GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Adoleshenti grek u mor peng nga shqiptari, flet nëna e tij: Më rrëmbeu djalin dhe…

15:40 - 29/09/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Adoleshenti grek u mor peng nga shqiptari, flet nëna e tij: Më rrëmbeu djalin dhe…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Krimineli shqiptar, Esmin Ferhati, i njohur ndryshe me nofkën Esko është bërë kryefjala e lajmeve në Greqi, pas shkatërrimit të dy bandave që 30-vjeçari drejtonte në konviktet e universitetit Politeknik në zonën e Zografou në Atikë. Ai u arrestua dy ditë më parë bashkë me 31 persona të tjerë, në kuadër të operacionit antidrogë.

Sipas burimeve mësohet se në kampusin universitar strehoheshin 3 banda, dy prej tyre kishin në krye Esmin Ferhatin, i cili u qëllua me armë zjarri nga një oficere policie, pasi tentoi të largohej nga zona për të mos u arrestuar. Mes të arrestuarve është edhe një police praktikante, ndërsa nuk dihet ende numri total i shqiptarëve që kanë rënë në prangat e policisë.

Sakaq akuzat ndaj kokës së dy bandave shqiptare janë të shumta, Ferhati akuzohet për grabitje, trafikim të lëndëve narkotike dhe pengmarje. I tillë është rasti që ka rrëfyer për ERT News nëna e një adoleshenti grek, i cili u rrëmbye disa vite më parë nga banda e shqiptarit. Asokohe adoleshenti ishte vetëm 17 vjeç. E ëma e adoleshentit u shpreh e qetësuar për arrestimin e autorëve që i rrëmbyen djalin dhe i grabitën shtëpinë. Ajo tha se gjithë këto vote kishte frikë, pasi autorët nuk ishin kapur.

“Prisnim me padurim arrestimin e tyre, sepse kemi besim te policia”, tha nëna e adoleshentit.

Papadakou e cilësoi Eskon kriminel të dhunshëm. Ndaj tij ka katër urdhër arreste. Ajo tha se Esko dhe grupi i tij morën peng djalin e saj , e lidhën në një pemë dhe e detyruan t’i jepte çelësat e shtëpisë dhe t’i tregonte adresën.

Sipas saj rrëmbyesit e lanë 17-vjeçarin në pemë dhe shkuan në shtëpi për të grabitur para dhe florinj, ndërsa rrahën në mënyrë brutale bashkëshortin e saj.

“Ata morën gjithçka. Na thanë se kanë fëmijën tonë. Na rrahën shumë keq, sidomos burrin tim”, tha Papadakou.

E ëma e të rrëmbyerit, duke iu përgjigjur pyetjes se pse policia nuk i kishte arrestuar më herët autorët, pasi i kishte identifikuar, u shpreh se “ ata nuk u kapën sepse ndodheshin në azilin universitar ” .

“Policia nuk u lejua të hynte atje”.

32 personat e arrestuar të martën në zonë mbërritën sot në Gjykatë. Ndërkohë 23 nga 32 të arrestuarit përballen me akuza të rënda.

 

 

Etiketa: Greqi

Lajme të lidhura

Merrte 7500 euro për ndërhyrje tek gjyqtarët, GJKKO dënon me 3 vite burg ish-shefin e Krimeve në Tiranë
Aktualitet

Merrte 7500 euro për ndërhyrje tek gjyqtarët, GJKKO dënon me 3 vite burg ish-shefin e Krimeve në Tiranë

17:38 - 05/02/26
Dosja e vrasjes së babë e bir, vendim përfundimtar: Çapjanët në burg përjetë
Aktualitet

Dosja e vrasjes së babë e bir, vendim përfundimtar: Çapjanët në burg përjetë

17:06 - 05/02/26
‘Përgjuesi ishte tek priza e banjës”/ Dëshmia e dedektives private, kontrolloi shtëpinë e Erjon Llapushit
Aktualitet

‘Përgjuesi ishte tek priza e banjës”/ Dëshmia e dedektives private, kontrolloi shtëpinë e Erjon Llapushit

17:01 - 05/02/26
Para
Rrëmbimi i Jani Prengës, SPAK liron nga akuzat anëtarët e fisit Hajri

Rrëmbimi dhe vrasja e Jan Prengës, dënohet me burgim të përjetshëm Festim Bixhdili

Discussion about this post

TË FUNDIT

Merrte 7500 euro për ndërhyrje tek gjyqtarët, GJKKO dënon me 3 vite burg ish-shefin e Krimeve në Tiranë
Aktualitet

Merrte 7500 euro për ndërhyrje tek gjyqtarët, GJKKO dënon me 3 vite burg ish-shefin e Krimeve në Tiranë

17:38 - 05/02/26

Gjykata e Posaçme ka dënuar 3 prej të akuzuarve të grupit prej 6 personash, që dyshohet se merrnin ryshfet kundrejt...

Lexo më shumë
“Kandidate e Trump”, Vjosa Osmani ngre padi në Gjermani ndaj gazetarit të FAZ

“Kandidate e Trump”, Vjosa Osmani ngre padi në Gjermani ndaj gazetarit të FAZ

17:14 - 05/02/26
Dosja e vrasjes së babë e bir, vendim përfundimtar: Çapjanët në burg përjetë

Dosja e vrasjes së babë e bir, vendim përfundimtar: Çapjanët në burg përjetë

17:06 - 05/02/26
‘Përgjuesi ishte tek priza e banjës”/ Dëshmia e dedektives private, kontrolloi shtëpinë e Erjon Llapushit

‘Përgjuesi ishte tek priza e banjës”/ Dëshmia e dedektives private, kontrolloi shtëpinë e Erjon Llapushit

17:01 - 05/02/26
Blerje votash për PS-në, SPAK dërgon për gjykim tre persona (Emrat)

Blerje votash për PS-në, SPAK dërgon për gjykim tre persona (Emrat)

16:52 - 05/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com