GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Gjykata Speciale thërret ish-komandantin Sadik Halitjaha

08:18 - 24/09/22
në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
Gjykata Speciale thërret ish-komandantin Sadik Halitjaha
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ish-komandanti i Zonës Operative të Pashtrikut, Sadik Halitjaha, ka njoftuar se ka marr një ftesë nga Gjykata Speciale.

Lidhur me këtë, ai ka lëshuar një deklaratë me shkrim, të cilën e ka ndarë me radion Kosova e Lirë, si vijon:

“Ju njoftoj, se mua, Sadik Halitjahës,  komandant i ZOP, më ka ardhur thirrja nga Gjykata Speciale, në Hagë! Me siguri do të më bashkojnë  në të ashtuquajturën, “Ndërmarrje  e Përbashkët Kriminale”, sikur ata e trajtojnë ish-UÇK-në dhe krerët e saj, tash për tash ndërmarrja e  tillë  ma e madhja  në Evropë,  me 46 mijë 476 pjesëtarë, veteranë të saj.

Me këtë rast, kuptohet fajësimi kolektiv i UÇK-s!  Ju ka mjaftuar një shpikës i mashtrimit të madh, nga  Dick Marty për të  themeluar këtë gjykatë të kërkuar nga Serbia e Rusia duke qenë të  dominuar  në Këshillin e  Evropës  nga sllavët.

Që tani doli sheshit ky mashtrues!

Tani  Prokuroria e Gjykatës Speciale  shpiku pseudo-etiketimin si Ndërmarrje e përbashkët Kriminale-!!!  Gjithë njerëzimi e di  se luftërat janë ngjarje edhe me gabime, por  kur janë në mbrojtje, çlirimtarët hyjnë në to  si domosdoshmëri që i parashohin Konventat ndërkombëtare,  si ajo e Gjenevës për të drejtat në Luftë.

Mjafton vetëm  ta sillni ndër mend se çka ka bërë Shteti serb, me ushtri polici e paramilitarët!  Duke mos respektuar as një normë ndërkombëtare as një ligj e traditë lufte, as një konventë të paraparë për të drejtat në luftë!   Serbia dogji  e shkrumboi çdo gjë mbi tokën tonë.  Vrau 1384 fëmijë nga ata me biberon  në dorë deri në 13 vjeç! Vrau gra shtatzëna dhunoi me mijëra!

Serbia vrau shqiptarë pa dallim moshe mbi 13 mijë e  500 civilë pleq e gra, të pa armatosur,  njerëz të pa fuqishëm, madje edhe  me paralizë dhe  në shtrat!

Serbia bëri gjenocid, etnocid, bëri krime kundër njerëzimit, krime ekonomike. grupore e kolektive bëri mbi 300 masakra vetëm në Kosovë e sa qindra të tjera në Bosnje-Hercegovinë e në Kroaci. Krejt kjo  me katër luftërat që beri Serbia, sikur po  shpërblehet nga Evropa me investime, nga Rusia e Kina me armatime!

Ushtria Çlirimtare e Kosovës nuk ka luftuar tinës, nuk ka marrë veprime  vrastare  kundër popullatës serbe. Ne në UÇK nuk dogjëm shtëpi serbësh  nuk vramë asnjë fëmijë serb, nuk dhunuam asnjë femër serbe,  Luftuam në Kosovë, në vendin tonë,  jo ne Serbi!

Pse pra  u dashka të  na ndjekin, të na  burgosin, të na  arrestojnë, a  vetëm pse këtë e  kërkon dhe e  dëshiron Serbia?  thuhet në fund të deklaratës së Sadik Halitjahës, i ftuar  sot nga Gjykata Speciale”.

Etiketa: Ish-komandanti i Zonës Operative të PashtrikutSadik Halitjahës

Lajme të lidhura

Emri i saj në dosjen  “Epstein”? Reagon ish presidentja e Kosovës: Nuk e kam njohur dhe takuar kurrë
Kosovë & Rajon

Emri i saj në dosjen “Epstein”? Reagon ish presidentja e Kosovës: Nuk e kam njohur dhe takuar kurrë

14:48 - 02/02/26
Dosja Epstein, shfaqet edhe Behgjet Pacolli në email-e të vitit 2012
Breaking Views

Dosja Epstein, shfaqet edhe Behgjet Pacolli në email-e të vitit 2012

22:12 - 01/02/26
Dosja Epstein, çfarë thuhet për ish-presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga?
Breaking Views

Dosja Epstein, çfarë thuhet për ish-presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga?

16:37 - 01/02/26
Para
Irani proteston: SHBA do të lehtësojë kufizimet e internetit për iranianët

Irani proteston: SHBA do të lehtësojë kufizimet e internetit për iranianët

Discussion about this post

TË FUNDIT

Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro
Ekonomi

Këmbimi valutor 3 Shkurt, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

07:58 - 03/02/26

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.3 lekë dhe do shitet me...

Lexo më shumë
Parashikimi i fatit sipas yjeve për sot, e shtunë 5 Korrik 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 3 Shkurt 2026

07:33 - 03/02/26
Parashikimi i motit, 18 Shkurt 2025

Parashikimi i motit për sot, 3 Shkurt 2026

07:29 - 03/02/26
“Protothema” artikull për kryeministrin Rama: Ironizon Greqinë, por shteti helen e ftoi të ndjekë kurs në Harvard

“Protothema” artikull për kryeministrin Rama: Ironizon Greqinë, por shteti helen e ftoi të ndjekë kurs në Harvard

23:34 - 02/02/26
Nuk do të rikthehet në Evropë, zbulohet skuadra e re e Benzemas

Nuk do të rikthehet në Evropë, zbulohet skuadra e re e Benzemas

23:30 - 02/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com