GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Rritje pagash për punonjësit e burgjeve, Manja zbulon strategjinë e re: Ja kush përfiton

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Rritje pagash për punonjësit e burgjeve, Manja zbulon strategjinë e re: Ja kush përfiton
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja dhe drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve kanë zbuluar se shumë shpejt do të rritet paga për 3560 punonjës të policisë së burgjeve. Sipas Manjës fondi për gardianët e burgjeve do të jetë 570 milionë lekë.

Manja pohoi se do të mbyllen 4 burgje në vend, ndërkohë që nuk do të ketë shkurtim të punonjësve.

“Jam këtu së bashku me Drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve, për të ndarë me ju dhe me publikun disa punë që unë besoj tregojnë seriozitetin, përkushtimin dhe vizionin tonë për këtë shërbim kaq të rëndësishëm. Si një zyrtar i përgjegjshëm i shtetit, si një shërbyes publik, por edhe si një qytetar që kupton e mirëkupton edhe të drejtën për t’u acaruar të atyre që presin mbajtjen e një premtimi, unë dua t’i kërkoj ndjesë trupës së policisë së burgjeve për vonesën në rritjen e pagës, që duhet të niste prej 1 korrikut me efekt në gusht. Më lejoni të falënderoj qeverinë dhe kryeministrin, që janë treguar të gatshëm dhe pa dilema në këtë hop cilësor në trajtimin e efektivave të policisë së burgjeve.


Janë gra e burra, vajza e djem, që kanë një detyrë të vështirë, stresuese, të rrezikshme në shumicën e rasteve, ndaj pa hezitim e them se vendimi që e shpalosi fillimisht kryeministri javën e kaluar, është nga më të mirët që kemi marrë në këto vitet e fundit, për këtë institucion. Është një tregues i qartë, se edhe në kohë krize, dhe Shqipëria ashtu si gjithë bota po përballet me krizat prej mëse dy vjetësh (madje ne prej 3 vitesh megjithë tërmetin) qeveria jonë nuk harron askënd, nuk lë pa kujdes e pa trajtim asnjë kategori. Përtej retorikës së opozitës, faktet janë kokëforta, ashtu siç janë kokëforta edhe shifrat
”, tha Manja.

Niveli i pagave:
Kështu duke nisur nga grada aspirant, tashmë niveli i pagës
nga 40.000 lekë shkon në 53.500 lekë. (Rritje 13.500 lekë)

Niveli nën/inspektor: nga 45.500 lekë shkon në 55.640 lekë
Niveli inspektor: nga 50.000 lekë në 58.000 lekë
Niveli kryeinspektor: nga 55.000 lekë në 64.000 lekë
Niveli nën/komisar: nga 65.500 lekë në 70.085 lekë
Niveli komisar: nga 72.000 lekë në 77.040 lekë
Niveli kryemomisar: nga 95.000 lekë në 101.650 lekë
Niveli Drejtues Burgu: Nga 106.700 lekë në 123.050 lekë
Niveli Drejtor i Përgjithshëm i Policisë: Nga 115.000 lekë në 133.760 lekë.

 

Lajme të lidhura

U godit rezidenca e Ambasadorit të Shqipërisë në Ukrainë, reagon delegacioni i BE: Dënojmë me forcë sulmin rus!
Breaking Views

U godit rezidenca e Ambasadorit të Shqipërisë në Ukrainë, reagon delegacioni i BE: Dënojmë me forcë sulmin rus!

20:58 - 24/05/26
“Votat e rreth 40 mijë demokratëve”, Berisha shpall triumfin pas rizgjedhjes si kryetar i PD-së
Breaking Views

“Votat e rreth 40 mijë demokratëve”, Berisha shpall triumfin pas rizgjedhjes si kryetar i PD-së

14:16 - 24/05/26
“Asgjë s’e ndal rrugën drejt BE, më 26 maj Konferenca Ndërqeveritare”, Rama ironizon opozitën për molotovët
Breaking Views

“Asgjë s’e ndal rrugën drejt BE, më 26 maj Konferenca Ndërqeveritare”, Rama ironizon opozitën për molotovët

10:29 - 24/05/26
Para
Zvicra nuk toleron më, ndalon festimin me “shqiponjë” të Xhakës dhe Shaqirit në Katar 2022

Zvicra nuk toleron më, ndalon festimin me “shqiponjë” të Xhakës dhe Shaqirit në Katar 2022

Discussion about this post

TË FUNDIT

Sezon për t’u harruar për AC Milan, objektivi Champions shuhet
Sport

Sezon për t’u harruar për AC Milan, objektivi Champions shuhet

23:09 - 24/05/26

Takimi i luajtur në “San Siro” nisi mjaft mirë për kuqezinjtë, të cilët kaluan në avantazh që në minutën e...

Lexo më shumë
Përleshje përpara derbit të Torinos, shtyhet fillimi i ndeshjes me 1 orë e gjysmë

Përleshje përpara derbit të Torinos, shtyhet fillimi i ndeshjes me 1 orë e gjysmë

21:46 - 24/05/26
Elbasani drejt titullit, fitore e pastër në “Air Albania”

Elbasani drejt titullit, fitore e pastër në “Air Albania”

21:07 - 24/05/26
U godit rezidenca e Ambasadorit të Shqipërisë në Ukrainë, reagon delegacioni i BE: Dënojmë me forcë sulmin rus!

U godit rezidenca e Ambasadorit të Shqipërisë në Ukrainë, reagon delegacioni i BE: Dënojmë me forcë sulmin rus!

20:58 - 24/05/26
Si duket pas 30 vitesh në arrati vrasësi i trefishtë Sokol Hoxha, e zbuloi Interpol Tirana në një burg në SHBA

Si duket pas 30 vitesh në arrati vrasësi i trefishtë Sokol Hoxha, e zbuloi Interpol Tirana në një burg në SHBA

20:39 - 24/05/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com