GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED Opinion

Sakrificat e Ramës nga suita luksoze e hotelit me 2700 dollarë nata

në Opinion
Kohë leximi: 3 min
A A
Sakrificat e Ramës nga suita luksoze e hotelit me 2700 dollarë nata
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Klodian Tomorri 

Ansambleja e Pergjithshme e Kombeve te Bashkuara ishte nje eveniment mjaft i rendesishem. Stafi i kryeministrit kishte kohe qe e pergatiste me kujdes viziten. Por per dreq dicka kishte shkuar ters.
Edhe pse kishin tentuar papushim te rezervonin nje hotel me cmime te arsyeshme, nuk arriten dot. Si perfundim, u detyruan ta conin kryeministrin ne suiten Harcourt te hotelit Baccarat ne Manhatan. Me kete rast, perfunduan ne te njejtin hotel te gjithe anetaret e delegacionit shqiptar.
Suita, e cila kushton 2700 dollare ne nate pa perfshire taksat, ofron nje pamje te mahnitshme te Manhatanit. Sigurisht nje ambient i denje per udheheqesa.
Sapo hyri ne dhome, ne celularin e kryeministrit mberriti nje sms. Ishte zv-kryeministrja qe i bente forward mesazhin e kryetarit te Entit Rregullator te Energjise: “Shefe, cmimin e energjise e beme aq sa na thate, 42 leke per cdo kilovat mbi fashen 800 kilovat ore ne muaj. Pershendete shefin e madh nga ana ime dhe thuaj se ne jemi ketu per cdo gje, qe te na kerkoni.”
E lexoi mesazhin dhe kthehu nje pergjigje te shpejte: “Shume mire. Mos harroni, meshojini mesazhit qe preken vetem 5 per qind e familjeve. Nderkohe, here pas here thoni edhe qe ne Zvicer te fusin ne burg po harxhove shume energji”- e porositi zevendesen.
Ne sportel, para se te hynte ne dhome kishte marre vesh qe nuk ishte udheheqesi i vetem i akomoduar ne ate hotel. Ne te njejtin kat po qendronte edhe kryeministri i Marokut. Edhe ky me delegacionin e tij, bylyk.
Ne fakt, ne sumitet nderkombetare vihet re nje korrelacion statistikor shume interesant mes GDP per fryme te nje vendi dhe shpenzimeve te akomodimit te udheheqesve. Sa me i varfer te jete nje vend, aq me i shtrenjte eshte hoteli ku gjendet udheheqesi i tij. Kjo lidhje eshte dokumentuar gjeresisht, megjithese studiuesit ndahen mbi shkaqet e ketij fenomeni. Disa thone se buron nga korrupsioni. Te tjere nga mungesa e kultures, ndersa nje grup e shpjegon me institucionet e dobeta. Por ky eshte debat studiuesish, qe per popullin nuk ka shume interes.
Per popullin kane interes sakrificat. Dhe kjo eshte tamam kohe sakrificash. Per te gjithe.
Petrit Ahmeti beri sakrificen e madhe duke e 5 fishuar cmimin e energjise per familjet shqiptare. Me zemer te thyer. Qeveria po bente sakrificen e madhe duke i treguar popullit gjysme te verteten, qe preken vetem 5 per qind e familjeve. Tek llogaria kane harruar te heqin nga pjestimi faturat me konsum zero, qe jane mbi 120 mije si dhe kane mesatarizuar konsumin vjetor si perfaqesues te konsumit ne stinen e dimrit. Kryeministri po bente sakrificen duke mbrojtur interesat e Shqiperise ne OKB.
Te gjithe po sakrifikonin nga pak. Secili sipas mundesive. Vetem se disa sakrifica jane me te embla se te tjerat. Por sic ka thene dhe dikush. Gjysme te vertetat jane genjeshtrat me te medha. Pervec gjysme te vertetave qe thote qeveria.
Etiketa: Edi Ramaklodian tomorrikryesore2qeveri

Lajme të lidhura

Shqipëria nuk është as demokraci dhe as diktaturë, ajo është pronë private e Piktorit!
OP-ED

Sikur piktori ta ndihmonte Kosovën aq sa Beogradin, shqiptarët do të ishin sot më të fortë

07:48 - 18/09/26
“BESA”, “Prania Besnike”, “Pasqyrë Albania”, “Radar”, por kush na i zgjidh hallet?
Breaking Views

“BESA”, “Prania Besnike”, “Pasqyrë Albania”, “Radar”, por kush na i zgjidh hallet?

22:09 - 05/09/26
Satira e Gjekmarkaj: Kronika e atyre që pritën, u gëzuan dhe mbetën me gisht në gojë nga Babua
OP-ED

Satira e Gjekmarkaj: Kronika e atyre që pritën, u gëzuan dhe mbetën me gisht në gojë nga Babua

13:45 - 05/09/26
Para
Abuzuan me tenderin 10.5 mln lekë, gjykata lë në burg 4 punonjësit e Universitetit Bujqësor

Abuzuan me tenderin 10.5 mln lekë, gjykata lë në burg 4 punonjësit e Universitetit Bujqësor

Discussion about this post

TË FUNDIT

Parashikimi i fatit sipas yjeve për sot, e shtunë 5 Korrik 2025
Horoskopi

Horoskopi për ditën e sotme, 25 Shtator 2026

07:36 - 25/09/26

Dashi Sot duhet të mundoheni për të ruajtur balancat në çdo sferë dhe të caktoni se cilat janë përparësitë tuaja...

Lexo më shumë
Parashikimi i motit për sot, 26 Nëntor 2025

Parashikimi i motit për sot, 25 Shtator 2026

07:35 - 25/09/26
Kosova e nis mbarë Ligën e Kombeve, Vedat Muriqi i jep fitoren me Irlandën

Kosova e nis mbarë Ligën e Kombeve, Vedat Muriqi i jep fitoren me Irlandën

22:46 - 24/09/26
“Edi Rama frikacak, po të vjen radha për në SPAK”/ Mbyllet protesta e 117-të, qytetarët: Nesër më shumë

“Edi Rama frikacak, po të vjen radha për në SPAK”/ Mbyllet protesta e 117-të, qytetarët: Nesër më shumë

22:30 - 24/09/26
“Kërkoi ekspertim të telefonit jashtë Shqipërisë”, zbardhen detajet nga seanca me dyer të mbyllura e Vlora Hysenit në SPAK

“Kërkoi ekspertim të telefonit jashtë Shqipërisë”, zbardhen detajet nga seanca me dyer të mbyllura e Vlora Hysenit në SPAK

21:48 - 24/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com