GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

BE fton 17 vende jo anëtare në samitin e Pragës

në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
BE fton 17 vende jo anëtare në samitin e Pragës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nisma e presidentit francez Emmanuel Macron për të krijuar një Komunitet Politik Evropian po nis të kristalizohet. Takimi i parë i këtij komuniteti të ri pritet të jetë në Pragë të Çekisë, e cila këtë gjashtëmujor është presidente e radhës së BE-së. Siç bëjnë të ditur burime të DW në Bruksel, kryesia çeke e radhës, krahas 27 anëtarëve të BE-së, ka ftuar në samitin joformal, edhe 17 vende të tjera jo anëtare të BE-së. Ftesat iu nisën të enjten, 22.09.22 kancelarive të këtyre vendeve, bëhet e ditur nga një zyrtar i BE-së në Bruksel.

Presidenti i Këshillit të BE-së, Charles Michel, dhe kryetari i radhës, kryeministri çek, Petr Fiala, kanë ftuar ndër të tjera edhe gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor: Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e Veriut, Mali i ZI, Bosnjë-Hercegovinë dhe Serbi. Gjithashtu ftesa janë dërguar edhe në Ukrainë, Turqi, Britaninë e Madhe, Zvicër, Norvegji, Islandë, Lihtenshtajn, Moldavi, Gjeorgji, Armeni dhe Azerbajxhan.

Në takimin joformal do të flitet për paqen dhe sigurinë, energjinë dhe klimën, për gjendjen ekonomike dhe migracionin. Nuk është planifikuar që të dilet me ndonjë deklaratë përfundimtare, bëhet e ditur nga Brukseli. Takimi do të zhvillohet në Pragë, më 6 tetor, një ditë para samitit joformal të BE-së (7.10.). BE synon të organizojë një ose dy takime të tilla në vit. Qëllimi i këtyre takimeve është një koordinim më i mirë me të gjitha vendet e kontinentit. Në samit do të ketë edhe takime bilaterale mes vendeve.

Olaf Scholz dhe Emmanuel Macron
Ideja për krijimin e një Komuniteti Politik Evropian u soll në maj të këtij viti nga presidenti francez Emmanuel Macron, kur Franca mbante kryesinë e radhë së vendeve evropiane. Pas kësaj nisme qëndron dëshira për të përmirësuar bashkëpunimin me ato vende partnere të BE-së, që nuk mund ose nuk duan të hyjnë menjëherë në BE, siç janë vendet e Ballkanit Perëndimor, Ukraina, por edhe vende si Norvegjia, Zvicra apo Britania e Madhe.

Gjermania e mbështet idenë e Francës. Megjithatë, kancelari gjerman Olaf Scholz në një fjalim të mbajtur në gusht 2022 në Pragë, theksoi se ky projekt nuk duhet kuptuar kurrsesi si një projekt që zëvendëson zgjerimin e BE-së./DW

Etiketa: BEPragaSamiti

Lajme të lidhura

Messi dhuron 80 mijë euro për të prekurit nga zjarret në Madrid
Botë

Messi dhuron 80 mijë euro për të prekurit nga zjarret në Madrid

15:47 - 04/08/26
Përplasen dy helikopterë gjatë operacionit për shuarjen e zjarreve në Greqi
Botë

Përplasen dy helikopterë gjatë operacionit për shuarjen e zjarreve në Greqi

17:37 - 02/08/26
Italia çon në BE modelin e Shqipërisë: Meloni propozon qendra riatdhesimi në Afrikë
Aktualitet

Italia çon në BE modelin e Shqipërisë: Meloni propozon qendra riatdhesimi në Afrikë

13:12 - 02/08/26
Para
Lajçak flet pas takimit me Osmanin: Biseduam për dialogun Kosovë-Serbi

Lajçak flet pas takimit me Osmanin: Biseduam për dialogun Kosovë-Serbi

Discussion about this post

TË FUNDIT

Aksident në autostradën Fier-Lushnjë, “Audi” del nga rruga dhe përfundon në nënkalim
Aktualitet

Aksident në autostradën Fier-Lushnjë, “Audi” del nga rruga dhe përfundon në nënkalim

10:40 - 06/08/26

Një aksident automobilistik është regjistruar mëngjesin e kësaj të enjteje në autostradën Fier-Lushnjë, pranë fshatit Kolonjë. Sipas informacioneve paraprake, një...

Lexo më shumë
Sondazhi: 48% e shqiptarëve fajësojnë korrupsionin dhe ndërtimin e dobët për problemet me rrugët

Sondazhi: 48% e shqiptarëve fajësojnë korrupsionin dhe ndërtimin e dobët për problemet me rrugët

10:19 - 06/08/26
Kosova konstituon sot Kuvendin, pritet zgjedhja e kryetarit

Kosova konstituon sot Kuvendin, pritet zgjedhja e kryetarit

10:02 - 06/08/26
Infantino kërkon falje, por nuk largohet nga FIFA pas skandalit të madh

Infantino kërkon falje, por nuk largohet nga FIFA pas skandalit të madh

09:45 - 06/08/26
Ekstradohet nga SHBA Sokol Hoxha, i dënuar me 25 vite burg për vrasje të dyfishtë në Patos

Ekstradohet nga SHBA Sokol Hoxha, i dënuar me 25 vite burg për vrasje të dyfishtë në Patos

09:28 - 06/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com