GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Tronditet sporti gjerman, studimi për dhunën seksuale zbulon 27 raste

në Sport
Kohë leximi: 3 min
A A
Tronditet sporti gjerman, studimi për dhunën seksuale zbulon 27 raste
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

13 vjeçe ishte Tina, kur trajneri për herë të parë e shtyu te muri i pishinës, duke u fërkuar me të.  Por terreni për këtë veprim, që Tinës iu duk “normal” ishte përgatitur qysh më parë. Me një dhunë psikike dhe emocionale që ndodhte hapur, dhe askush nuk reagonte.

Parapërgatitje me dhunë emocionale

“Kush vinte me vonesë duhet të bënte 50 pompa dënim, ose pas stërvitjes t’i vendoste të gjitha veglat në vend brenda një kohe shumë të shkurtër, përndryshe trajneri do t’i rrëzonte  dhe ti duhej t’i vije tëra nga e para”, thotë Tina. Pushteti i trajnerit të ri e të suksesshëm të gjimnastikës ishte i padiskutueshëm. Dhe askush nuk guxonte të thoshte diçka as edhe kur ai i përgatiste vajzat fillimisht verbalisht për shërbimet ndaj tij; Bënte kategorizime vithesh dhe gjinjsh ose përdorte një gjuhë të përditshme aq të seksualizuar saqë për vajzat ishte normale dhe në njëfarë mënyre diçka “cool”  që të pëlqeheshin ose adhuroheshin seksualisht nga trajneri i tyre

Marrëdhënia seksuale e Tinës me trajnerin vijoi deri në moshën 17-vjeçare. Vetëm  tre vjet më vonë, kur Tina shkoi të studionte në një qytet tjetër, iu bë e qartë se kjo marrëdhënie kishte qenë abuzim dhe jo akt i vullnetit të lirë, siç kishte kujtuar ajo.

“Kur isha 20 vjeçe i tregova për herë të parë shokut tim për “marrëdhënien”  me trajnerin. Dhe ai më tha: Ti je e abuzuar! Sepse trajneri ka kryer marrëdhënie seksuale me një person nën kujdestari. Dhe kjo është një vepër penale.”

72 rrëfime tronditëse

Rasti i Tinës nuk është i vetmi. Përkundrazi, një studim i prezantuar të martën në Berlin, jep shifra shqetësuese. Në maj të vitit 2019 , një komision i pavarur i ngarkuar nga Parlamenti Gjerman, u bëri thirrje të prekurave ose të prekurve që të përshkruanin përvojat e tyre me abuzimin seksual në sport. 72 sportiste rrëfejnë aty për përvojat e tyre. Dy të tretat janë abuzuar seksualisht në mënyrë të përsëritur ose rregullisht.

Bettina Rulofs, një nga autoret e studimit dhe sociologenë Shkollën e lartë të Gjermane të Sportit në Koeln, thotë se “bëhet fjalë për ngacmime fizike seksuale dhe përdhunime nga ana e të rriturve kundrejt fëmijëve dhe të rinjve në sport, në kushte kujdestarie ose varësie. Përveç dhunës seksuale bëhet fjalë edhe për dhunë psikike, dhunë fizike, rrahje, shkelma, dhunë emocionale. Treçereku i të prekurve janë gra.”

Klube të heshtura

Abuzuesit janë shumica burra, trajnerët, kujdestarët ose mësuesit në sportet e organizuara. Autoret mendojnë se kjo është vetëm maja e ajsbergut.  Problemi  është se në Klubet Sportive sundon heshtja. Të prekurve zakonisht nuk u vihet veshi, por përkundrazi, ato shantazhohen me akuza për shpifje.  Kjo sepse shumica e të dhunuesve kanë qenë trajnerët, që gëzojnë një reputacion shumë të mirë në klube ose edhe në rrethin familjar. Fenomeni është më i përhapur në nivelet profesioniste ose që marrin pjesë nëpër kampionate, dhe më pak në sportet që bëhen për të kaluar kohën ose në shkolla. Sportet më të  prekura janë gjimnastika dhe futbolli.

Sipas studimet, në sport shumë rrallë zbardhen dhe trajtohen rastet e dhunës së seksualizuar ose abuzimeve seksuale.  jë nismë pozitive është nisma Safe Sport, e Shoqatës së Atletëve në Gjermani, një zyrë kjo, që dëgjon dhe ndihmon të prekurit.

Angela Marquardt, e cila është vetë e prekur, por si politikane socialdemokrate anëtare e komisionit të trajtimit të abuzimeve, kritikon faktin që Shoqata e Sporteve Olimpike të Gjermanisë nuk pranon të japë para për financime të tilla. “Ne nuk duhet ta pranojmë këtë aq lehtë”, tha ajo.

Sporti në Gjermani ka një imazh shumë të  lartë. Prandaj edhe klubet sportive vlerësohen shumë nga shoqëria për efektin edukues që kanë. Çtabuizimi i kësaj teme do ta prishte këtë narrativë për sportin, thotë Rolof, prandaj edhe shumë klube nuk merren fare me këtë çështje.

Shembulli i Tinës e konfirmon këtë. Tina ishte nga të parat që e denoncoi trajnerin e saj dhe vuri në bankën e të akuzuarve, padisë së saj iu bashkuan shumë shoqe të atëhershme të klubit. Trajneri u dënua me burg, por për shkak të disa gabime proceduriale vendimi nuk është ende në fuqi. Klubit sportiv, iu deshën gjashtë vjet, që nga padia, për të kërkuar falje publike ndaj ish-sportisteve të dëmtuara./DW

Etiketa: GjermaniSporttronditje

Lajme të lidhura

Ekzekutimi i himneve kombëtare si asnjëherë më parë, FIFA bën ndryshimin e bujshëm për Botërorin 2026
Sport

Ekzekutimi i himneve kombëtare si asnjëherë më parë, FIFA bën ndryshimin e bujshëm për Botërorin 2026

14:46 - 05/06/26
UEFA surprizon arbitrin shqiptar, i beson finale e madhe mes dy kombëtareve të njohura
Sport

UEFA surprizon arbitrin shqiptar, i beson finale e madhe mes dy kombëtareve të njohura

14:20 - 05/06/26
Pasuesi i Slot, Liverpool zyrtarizon trajnerin e ri
Breaking Views

Pasuesi i Slot, Liverpool zyrtarizon trajnerin e ri

21:28 - 04/06/26
Para
Meta, Partia e Lirise

Meta: Rënia e konsumit, duhen masa efektive, jo propagandë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Teherani i përgjigjet presidentit libanez: Armiku i vërtetë është Izraeli, shpëtoni vendin tuaj
Botë

Teherani i përgjigjet presidentit libanez: Armiku i vërtetë është Izraeli, shpëtoni vendin tuaj

15:31 - 06/06/26

Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, i bëri thirrje sot Presidentit libanez Joseph Aoun , i cili dje i kërkoi Teheranit të ndalojë “ndërhyrjen”...

Lexo më shumë
Nga Koronavirusi te Lija e Majmunit dhe Ebola, OBSH identifikon pandemitë që mund të kërcënojnë Europën

Nga Koronavirusi te Lija e Majmunit dhe Ebola, OBSH identifikon pandemitë që mund të kërcënojnë Europën

15:04 - 06/06/26
Dyshohet se vrau me thikë mamanë! Arrestohet 57-vjeçarja në Kurbin, procedohet mjekja (Emrat)

Dyshohet se vrau me thikë mamanë! Arrestohet 57-vjeçarja në Kurbin, procedohet mjekja (Emrat)

14:30 - 06/06/26
Nesër mbahen zgjedhjet në Kosovë, ish-presidentja Osmani: Kam pritshmëri të lartë, po vjen ndryshimi

Nesër mbahen zgjedhjet në Kosovë, ish-presidentja Osmani: Kam pritshmëri të lartë, po vjen ndryshimi

14:01 - 06/06/26
Sa do shiten nafta dhe benzina? Bordi nxjerr çmimet e reja

Bordi ndryshon sërish çmimin e karburanteve, ja me sa do të shiten nafta dhe benzina

13:35 - 06/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

grandpashabet girişdeneme bonusu veren siteler 2026kralbetjojobetbetpark girişJojobetMarsbahis GirişCasibomJojobet Girişcasibom girişDeneme Bonusu Veran Siteler 2026jojobetjojobet girişjojobet girişcasino sitelericasibomCasibom Girişcasibom