me kompani në emër të punonjësit të Plator Mehmetit, Blendian Dalipi i jep 400 MLN lekë për blerjet e Vitit të Ri

14:43 - 03/12/25
Para
Njohja e Kosovës, Vuçiç: Serbia mbështet integritetin e të gjitha vendeve të OKB-së

Njohja e Kosovës, Vuçiç: Serbia mbështet integritetin e të gjitha vendeve të OKB-së

Discussion about this post

TË FUNDIT

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund
Breaking Views

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

23:11 - 05/12/25

Pas përfundimit të ceremonisë së shortit të Kupës së Botës 2026, ku Shqipëria, në rast kualifikimi nga play-off-i, do të...

Lexo më shumë
Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com