GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Gruaja e denoncon për dhunë, policia vë në pranga gazetarin shqiptar

në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
Gruaja e denoncon për dhunë, policia vë në pranga gazetarin shqiptar
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Policia ka arrestuar dje në mbrëmje gazetarin dhe moderatorin e Kosovës Arben Ahmeti. Ky i fundit akuzohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Sipas mediave vendase, Ahmeti, që është njëkohësisht dhe drejtor i televizionit “Kanal 10”,  vu në pranga pasi rrahu gruan, madje në sy të fëmijëve.

Në raportin e policisë të siguruar nga Klan Kosova thuhet se Ahmeti pas konfliktit verbal, në prezencë të fëmijëve, e ka shtyrë me duar gruan e tij pasi që e njëjta ka kërkuar të qëndrojë në shtëpinë e Arben Ahmetit në Lapllasel, pasi që këtë po ia kërkojnë fëmijët, mirëpo Ahmeti e ka kundërshtuar duke e shtyrë ku më pastaj V.A. ka kërkuar ndihmën e policisë dhe për shkak të ankthit, stresit, gjendjen e viktimës, patrulla ka kërkuar ndihmë mjekësore për të.

“Më datë 25.09.2022, në ora 18:15, është pranuar kallëzim për dhunë në fshatin Laplla Sellë, rruga Dragovacka. Në vendngjarje ka dalë patrulla si dhe polici hetues në detyrë për dhunë në familje ku sipas V. A. ka pasur konflikt me bashkëshortin. Pra sot më 25.09. 22 rreth orës 18:00 i dyshuari Arben Ahmeti, i cili në atë kohë i kishte sjellur dy fëmijët (5 dhe 6 vjeç) të cilët qëndronin tek ai nga data 23.09.22 për shkak se çifti nuk jetojnë bashkë. Në atë moment ka pasur një konflikt kur viktima/ gruaja e ka pyetur të dyshuarin të qëndrojë në shtëpi me familjen e tij për shkak se ia kanë kërkuar fëmijët të cilët në atë moment qanin për babanë e tyre, i dyshuari ka kundërshtuar duke e ofenduar verbalisht viktimën deri në momentin kur ka pasur kontakt fizik, përkatësisht duke e shtyr me duar nga ana e të dyshuarit. Për shkak të ankthit, stresit, gjendjen e viktimës, patrulla ka kërkuar ndihmë mjekësore për të”, thuhet në raportin e policisë të datës 25 shtator.

Në këtë raport gjithashtu thuhet se pas grumbullimit të provave dhe intervistimit të viktimës duke qenë se raste të ngjashme ka ndodhur edhe më parë, me urdhër të prokurores Edina Jupola rasti është cilësuar si “Dhunë në familje” dhe gazetarit Arben Ahmeti i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh në qendrën e paraburgimit në Prishtinë.

“Me urdhër të hetuesit, patrulla ka marrë deklaratën e viktimës, si dhe ka kontaktuar me të dyshuarin, ku pas provave të grumbulluara në formën e deklaratës së pjesëmarrësit dhe duke qenë se edhe më parë janë raportuar raste të ngjashme, me urdhër të prokurores së shtetit për dhunë në familje, Edina Jupolli, është urdhëruar fillimi i procedurës penale “Dhunë në familje”, ku të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh në qendrën e paraburgimit në Prishtinë”, thuhet në raportin e policisë.

Etiketa: gazetarKosoveMEDIA

Lajme të lidhura

Projektligji, hyrja në BE sjell ndryshime në sigurimin e detyrueshëm të mjeteve dhe rritje çmimesh
Aktualitet

Projektligji, hyrja në BE sjell ndryshime në sigurimin e detyrueshëm të mjeteve dhe rritje çmimesh

08:48 - 12/05/26
BE pezullon fondet për Serbinë, Marta Kos: Shkak politika e Beogradit ndaj sistemit të drejtësisë
Kosovë & Rajon

Marta Kos: Serbia nuk do të ketë mbështetje financiare derisa të korrigjojë hapat pas që ka bërë në drejtësi

15:31 - 11/05/26
Shteti serb financon veteranët e Beretave të Kuqe që kryen krime lufte në Kosovë
Kosovë & Rajon

Shteti serb financon veteranët e Beretave të Kuqe që kryen krime lufte në Kosovë

08:54 - 11/05/26
Para
Kosova drejt liberalizimit të vizave, vendimi merret deri në fundin e këtij viti

Kosova drejt liberalizimit të vizave, vendimi merret deri në fundin e këtij viti

Discussion about this post

TË FUNDIT

‘e-Albania’ jashtë funksionit, Bashkia e Tiranës zgjat afatin e aplikimit për kreditë e buta
Breaking Views

‘e-Albania’ jashtë funksionit, Bashkia e Tiranës zgjat afatin e aplikimit për kreditë e buta

17:42 - 12/05/26

Bashkia e Tiranës ka vendosur të shtyjë afatin e aplikimeve për kreditë e buta, pas njoftimit se portali “e-Albania” do...

Lexo më shumë
Gardisti mori 20 mijë euro për transferimin e një të dënuari nga Turqia, ja sa e dënoi GJKKO

Gardisti mori 20 mijë euro për transferimin e një të dënuari nga Turqia, ja sa e dënoi GJKKO

17:31 - 12/05/26
Grupi i Visit të Pojës përfundon në gjykatë, SPAK publikon emrat e 24 të akuzuarve

Grupi i Visit të Pojës përfundon në gjykatë, SPAK publikon emrat e 24 të akuzuarve

16:45 - 12/05/26
Mister në Mesdhe, fundoset anija ruse që dyshohet se transportonte reaktorë bërthamorë për Korenë e Veriut

Mister në Mesdhe, fundoset anija ruse që dyshohet se transportonte reaktorë bërthamorë për Korenë e Veriut

15:29 - 12/05/26
Ronaldinho rikthehet në skenë me rol special në Botërorin 2026

Ronaldinho rikthehet në skenë me rol special në Botërorin 2026

15:04 - 12/05/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com