GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Paketa anti-krizë, Dashnor Sula: Qeveria po nëpërkëmb pensionistët dhe familjet në nevojë

10:07 - 22/09/22
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Paketa anti-krizë, Dashnor Sula: Qeveria po nëpërkëmb pensionistët dhe familjet në nevojë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pak pasi qeveria publikoi paketën anti-krizë për familjet në nevojë dhe pensionistët, vjen dhe reagimi i parë nga PD. Përmes një postimi në Facebook, deputeti i PD-së, Dashnor Sula deklaron se këto kategori  ndihen të braktisur nga qeveria.

Sula shkruan se kjo maxhorancë po tenton ta kthejë Shqipërinë në Republikën e Pleqve dhe se nëpërkëmb këto shtresa.

Ai thekson më tej se përmes makinerisë së propagandës qeveritare Edi Rama solli në Parlament një paketë e cila nuk ishte gjë tjetër veç se një rishikim buxheti që tallej me pensionistët. Sipas tij, qeveria e ka humbur kontaktin me realitetin.

“Qeveria braktis pensionistët dhe familjet në nevojë përball krizës së çmimeve. Qeveria e Kryeministrit Rama është qeveria më e papërgjegjshme në rajon e më gjerë. Ka që prej muajit qershor që nuk jep asnjë qindarkë për pensionistët dhe familjet në nevojë. Në këtë rast kuptohet edhe më qartë se përse kjo mazhorancë zbaton planin e saj (për ta kthyer Shqipërinë në Republikën e Pleqve) sepse nuk mund të reagojnë edhe kur kryeministri tallet e i nëpërkëmb këto kategori.
Gjatë gjithë kohës së verës dhe në nisje të këtij sesioni Parlamentar kam kërkuar që qeveria të marr masa konkrete për të ndihmuar pensionistët dhe shtresat në nevojë si kategoritë më vulnerabël përball krizës së çmimeve. Në parlament treguam ndryshimin drastik, real të çmimeve të ushqimeve bazë. Rritja ishte mesatarisht 76%.
Por kjo qeveri as nuk e “vendosi ujin në zjarr” thotë populli. Përmes makinerisë së propagandës qeveritare Edi Rama solli në Parlament një paketë e cila nuk ishte gjë tjetër veç se një rishikim buxheti që tallej me pensionistët.

330 lek të vjetër në ditë për pensionistët.
330 lekë edhe më pak për familjet në nevojë.
Tallje, tallje dhe nëpërkëmbje.
Këtë e ka konfirmuar edhe Zëvëndësdrejtori i Fondit Monetar Ndërkombëtar z. Bo Li pas vizitës së tij në Shqipëri. Pasi u njoh me situatën i ka kërkuar qeverisë që të mbështes kategoritë në nevojë: Pensionistët dhe familjet në nevojë.
”Në diskutimet e mia me autoritetet, theksova sfidat me të cilat përballet Shqipëria që vijnë nga rritja e çmimeve të ushqimeve dhe energjisë, shtrëngimi i kushteve financiare dhe dobësimi i mjedisit të jashtëm. Ekziston nevoja për të mbrojtur të pambrojturit nga rritja e kostove të jetesës nëpërmjet mbështetjes fiskale të përkohshme dhe të shënjestruar mirë”, shprehet konkretisht Zëvendësdrejtori i FMN.
Shpresoj që hallet e pensionistëve, thirrjet tona si opozitë dhe apeli i Zëvendësdrejtorit të FMN të mos bien në vesh të shurdhët të kësaj qeverie që ka humbur kontaktin me realitetin.”-shkruan Dash Sula.

Lajme të lidhura

“Të vetëm nuk e mundim dot Ramën”, Lapaj flet mbi rrugët e bashkimit me Berishën
Aktualitet

“Të vetëm nuk e mundim dot Ramën”, Lapaj flet mbi rrugët e bashkimit me Berishën

23:16 - 31/01/26
“Shqipëria Bëhet” e Lapajt proteston para Kryeministrisë, i bashkohet edhe deputeti demokrat
Aktualitet

Iu bashkua protestës së Lapajt, reagon deputeti demokrat: Do jem në çdo protestë kundër Ramës dhe çetës së tij të hajdutëve

20:58 - 31/01/26
Rruga Kombinat–Ndroq–Plepa drejt përfundimit… në 2059!
Aktualitet

Rruga Kombinat–Ndroq–Plepa drejt përfundimit… në 2059!

20:07 - 31/01/26
Para
Marrëdhëniet Shqipëri-SHBA, Kim: Regjimi i Hoxhës helmoi miqësinë mes nesh

Marrëdhëniet Shqipëri-SHBA, Kim: Regjimi i Hoxhës helmoi miqësinë mes nesh

Discussion about this post

TË FUNDIT

Parashikimi i horoskopit, ja ç’ thonë yjet për sot
Breaking Views

Parashikimi i horoskopit, ja ç’ thonë yjet për sot

07:45 - 01/02/26

Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Në dashuri, sot ndiheni të gatshëm për të komunikuar më qartë...

Lexo më shumë
Parashikimi i motit për sot: Vranësira dhe shira

Parashikimi i motit për sot: Vranësira dhe shira

07:31 - 01/02/26
“Të vetëm nuk e mundim dot Ramën”, Lapaj flet mbi rrugët e bashkimit me Berishën

“Të vetëm nuk e mundim dot Ramën”, Lapaj flet mbi rrugët e bashkimit me Berishën

23:16 - 31/01/26
Ndarja nga jeta e Fitim Makashit, reagon aktori Robert Ndrenika: La gjurmë të paharrueshme…

Ndarja nga jeta e Fitim Makashit, reagon aktori Robert Ndrenika: La gjurmë të paharrueshme…

22:43 - 31/01/26
Vrasja e Jani Aliajt dhe plagosja e një tjetër shqiptari, policia aksion te burgu i Koridhalosit

Vrasja e Jani Aliajt dhe plagosja e një tjetër shqiptari, policia aksion te burgu i Koridhalosit

22:28 - 31/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com