GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Show Biz

Pasi u vendos në qendër të vëmendjes për “Vitiligo”, Ledri Vula jep mesazhin e bukur

11:15 - 23/09/22
në Show Biz
Kohë leximi: 2 min
A A
Pasi u vendos në qendër të vëmendjes për “Vitiligo”, Ledri Vula jep mesazhin e bukur
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Me siguri përmes fotove të fundit të Ledri Vulës, keni parë dorën e tij. Nëse me vete keni pyetur “çfarë i ka ndodhur lëkurës së tij”, përgjigja është: Vitiligo.

Pasi partnerja e tij, Sara Hoxha, e riktheu në vëmendje, tani reperi ka dashur vet të japë një mesazh të rëndësishëm lidhur me sëmundjen e tij të lëkurës.

Ai ka publikuar një foto të dorës së tij duke nxjerrë në pah shenjat teksa ka shkruar: “Buzëqesh”. Reperi, i cili ka një numër të madh ndjekësish të rinj, nuk e ka fshehur ndonjëherë sëmundjen e tij duke shërbyer si një shembull edhe për të tjerët që mund të kenë të njëjtin ‘problem’.

Për ata që nuk e dinë Vitiligo-është një lloj sëmundjeje që shkakton humbjen e pjesshme të ngjyrës së lëkurës. Pjesët që humbasin ngjyrën e trupit përgjithësisht zmadhohen me kalimin e kohës. Ky çrregullim mund të shfaqet në çdo zonë të trupit, përfshi këtu edhe në flokë apo brenda gojës.

Në gjendje normale, ngjyra e flokëve dhe e lëkurës përcaktohet nga melanina. Vitiligo ndodh kur qelizat që prodhojnë melaninën vdesin ose ndalojnë së funksionuari.

Vitiligo mund të prekë njerëzit e çfarëdo lloji lëkure, por është më e dukshme tek ata me ngjyrë lëkure gruri ose të zezë. Sëmundja nuk është serioze për jetën dhe as ngjitëse, por në një moment a një tjetër mund të bëhet stresuese për personin.

Vitiligo shpesh shoqërohet me disa sëmundje autoimune: më së shpeshti me sëmundjen e gjëndrave tiroide në 30% të rasteve, sëmundjen e sheqerit, aneminë pernicioze, lupus erythematosusin, sklerozën sistemore, etj.

Kjo sëmundja nuk dhemb, nuk shkakton kurrfarë vështirësie, pos që i sëmuri për shkak të saj mund të vuajë psikisht, mund të tërhiqet në vetvete dhe t’i shmanget shoqërisë.

Etiketa: Ledri VulaVitiligo

Lajme të lidhura

Gjesti flet pas lirimit: Jam penduar për gabimin, por kam edhe diçka për të thënë
Breaking Views

Gjesti flet pas lirimit: Jam penduar për gabimin, por kam edhe diçka për të thënë

20:44 - 19/03/26
Martesa e Princ Leka II me Blerta Celibashin, zbardhen detaje nga ceremonia private
Breaking Views

Martesa e Princ Leka II me Blerta Celibashin, zbardhen detaje nga ceremonia private

18:04 - 15/03/26
Shokuese/ ja kush e fitoi Big Brother Vip Kosova
Kosovë & Rajon

Shokuese/ ja kush e fitoi Big Brother Vip Kosova

02:57 - 28/02/26
Para
Skandal/ Qeveria do të “spiunojë” edhe nxënësit e shkollave, Balluku dhe Veliaj presion fëmijëve

Skandal/ Qeveria do të “spiunojë” edhe nxënësit e shkollave, Balluku dhe Veliaj presion fëmijëve

Discussion about this post

TË FUNDIT

Pas zhgënjimit për Botërorin, Shqipëria fokusohet tek Europiani, kundërshtarët shkëlqejnë në miqësore
Breaking Views

Pas zhgënjimit për Botërorin, Shqipëria fokusohet tek Europiani, kundërshtarët shkëlqejnë në miqësore

23:06 - 27/03/26

Humbja përballë Polonisë i ka dhënë fund ëndrrës së Botërorit për Shqipërinë e cila tashmë duhet të mendojë për Europianin...

Lexo më shumë
“PD s’ka nevojë për servilë”/ Dogjani për përplasjen Berisha-Salianji: Të pranohen mendimet ndryshe

“PD s’ka nevojë për servilë”/ Dogjani për përplasjen Berisha-Salianji: Të pranohen mendimet ndryshe

22:43 - 27/03/26
Rama “përgatitet” për zgjedhjet e 2027-s, paraqet ekipin drejtues të Njësisë Nr.2 në Tiranë

Rama “përgatitet” për zgjedhjet e 2027-s, paraqet ekipin drejtues të Njësisë Nr.2 në Tiranë

22:26 - 27/03/26
Momente tmerri për shqiptarin në Angli: Policia e merr për kamikaz, snajperët e rrethojnë në park

Momente tmerri për shqiptarin në Angli: Policia e merr për kamikaz, snajperët e rrethojnë në park

22:07 - 27/03/26
Dieta, karburante dhe qira për deputetët, sa milionë lekë shpenzoi Kuvendi për ta

Dieta, karburante dhe qira për deputetët, sa milionë lekë shpenzoi Kuvendi për ta

21:41 - 27/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com