GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Transportonin emigrantë të paligjshëm, vihen në pranga 2 persona

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Transportonin emigrantë të paligjshëm, vihen në pranga 2 persona
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ditën e sotme, policia e Gjirokastrës ka vën në pranga dy persona, ndërsa ka shpallur në kërkim tre të tjerë të cilët akuzohen për transport të emigrantëve të paligjshëm.

Lidhur me këtë situatë të krijuar, sipas njoftimit të policisë si rezultat i një pune hetimore disamujore, nën drejtimin e Prokurorisë, kanë finalizuar me sukses operacionet policore të koduara “Road Guard 39” dhe “Road Guard 40”, si rezultat i të cilëve u bë arrestimi në flagrancë i dy qytetarëve me inicialet G. H., 45 vjeç dhe L. J., 49 vjeç, banues në Krujë, si dhe u shpall në kërkim personi me inicialet E. R., 42 vjeç banues në Sarandë.

“Goditen brenda disa orësh, 2 raste të veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit. Finalizohen 2 operacione policore, të koduara “Road Guard 39” dhe “Road Guard 40”. Transportonin emigrantë të paligjshëm, vihen në pranga 2 shtetas, shpallet në kërkim 1 shtetas tjetër. Sekuestrohen 3 automjete, 3 aparate celulare dhe një shumë parash.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Gjirokastër, në bashkëpunim me Seksionin Operacional, Komisariatin e Policisë Tepelenë dhe DVKM Gjirokastër, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit, si rezultat i një pune hetimore disamujore, nën drejtimin e Prokurorisë, kanë finalizuar me sukses operacionet policore të koduara “Road Guard 39” dhe “Road Guard 40”, si rezultat i të cilëve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve G. H., 45 vjeç dhe L. J., 49 vjeç, banues në Krujë, si dhe u shpall në kërkim shtetasi E. R., 42 vjeç banues në Sarandë.

Arrestimi i shtetasve G. H. dhe L. J. u bë pasi janë kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në aksin nacional Gjirokastër-Tepelenë, në vendin e quajtur “Shkalla e zezë”, duke transportuar me automjetet përkatëse tip “Ford”, 6 emigrantë të paligjshëm nga vendet MENA, kundrejt fitimit.

Shpallja në kërkim e shtetasit E. R., 42 vjeç, banues në Sarandë, u bë pasi sapo ka vënë re shërbimet e Policisë që ishin në ndjekje të tij, është larguar me shpejtësi dhe në hyrje të qytetit të Tepelenës ka braktisur automjetin me të cilin po transportonte 7 emigrantë të paligjshëm nga vendet MENA, kundrejt fitimit. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 3 automjetet, 3 aparate celulare dhe një shumë parash. Vijon puna intensive për kapjen e shtetasit E. R., si dhe për identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.”

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Etiketa: emigrantGjirokastërPoliciatrasportonin

Lajme të lidhura

Revolta studentore në Tiranë/ Washington Post: Protestat kundër qeverisë vazhdojnë edhe ditën e tetë, kërkohet largimi i Ramës
Aktualitet

Revolta studentore në Tiranë/ Washington Post: Protestat kundër qeverisë vazhdojnë edhe ditën e tetë, kërkohet largimi i Ramës

20:39 - 20/10/26
Dhunë te kryeministria, policia godet disa vajza: Mos i gjuani gocave!
Aktualitet

Dhunë te kryeministria, policia godet disa vajza: Mos i gjuani gocave!

20:18 - 20/10/26
I keqtrajtoi fëmijën në kopsht/ Nëna dhunon edukatoren, përfundojnë të dyja në ndjekje penale
Aktualitet

I keqtrajtoi fëmijën në kopsht/ Nëna dhunon edukatoren, përfundojnë të dyja në ndjekje penale

19:47 - 20/10/26
Para
Rikthehet Kupa e Shqipërisë, luhet derbi në mesjavë

Kupa e Shqipërisë/ Flamurtari surprizon Vllazninë, Teuta ngel ndaj Luzit, fitojnë skuadrat e mëdha

Discussion about this post

TË FUNDIT

Përshkallëzim te Kryeministria, policia përdor spraj me piper kundër vajzave, nisin shoqërimet
Breaking Views

Përshkallëzim te Kryeministria, policia përdor spraj me piper kundër vajzave, nisin shoqërimet

20:59 - 20/10/26

Situata është tensionuar sërish para Kryeministrisë, ku protestuesit janë përplasur dhe shtyrë me efektivët e policisë. Këtë të fundit po...

Lexo më shumë
Sulmi i Policisë në bulevard, lëndohet një protestuese

Sulmi i Policisë në bulevard, lëndohet një protestuese

20:51 - 20/10/26
Champions League/ 7 gola në dy sfida, Dortmundi fiton në transfertë, Fenerbahçe shtanget në minutën e 89-të

Champions League/ 7 gola në dy sfida, Dortmundi fiton në transfertë, Fenerbahçe shtanget në minutën e 89-të

20:47 - 20/10/26
Të rinjtë mblidhen prapë në bulevard, përplasje me policinë

Të rinjtë mblidhen prapë në bulevard, përplasje me policinë

20:44 - 20/10/26
Revolta studentore në Tiranë/ Washington Post: Protestat kundër qeverisë vazhdojnë edhe ditën e tetë, kërkohet largimi i Ramës

Revolta studentore në Tiranë/ Washington Post: Protestat kundër qeverisë vazhdojnë edhe ditën e tetë, kërkohet largimi i Ramës

20:39 - 20/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com