GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Një prej spiunëve kaloi gardhin”, zbardhen dëshmitë për rusët e kapur në Gramsh

17:42 - 29/09/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
“Një prej spiunëve kaloi gardhin”, zbardhen dëshmitë për rusët e kapur në Gramsh
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

News24 ndërton skemën se si ka ndodhur incidenti i spiunazhit në uzinën e armëve në Gramsh që çoi në pranga 2 të rinj. Nga filmimet afër zonës dhe në bazë të dëshmive dhe dosjes hetimore rindërtohet gjithë skena se çfarë ndodhi brenda pak minutash.

Shënon ora 17:25 minuta, dy shtetasit rusë Mikhail Zorin dhe Svetlana Timofeva ndodhen në pjesën e pasme të uzinës mekanike të Gramshit, ndërsa ukrainasi Fedir Alpatov gjendet në rrugë me automjetin tip “Chevrolet”.

Timofeva dhe Zorin gjejnë një pjesë të hapur të rrethimit të uzinës në pjesën e pasme të saj, afrohen aty dhe të pashqetësuar futen brenda. 33-vjeçarja ndalon pak metra pasi ishte futur në territorin e uzinës, ndërsa 24-vjeçari Zorin vijon rrugën derisa në një moment pikaset nga dy ushtarët roje.

Ushtari tjetër merr automjetin dhe del në rrugën e sipërme të uzinës për të ndjekur shtetasin rus që po largohej dhe i pret rrugën. Në ato momente shtetasi rus përplaset fizikisht me dy ushtarët dhe i sulmon me sprai paralizues në fytyrë dhe pjesë të tjera të trupit.

Në ndihmë të ushtarëve vijnë edhe banorë të zonës, të cilët ishin dëshmitarë okularë të asaj që ndodhi. Reagimi i menjëhershëm dhe profesional i dy ushtarëve si dhe ndihma e banorëve bënë të mundur neutralizimin e 24-vjeçarit rus.

“Një nga këta rojet u tregua shumë djalë i shkathët se ai do kishte ikur, mori makinën dhe e ndoqi me makinë dhe i preu rrugën, se mos e kishte ndjekur me makinë nuk e kapte dot. Atje ku u kap ai kam shtëpinë e vëllezërve dhe më merr në telefon kunata dhe më thotë hajde se po vriten këtu para portës time”, u shpreh dëshmitari.

Gjatë kohës që ndodhi konfrontimi fizik, ukrainasi Fedir Alpatov priste me makinë rusen Svetlana Timofeva në rrugën poshtë uzinës, prej nga u larguan drejt Cërrikut, aty ku edhe u ndaluan nga forcat e policisë.

“Goca iku nga krahu kundërt, doli në rrugë kryesore dhe e mori makina. Fëmijët që e kishin fotografuar makinën i erdhën në ndihmë policisë dhe i thanë kjo është makina dhe i dhanë fotografinë policisë.”

Etiketa: deshmiteGramshzbardhen

Lajme të lidhura

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari
Aktualitet

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
Aktualitet

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

19:57 - 05/12/25
Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital
Aktualitet

Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

18:57 - 05/12/25
Para
Zbardhet dinamika e plagosjes së 60-vjeçarit në Shkodër, një person me motor e qëlloi me pistoletë

Vrasja e Pjetër Kolës, kjo është pista kryesore ku po heton policia

Discussion about this post

TË FUNDIT

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund
Breaking Views

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

23:11 - 05/12/25

Pas përfundimit të ceremonisë së shortit të Kupës së Botës 2026, ku Shqipëria, në rast kualifikimi nga play-off-i, do të...

Lexo më shumë
Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com