GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

U kap në Shqipëri e u arratis në Greqi, Gentian Ruli provoi të dalë nga burgu i Fierit

18:35 - 27/09/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Përdhunimi i 11-vjeçares, sulmohet nga të burgosurit njëri nga personat e dyshuar
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gentian Ruli, i dënuar me 7 vite heqje lirie për trafik droge ka kërkuar të lirohet nga burgu i Fierit më herët nga çfarë i takon. Sipas dosjes hetimore, si rezultat i falsifikimit të ditëve të punës nga IEVP Fier në kundërshtim me kriteret e saj i dënuari ka përfituar rreth 15.6 ditë ulje dënimi, kur realisht duhej të përfitonte 5.7 ditë ulje dënimi nga puna

Ruli, është dënuar me 7 vjet në burg, nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë por në mungesë. Ai u ekstradua nga Greqia më 3 Maj 2017, vend ku edhe ishte arratisur.

PJESË NGA DOSJA HETIMORE:

Në dosjen penale të dënuarit Gentian Ruli, ka rezultuar se; Për këtë të dënuar nga ana jonë janë verifikuar 104 ditë pune në IEVP Fier, të shënuara në kartelat e punës, për periudhën Tetorë, Nëntor, Dhjetorë 2020 dhe Janar 2021. Nga këqyrja në regjistrin e hyrje daljeve nr.ë prot datë 12.03.2019, i cili fillon me datën 06.09.2020 dhe përfundon me datë 11.08.2021 dhe rezulton se i dënuari Gentian Ruli, ka dalë në punë 38 ditë e konvertuar në ulje dënimi 5.7 ditë konkretisht; Për muajn Tetorë 2020 ka dalë për punë me datë 6, 19, 20, 19, 21, 22, 24, 25, 26, 28, 29, 31 dhe në kartelën e punës është e shënuar 26 ditë punë. Për muajn Nëntor 2020 ka dalë për punë me datë 1, 2, 3, 4, 5, 9, 11, 12, 14, 15, 17, 16, 18, 19, 20, 21, 22, 23, 24 ,25, 26, 27dhe në kartelën e punës është e shënuar 26 ditë punë. Për muajn Dhjetorë 2020 ka dalë për punë me datë 29 dhe në kartelën e punës është e shënuar 26 ditë punë. Për muajn Janar 2021 ka dalë për punë me datë 6, 28, 29 dhe në kartelën e punës është e shënuar 26 ditë punë.

Referuar Urdhrit nr.2259, datë 18.03.2008 të Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve “Mbi punësimin e të dënuarve në burgje dhe paraburgime”. Komisioni i Punësimit i burgosurve ka në përbërje shefat e sektorit ligjor, social, shëndetësisë dhe sigurisë, të cilët ndjekin në dinamikë frekuentimin e procesit të punësimit nga i burgosuri.

Personat përgjegjës që nuk kanë verifikuar frekuentimin e punës nga të dënuarit janë Përgjegjësi i Sektorit të Burimeve Njerëzore Albi Rrezhda, Dorjan Nukaj, Përgjegjësi i Sektorit të Cështjeve Shoqërore, Eris Isufaj, Përgjegjësi i Sektorit Ligjorë Gerald Nonaj Shefi i Policisë Bashkim Meci, Mato Mataj Përgjegjësi i Sektorit Shendetsorë Arbëri Gjermeni, Enflor Hoxha, Përgjegjës i Sektorit të Financës, Florida Mata. Personat përgjgjës të cilët kanë nënshkruar kartelat e punës janë, evidencieri Gerald Nonaj dhe Miratuar nga Drejtori i IEVP. Si rezultat i falsifikimit të ditëve të punës nga IEVP Fier në kundërshtim me kriteret e saj i dënuari ka përfituar rreth 15.6 ditë ulje dënimi, nga veprime haptazi të kundra ligjshme kur realisht duhej të përfitonte 5.7 ditë ulje dënimi nga puna.

Çfarë ka ndodhur në burgun e Fierit?

18 punonjës dhe ish-punonjës të Burgut të Fierit akuzohen për vepra të ndryshme penale të zbuluara gjatë një hetimi disa mujor, të nisur që nga muaji maj në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës dhe SHKB-në e Burgjeve. Të ndaluarit mbajnë postet e përgjegjësve të një sërë sektorëve në burgje, si ai i shëndetësisë, ligjor, i kujdesit social apo burimeve njerëzore. Të gjithë, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, ata akuzohen për vepra të ndryshme penale, kryesisht falsifikime në favor të uljes së dënimeve të të burgosurve, duke i liruar para kohës së caktuar për të vuajtur dënimin e tyre.

Shkeljet e gjetura: -19 raste vlerësime sjellje për ulje dënimi janë pasqyruar fakte dhe rrethana të rreme në lidhje me procesin e rehabilitimit e të dënuarve; -6 raste vlerësim sjellje për lirim me kusht janë pasqyruar fakte dhe rrethana të rreme në lidhje me procesin e rehabilitimit e të dënuarve; -28 të dënuarve ju janë dhënë ditë pune në mënyrë fiktive nga IEVP Fier, nëpërmjet falsifikimit të dokumenteve ose shpërdorimit të detyrës e kryer nga punonjës të IEVP Fier: -1 rast i të dënuarit që ka përfituar amnisti, për të cilën nuk ka asnjë dokument referues për dhënien e amnistisë.

Etiketa: BurgDenuarGentian Ruli

Lajme të lidhura

Sejko në konferencën ICEBIT 2025: Transformimi digjital është themeli i ekonomive moderne
Aktualitet

Sejko në konferencën ICEBIT 2025: Transformimi digjital është themeli i ekonomive moderne

11:57 - 06/12/25
Shqiptari kapet me 18 kg kokainë në Francë: “Jam në vështirësi financiare”
Aktualitet

Shqiptari kapet me 18 kg kokainë në Francë: “Jam në vështirësi financiare”

11:45 - 06/12/25
Tentoi të vriste bashkëshorten me shkop druri, arrestohet 76-vjeçari në Durrës
Aktualitet

Tentoi të vriste bashkëshorten me shkop druri, arrestohet 76-vjeçari në Durrës

11:30 - 06/12/25
Para
Kryebashkiaku gjerman ngre alarmin: Adoleshentët shqiptarë tregtojnë drogën në qytet

Kryebashkiaku gjerman ngre alarmin: Adoleshentët shqiptarë tregtojnë drogën në qytet

Discussion about this post

TË FUNDIT

Sejko në konferencën ICEBIT 2025: Transformimi digjital është themeli i ekonomive moderne
Aktualitet

Sejko në konferencën ICEBIT 2025: Transformimi digjital është themeli i ekonomive moderne

11:57 - 06/12/25

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, mori pjesë në konferencën ndërkombëtare mbi ekonominë, biznesin, inovacionin dhe teknologjinë (ICEBIT 2025), të zhvilluar...

Lexo më shumë
Shqiptari kapet me 18 kg kokainë në Francë: “Jam në vështirësi financiare”

Shqiptari kapet me 18 kg kokainë në Francë: “Jam në vështirësi financiare”

11:45 - 06/12/25
Tentoi të vriste bashkëshorten me shkop druri, arrestohet 76-vjeçari në Durrës

Tentoi të vriste bashkëshorten me shkop druri, arrestohet 76-vjeçari në Durrës

11:30 - 06/12/25
Ishte dënuar me 25 vite burg, ndërron jetë i burgosuri në Burgun e Shkodrës/ EMRI

Ishte dënuar me 25 vite burg, ndërron jetë i burgosuri në Burgun e Shkodrës/ EMRI

11:16 - 06/12/25
Lokal për drogë dhe bixhoz në Vau i Dejës, arrestohet 39-vjeçari

Lokal për drogë dhe bixhoz në Vau i Dejës, arrestohet 39-vjeçari

10:50 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com