GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Ambasadori i Shqipërisë përplaset me homologun rus në mbledhjen e OKB-së, ja arsyeja

në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 3 min
A A
Ambasadori i Shqipërisë përplaset me homologun rus në mbledhjen e OKB-së, ja arsyeja
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Paralelja e hequr nga ambasadori i Rusisë në OKB, Vasily Nebenzya, se ajo që po ndodh në Ukrainë nuk është asgjë më shumë se ajo çfarë ka ndodhur më herët në Kosovë dhe fajësimi i Perëndimit se po ndjek standarde të dyfishta për rastin e Ukrainës ka shkaktuar replika të forta të ambasadorit të Shqipërisë në OKB, Ferit Hoxha.

Në mbledhjen radhës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së që u mbajt në Nju Jork, Nebenzya tha po ashtu se nuk është e drejtë t’i bëhet presion Serbisë që të vendosë sanksione ndaj Rusisë me të cilën ka marrëdhënie historike.

 “Duke i refuzuar banorëve të Donbasit në territoret e çliruara të Ukrainës, të drejtën për vetëvendosje, delegacionet perëndimore po demonstrojnë standardet e tyre të dyfishta skandaloze. Kritikët më të zëshëm të referendumit në Donbas e Zaporozhia ishin dikur të parët në mbështetje të pavarësisë së Kosovës.

Pastaj deklaruan se territori kishte të drejtë të shkëputej nga shteti serb nëse ekzistonte një kërcënim real që të drejtat e shqiptarëve të Kosovës do të cenoheshin rëndë nga e ashtuquajtura vazhdimësi korrigjuese… Në Kosovë absolutisht nuk ka pasur referendum, nuk ka vota të lira të popujve atje.

Ka qenë vetëm një shpallje e pavarësisë, e miratuar nga autoritetet e përkohshme vetëqeverisëse që tejkaluan kompetencat e tyre. Në atë kohë kjo ishte e mjaftueshme që Perëndimi të njihte pavarësinë e Kosovës dhe konfirmoi se e drejta ndërkombëtare nuk e pengonte atë të shpallte pavarësinë e saj.”

I menjëhershëm ishte reagimi i Ambasadorit Hoxha, i cili e quajti si krejtësisht të gabuar një krahasim të tillë të diplomatit rus.

 “Delegacioni rus hoqi përsëri një paralele me Republikën e Kosovës, një vend i pavarur që është njohur nga gjysma e Kombeve të Bashkuara duke përfshirë gjysmën e këtij këshilli, pra kjo është e gabuar, e pasaktë dhe për të ardhur keq.

Asgjë nuk mund të jetë më artificiale dhe e detyruar sesa krahasimi i përpjekjeve ndërkombëtare për t’i dhënë fund konfliktit, për të mbrojtur civilët dhe për të vendosur një proces paqeje, për të gjetur një zgjidhje të qëndrueshme siç ishte rasti i Kosovës, me agresionin e pastër dhe të paprovokuar dhe referendumin që po mbahet tani në Ukrainë.

Askush nuk mund të mashtrohet nga kjo, askush nuk tenton të krahasojë të pakrahasueshmen, asnjë rrugë e shkurtër nga konteksti historik dhe politik nuk do ta ndihmojë Rusinë të largojë vëmendjen nga lufta e saj në Ukrainë.”

Ndërkaq Parlamenti Evropian pritet të kërkojë që vazhdimi i bisedimeve të anëtarësimit mes Serbisë dhe Bashkimit Evropian  të kushtëzohet me vendosjen e sanksioneve nga Beogradi ndaj Rusisë.

Etiketa: okbVasily Nebenzya

Lajme të lidhura

Dështojnë negociatat, LDK pranon të bisedojë me Vetëvendosjen vetëm për postin e Presidentit
Breaking Views

Dështojnë negociatat, LDK pranon të bisedojë me Vetëvendosjen vetëm për postin e Presidentit

16:53 - 07/08/26
Kosova konstituon sot Kuvendin, pritet zgjedhja e kryetarit
Kosovë & Rajon

Kosova konstituon sot Kuvendin, pritet zgjedhja e kryetarit

10:02 - 06/08/26
Kosova heton edhe në një tjetër vend për varrezë masive, presion ndaj Serbisë për të zhdukurit!
Kosovë & Rajon

Kosova heton edhe në një tjetër vend për varrezë masive, presion ndaj Serbisë për të zhdukurit!

19:30 - 04/08/26
Para
“Të punojmë për një PD të bashkuar”, Alibeaj dhe Bardhi takojnë zyrtarin e CDU/CSU

“Të punojmë për një PD të bashkuar”, Alibeaj dhe Bardhi takojnë zyrtarin e CDU/CSU

Discussion about this post

TË FUNDIT

Përpjekja për atentat, gjykata lë në burg 2 prej autorëve në Sarandë, arrest shtëpie për 3 të tjerë
Aktualitet

Përpjekja për atentat, gjykata lë në burg 2 prej autorëve në Sarandë, arrest shtëpie për 3 të tjerë

18:21 - 07/08/26

Gjykata e Sarandës ka vendosur masat e sigurisë për pesë personat e arrestuar në fshatin Gjashtë, të cilët u kapën...

Lexo më shumë
Aksident në Malin e Tomorrit, 6 të plagosur! Shoferi dhe e shoqja përfundojnë te ‘Trauma’

Aksident në Malin e Tomorrit, 6 të plagosur! Shoferi dhe e shoqja përfundojnë te ‘Trauma’

18:15 - 07/08/26
IGJEO paralajmëron rrezik të lartë zjarresh në 8 qarqe gjatë fundjavës

IGJEO paralajmëron rrezik të lartë zjarresh në 8 qarqe gjatë fundjavës

17:57 - 07/08/26
Pas ekstradimit, reagon Ambasada e SHBA: Nuk do të ketë strehë për ata që i shmangen drejtësisë

Pas ekstradimit, reagon Ambasada e SHBA: Nuk do të ketë strehë për ata që i shmangen drejtësisë

17:39 - 07/08/26
Digjet një magazinë në Bulqizë, flakët rrezikojnë edhe dy banesa pranë saj

Digjet një magazinë në Bulqizë, flakët rrezikojnë edhe dy banesa pranë saj

17:31 - 07/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com