GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Asnjë ditë burg pasi i këputi këmbën të resë, prokurorja kërkon kthimin në qeli të Breçanint

15:33 - 29/06/21
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Asnjë ditë burg pasi i këputi këmbën të resë, prokurorja kërkon kthimin në qeli të Breçanint
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Aksidentet e shumta rrugore që po marrin jetë përgjatë ditëve të fundit, është një nga argumentet me të cilat prokurorja Denisa Asko kërkon që 19-vjeçari Jehon Breçani të kthehet në qeli pasi aksidentoi këmbësoren 24-vjeçare Xhesina Gega, duke i këputur asaj të këmbës dhe dëmtime të tjera që sipas prokurorisë përbëjnë 1/3 të aftësive të përgjithshme fizike.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka vendosur zëvendësimin e masës së sigurisë ndaj Breçanit nga arrest me burg në “arrest shtëpie”, ka sjellë sot reagimin e Organit të Akuzës.

Konkretisht prokuroria parashtron katër argumente, ku dhe e mbështet këtë kërkesë, duke theksuar se dëmtime që e reja ka pësuar janë mjaft të rënda ndërsa 19-vjeçari ka qenë duke udhëtuar në shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Nga ana tjetër prokuroria shprehet se gjendja shëndetësore e drejtuesit të automjetit dhe fakti i normalizimit të marrëdhënieve nuk ndikojnë në kualifikimin ligjor të faktit penal. Në lidhje me shkeljen e kryer prej tij Kodi Penal parashikon burgimin që fillon nga 1 deri në 5 vite burg.

Argumentet e prokurorisë

-Pavarësisht se ende nuk është përcaktuar mekanizmi i zhvillimit të aksidentit, dëmtimet e viktimës në momentin e parë të ngjarjes kanë qenë të një shkalle të tillë që kanë sjellë nevojën që të dërgohet në urgjencën e Spitalit Universitar të Traumës dhe referuar fakteve të njohura botërisht se viktima ka humbur një gjymtyrë të poshtme. Gjatë seancës së shqyrtimit të kësaj kërkese nga ana jonë është paraqitur akti i ekspertimit mjeko-ligjor të viktimës ku ka rezultuar se dëmtimet kanë qenë të rënda dhe viktima ka gjymtim të përhershëm në masën mbi 1/3 të aftësive të përgjithshme.

-Së dyti, pavarësisht se nuk është përfunduar akti i ekspertimit autoteknik, qartazi nga rrethanat e ngjarjes të bëra tashmë publike, personi nën hetim nuk ka qenë duke zbatuar rregullat e qarkullimit rrugor.

-Gjithashtu pavarësisht rrethanave personale të personit nën hetim, gjendjes së tij shëndetësore, për të cilën ende nuk është administruar akti i ekspertimit si dhe faktit të normalizimit të marrëdhënieve, këto rrethana nuk ndikojnë në kualifikim ligjor të faktit penal. Vepra penale parashikuar nga neni 290/2 i K. Penal ka një rrezikshmëri të lartë ndaj dhe dispozita parashikon burgimin që fillon nga 1 deri në 5 vjet. Në këto kushte vlerësojmë se në bazë të akteve që disponohen deri në momentin e caktimit të masës nuk ndodhemi në kushtet e zëvendësimit të masës së sigurimit personal.

-Së fundmi, duhet mbajtur parasysh fakti se pavarësisht praktikës së ndjekur për caktimin e masave të sigurimit persona ndaj këtyre shtetasve dhe rrethanave personale, numri i rasteve të arrestimit në flagrancë në këtë kategori veprash penale, vijon të mbetet i lartë, çka tregon që kjo masë shtrënguese nuk ka arritur të jetë efektive. Nga gjykata duhet të mbahet parasysh fakti që kjo vepër penale është mjaft e përhapur në shoqërinë shqiptare dhe pasoja e mundshme është e rëndë.

***

Jehon Breçani, djali i ish-zv/drejtorit të Policisë Erzen Breçani, nuk bëri asnjë ditë burg për aksidentin e rëndë që i shkaktoi dëmtime të rënda këmbësores që u godit nga një automjet që po vinte me shpejtësi, teksa po priste një shoqe në trotuar.  Për Breçanin fillimisht u dha masa e sigurisë “arrest me burg”, por më pas ajo u ndryshua në “arrest shtëpie” dhe i riu iku menjëherë në shtëpi pasi u shërua nga dëmtimet e marra prej aksidentit.

Lajme të lidhura

Takimi i Salianjit dhe Alimehmetit në Durrës, zbulohet sms e krerëve të PD për bazën: Janë të paautorizuar, distancohuni
Aktualitet

A kërkon karrigen e Berishës? Salianji: Synoj rigjenerimin e PD-së dhe ripërtëritjen e opozitës

21:06 - 06/12/25
Raporti i KLSH: Mbipopullim dhe kushte të rënda në burgun e Shën Kollit
Aktualitet

Burgu si spital, qindra të dënuar vuajnë nga sëmundje të ndryshme në qelitë e mbingarkuara

20:50 - 06/12/25
Qeni kafshoi për vdekje 2-vjeçarin shqiptar, flet i përlotur babai: Më pa dhe mbylli sytë përgjithmonë
Aktualitet

Qeni kafshoi për vdekje 2-vjeçarin shqiptar, flet i përlotur babai: Më pa dhe mbylli sytë përgjithmonë

19:30 - 06/12/25
Para
U shkëput nga muzika pak para pandemisë, Rina Balaj tregon arsyen: Kam gjetur veten

U shkëput nga muzika pak para pandemisë, Rina Balaj tregon arsyen: Kam gjetur veten

TË FUNDIT

Regjistrohen sërish lëkundje tërmeti në Tiranë
Botë

Greqia nuk gjen qetësi, shënohen lëkundje tërmeti 4.6 ballë

22:59 - 06/12/25

Një tërmet me magnitudë 4.6 ballë të shkallës Rihter ndodhi mbrëmjen e kësaj të shtune në orën 22:48, në Kalavryta....

Lexo më shumë
Trump propozohet për çmimin Nobel! ‘Nëse i jap fund luftës Rusi-Ukrainë, mund të shkoj në parajsë’

Zelensky: Kemi përparim në bisedimet me SHBA-në për planin e paqes

22:36 - 06/12/25
Arbër Hoxha i papërmbajtshëm, për të 3-tin muaj rradhazi zgjidhet lojtari më i mirë në Kroaci

Arbër Hoxha i papërmbajtshëm, për të 3-tin muaj rradhazi zgjidhet lojtari më i mirë në Kroaci

22:02 - 06/12/25
Trump merr telefonatë nga Ronaldo: Nuk ka njeri më të mirë se ai

Trump merr telefonatë nga Ronaldo: Nuk ka njeri më të mirë se ai

21:46 - 06/12/25
8 gola dhe përmbysje e “çmendur” në La Liga, Barcelona nuk di të ndalet

8 gola dhe përmbysje e “çmendur” në La Liga, Barcelona nuk di të ndalet

21:23 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com