GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Mbyllja e kolegjit turk, Dashnor Sula: Rama plotësoi dëshirën e Erdoganit

10:21 - 23/09/22
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Mbyllja e kolegjit turk, Dashnor Sula: Rama plotësoi dëshirën e Erdoganit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputeti i PD-së, Dashnor Sula ka komentuar mbylljen e Kolegjit Turk “Mehmet Akif”, me vendim të qeverisë. Përmes një postimi në Facebook, Sula tha se mbyllja e këtij institucioni arsimor është thjesht një ‘tekë’ e plotësuar nga Rama të Erdoganit. Më tej, Sula shprehet se nëse kolegji turk ka shkelur ligje Ministria e Arsimit duhet të dalë me një sqarim në lidhje me rastin.

Deputeti demokrat thekson se kolegji turk “Mehmet Akif” është një nga 10 institucionet më të mira arsimore në vend.

“Transparencë për Vendimin e Qeverisë që mbylli Kolegjin Turk “Mehmet Akif”!
Në ditën që Kryeministri ndodhej në Asamblenë e Përgjithshme të OKB ku një peshë të madhe në diskutim kishte agresioni i diktatorit rus në Ukrainë, në Shqipëri urdhëroi ministrat e tij që të mbyllnin një shkollë që operon në vend prej 30 vitesh.
Mbyllja e një institucioni arsimor pa transparencë në një kohë që situata në sektorin e arsimit është e rëndë, është e dyshimtë. Ju kujtoj se sipas statistikave zyrtare numri i nxënësve është ulur me 37% gjatë kohës që në krye të qeverisë është kryeministri aktual.
Nëse Kolegji Turk “Mehmet Akif” ka shkelur ligjet e shtetit shqiptar gjatë operimit në vendin tonë, atëherë duhet ti nënshtrohet masave administrative sipas rastit. Por dhe këtu ka një POR të madhe, nga një verifikim i thjeshtë në adresat zyrtare të institucioneve shtetërore ky kolegj rezulton tek 10 institucionet më të mira arsimore në shqipëri. Nuk ka asnjë raportim për shkelje të ligjeve vendase. Përkundrazi referuar raportimeve të shumta mediatike dyshohet se urdhëri për mbylljen është një plotësim dëshire nga Kryeministri Rama ndaj Presidentit turk Erdogan. Nëse kjo do të ishte e vërtet, atëherë do ishte kërcënim serioz për vendin.
Ndaj për të shmangur çdo dyshim të arsyeshëm që mund të ngjallte urrejtje mes popujve të dy vendeve Shqipëri-Turqi, qeveria shqiptare duhet të dalë menjëherë e të bëj transparencë menjëherë për vendimin e mbylljes. Nëse kolegji turk ka shkelur ligjet shqiptare atëherë duhet të dalë Ministria e Arsimit e të thotë se cilat ligje ka shkelur. Nëse jo, atëherë qeveria duhet të mblidhet sërish e të anulojë vendimin. Shqipëria është shtet ligjor dhe s’mund të funksionojë me orekse personale.”

Lajme të lidhura

“S’ka shprehur shqetësim në mbledhjet e grupit”, Balla sqarohet për Spiropalin
Breaking Views

“S’ka shprehur shqetësim në mbledhjet e grupit”, Balla sqarohet për Spiropalin

12:07 - 20/04/26
“A do ballafaqohet Rama me mua?” Berisha: E tërheq kërkesën në gjykatë vetëm me një kusht…
Breaking Views

“A do ballafaqohet Rama me mua?” Berisha: E tërheq kërkesën në gjykatë vetëm me një kusht…

11:57 - 20/04/26
Rama dhe Balla, dëshmitarë te “Partizani”/ Berisha: Do të jem përballë tyre në gjykatë!
Breaking Views

Rama dhe Balla, dëshmitarë te “Partizani”/ Berisha: Do të jem përballë tyre në gjykatë!

11:48 - 20/04/26
Para
Mbyllja e shkollës “Mehmet Akif”, pedagogu i njohur: Shqipërisë po i thyhen kockat

Mbyllja e shkollës “Mehmet Akif”, pedagogu i njohur: Shqipërisë po i thyhen kockat

Discussion about this post

TË FUNDIT

“S’ka shprehur shqetësim në mbledhjet e grupit”, Balla sqarohet për Spiropalin
Breaking Views

“S’ka shprehur shqetësim në mbledhjet e grupit”, Balla sqarohet për Spiropalin

12:07 - 20/04/26

Kreu i grupit parlamentar i PS, Taulant Balla në një deklaratë për mediat u pyet nëse ka një vendimmarrje për...

Lexo më shumë
“A do ballafaqohet Rama me mua?” Berisha: E tërheq kërkesën në gjykatë vetëm me një kusht…

“A do ballafaqohet Rama me mua?” Berisha: E tërheq kërkesën në gjykatë vetëm me një kusht…

11:57 - 20/04/26
Rama dhe Balla, dëshmitarë te “Partizani”/ Berisha: Do të jem përballë tyre në gjykatë!

Rama dhe Balla, dëshmitarë te “Partizani”/ Berisha: Do të jem përballë tyre në gjykatë!

11:48 - 20/04/26
AKU bllokon çokokrem me salmonelë, “Lengo Group”  e importoi nga Gjermania

AKU bllokon çokokrem me salmonelë, “Lengo Group” e importoi nga Gjermania

11:08 - 20/04/26
Berisha paraqitet në SPAK, e presin mbështetësit e PD-së

Berisha paraqitet në SPAK, e presin mbështetësit e PD-së

10:30 - 20/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com