GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Nuk justifikoi pasurinë, KPK shkarkon gjyqtaren e “Gërdecit”

11:01 - 28/09/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Nuk justifikoi pasurinë, KPK shkarkon gjyqtaren e “Gërdecit”
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra gjyqtaren e Tiranës, Shefkie Demiraj, pasi kjo e fundit nuk arriti të justifikonte pasurinë e saj.

Gjyqtarja e Tiranës, u përball të hënën më 26 shtator me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, KPK, kur gjatë seancës dëgjimore që zgjati për rreth pesë orë dha shpjegime për barrën e provës për pasurinë dhe gjetjet në kriterin profesional. Ndërkohë, Demiraj u vlerësua pozitivisht për pastërtinë e figurës.

Procesi i Vettingut për këtë subjekt rivlerësimi u krye nga trupa e KPK-së e kryesuar nga Roland Ilia, me relatore Pamela Qirkon dhe anëtare Valbona Sanxhaktarin. Në cilësinë e vëzhguesit ndërkombëtar ishte i pranishëm Steven Kessler.

Shefkie Demiraj e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1992 dhe ka punuar për më shumë se një dekadë në Gjykatën e Rrethit Tropojë. Prej vitit 2006, Demiraj e ushtron funksionin në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Gjatë seancës dëgjimore Demiraj dha shpjegime për burimet financiare që shërbyen në ndërtimin e një banese tre kate + papafingo në Tiranë, për të cilën deklaroi se e zotëron së bashku me familjen e vëllait të ndjerë të bashkëshortit; për një truall për të cilin ka përfituar kompesim nëpërmjet shpronësimit; si dhe për donacionet dhe dhurimet e kryera në funksion të kurimit të njërit prej djemve të saj, i lënduar rëndë në një aksident autombiblistik në vitin 2012.

Lidhur me profesionalizimin, u evidentuan gjetje për dy denoncime nga publiku, ku në njërën ngriheshin pretendime për zvarritje të procesit dhe arsyetimin e vendimit jashtë afateve, ndërsa në çështjen tjetër që kishte të bënte me caktimin e një mase sigurie, subjekti kishte shënuar se i proceduari ishte i padënuar, ndërkohë që rezultonte të kishte qenë më parë i dënuar.

Demiraj i kundërshtoi këto konstatime duke theksuar se çështja e parë nuk ishte zvarritur dhe se vendimi ishte dorëzuar në kohë në sekretarinë gjyqësore. Ajo këmbënguli se është sekretaria gjyqësore që i njofton vendimet dhe jo gjyqtari.

Lidhur me denoncimin tjetër, Demiraj shpjegoi se gjykata nuk kishte akses në sistemin e gjendjeve gjyqësore, ndërkohë që sipas saj bëhej fjalë për caktimin e një mase sigurie që duhej të kryhej menjëherë. Demiraj njihet gjithashtu si një nga gjyqtaret që mbylli “Çështjen e Gërdecit”, ku si pasojë e shpërthimeve të municioneve humbën jetën 26 persona.

Etiketa: gjyqtareshkarkime

Lajme të lidhura

Streha e Bashkisë Tiranë: Nga vend shpëtimi në vatër sëmundjeje?
Aktualitet

Streha e Bashkisë Tiranë: Nga vend shpëtimi në vatër sëmundjeje?

19:19 - 11/03/26
Ambasada e SHBA mesazh sigurie për protestën e PD: Ja çfarë mund të ndodhë nesër
Aktualitet

Ambasada e SHBA mesazh sigurie për protestën e PD: Ja çfarë mund të ndodhë nesër

18:05 - 11/03/26
Nesër protesta e PD para Kuvendit, Policia njofton akset që do të bllokohen
Aktualitet

Nesër protesta e PD para Kuvendit, Policia njofton akset që do të bllokohen

17:26 - 11/03/26
Para
Asllani tregon “skenarin” e transferimit të Interi, nga takimi me Lukakun deri te numri i fanellës

Kristjan Asllani, “Jorginho” i vogël i cili është gati për Interin

Discussion about this post

TË FUNDIT

Pakti Rama-Meloni për emigrantët, Gjykata e Apelit të Romës rrëzon marrëveshjen: Bie ndesh me normat për Azilin
Breaking Views

Pakti Rama-Meloni për emigrantët, Gjykata e Apelit të Romës rrëzon marrëveshjen: Bie ndesh me normat për Azilin

08:59 - 12/03/26

Gjykata e Apelit e Romës ka ngritur dyshime rreth legjitimitetit të marrëveshjes për emigrantët mes Shqipërisë dhe Italisë, ku në...

Lexo më shumë
Kuvendi vendos sot fatin e Ballukut, PS mbledh grupin parlamentar para sean

Kuvendi vendos sot fatin e Ballukut, PS mbledh grupin parlamentar para sean

08:45 - 12/03/26
Pak orë para protestës, blindohet Parlamenti me gardh metalik

Pak orë para protestës, blindohet Parlamenti me gardh metalik

08:30 - 12/03/26
PS mobilizon deputetët për seancën e Ballukut, deputetët urdhërohen të vijnë më herët

PS mobilizon deputetët për seancën e Ballukut, deputetët urdhërohen të vijnë më herët

08:15 - 12/03/26
Përplasje në fshatin Imshtë, u marrin tokën banorëve për park fotovoltaik

Përplasje në fshatin Imshtë, u marrin tokën banorëve për park fotovoltaik

08:01 - 12/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com