GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Vazhdojnë protestat për vrasjen e 22-vjeçares,presidenti iranian: Ata që kundërshtojnë do…

në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Vazhdojnë protestat për vrasjen e 22-vjeçares,presidenti iranian: Ata që kundërshtojnë do…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Protestat vazhduan gjatë natës nëpër qytete në Iran deri të shtunën në valën e indinjatës pas vdekjes këtë muaj të 22-vjeçares Mahsa Amini, ndërsa presidenti i Republikës Islamike Ebrahim Raisi tha se ato duhet të shtypen me vendosmëri. Protestat shpërthyen në Iran një javë më parë në funeralin e 22 vjeçare kurde e cila vdiq pasi ra në koma pas ndalimit nga policia e moralit, sipas së cilës ajo nuk e kishte vënë siç duhej hixhabin.

Vdekja e saj ringjalli zemërimin për kufizimet e lirive personale në Iran, kodet e rrepta të veshjes për gratë dhe një ekonomi të dobësuar nga sanksionet. Tridhjetë e pesë persona janë vrarë në demonstratat njëjavore, sipas televizionit shtetëror të Iranit.

Media shtetërore e citoi të shtunën presidentin Iranian Raisi të thoshte se Irani duhet “të merret me vendosmëri me ata që kundërshtojnë sigurinë dhe qetësinë e vendit.”

Presidenti “theksoi se ishte e domosdoshme të bëhej dallimi mes protestës dhe prishjes së rendit dhe sigurisë publike dhe i quajti ngjarjet-trazira,” sipas medias shtetërore.

Gratë kanë luajtur një rol të spikatur në protesta, duke hequr dhe djegur hixhabët. Disa i kanë prerë flokët publikisht ndërsa turmat e indinjuara bëjnë thirrje për rënien e Udhëheqësit Suprem Ayatollah Ali Khamenei.

Agjencitë iraniane të lajmeve raportuan të shtunën se 739 protestues ishin arrestuar në provincën veriore të Gilanit, në Detin Kaspik.

Një llogari e një grupi aktivistësh në Twitter, 1500tasvir, tha se kanalet e komunikimit dhe linjat telefonike tokësore me qytetin veriperëndimor të Oshnavieh dhe linjat ishin ndërprerë.

Oshnavieh është një nga disa qytete në Iranin veriperëndimor, ku jetojnë shumica e 10 milionë kurdëve të vendit, që mbajti një tubim të premten. Grupi kurd i të drejtave të njeriut Hengaë postoi një video që tregonte se protestuesit kontrollonin disa pjesë të qytetit të premten.

Protestat janë më të mëdhatë që kanë përfshirë vendin që nga demonstratat për çmimet e karburantit në vitin 2019, kur rreth 1,500 njerëz u vranë në një goditje ndaj protestuesve. Ishte konfrontimi më i përgjakshëm në historinë e Republikës Islamike./VOA

Etiketa: IranPresidentprotesta

Lajme të lidhura

U shkarkua nga Trump/ Zampolli përkrahu projektin e shtetit bektashi: Rama është një mik i fuqishëm
Botë

U shkarkua nga Trump/ Zampolli përkrahu projektin e shtetit bektashi: Rama është një mik i fuqishëm

10:46 - 16/10/26
Papa Leoni XIV shtrohet në spital, do t’i nënshtrohet një operacioni në mushkëri
Botë

Papa Leoni XIV shtrohet në spital, do t’i nënshtrohet një operacioni në mushkëri

13:34 - 13/10/26
E rëndë në Francë, punëtori shqiptar bie nga lartësia dhe humb jetën
Aktualitet

E rëndë në Francë, punëtori shqiptar bie nga lartësia dhe humb jetën

12:00 - 13/10/26
Para
Kosova zbret në fushë për vendin e dytë, ja formacioni ndaj Irlandës së Veriut

Kosova zbret në fushë për vendin e dytë, ja formacioni ndaj Irlandës së Veriut

Discussion about this post

TË FUNDIT

DW: Kryeministri Rama përjashtoi dorëheqjen, studentët vijojnë protestat në Tiranë
Aktualitet

U arrestuan gjatë protestave, Gjykata e Tiranës liron 8 të mitur

14:46 - 22/10/26

Gjykata e Tiranës ka vendosur lirimin e tetë të miturve të arrestuar gjatë protestave të ditëve të fundit, pasi ka...

Lexo më shumë
U la në “arrest me burg”/ Zbardhet vendimi i GJKKO-së për Ergys Agasin, ja akuzat që rëndojnë ndaj biznesmenit

Ergys Agasi kërkon në GJKKO kthimin e kamerës së sekuestruar në zyrën e tij

14:30 - 22/10/26
IDC-CDI thirrje Ramës: Shqiptarët e përcaktojnë vetë të ardhmen, angazhohuni për krijimin e një qeverie teknike

IDC-CDI thirrje Ramës: Shqiptarët e përcaktojnë vetë të ardhmen, angazhohuni për krijimin e një qeverie teknike

14:13 - 22/10/26
Të rinjtë zhvendosen te Kryeministria dhe rrëzojnë stolat e gurëve të Ramës: Nuk ka dialog, jep dorëheqjen!

Të rinjtë zhvendosen te Kryeministria dhe rrëzojnë stolat e gurëve të Ramës: Nuk ka dialog, jep dorëheqjen!

13:54 - 22/10/26
Pas tensioneve në Kuvend, studentët dhe pedagogët marshojnë drejt Kryeministrisë

Pas tensioneve në Kuvend, studentët dhe pedagogët marshojnë drejt Kryeministrisë

13:44 - 22/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com