GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Dritan Agolli i FSHZH-së bën tender “sekret”, 3 miliardë lekë për panele diellore

10:15 - 30/09/22
në Fact-Checking & Analize
Kohë leximi: 3 min
A A
Dritan Agolli i FSHZH-së bën tender “sekret”, 3 miliardë lekë për panele diellore
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nuk mjafton Shëndetësia dhe Mbrojtja, por edhe Dritan Agolli po i bën tenderat “sekret”. Për të anashkaluar rregulloren, shpesh herë kreu i Fondit Shqiptar të Zhvillimit i mban sekret detajet shumë të rëndësishme të kontratave. Bëhet fjalë për tenderin me numër reference  REF-43498-09-27-2022 dhe objekt “Nxitja e zhvillimit të qëndrueshëm nëpërmjet aplikimit të modeleve inovative për përmirësimin e shërbimeve utilitare publike”.

Në fillim të këtij viti kryeministri Rama iu bëri thirrje qytetarëve që të përdorin Panele Fotovoltaike (panele që prodhojnë energji nga diell) në mënyrë që të kursejmë energji elektrike. Madje ai paralajmëroi se qeveria do ta përdor këtë praktikë për energjinë në vendet publike, po pa treguar se sa mund të shkojnë shpenzimet për këtë projekt.

“Bizneset e mëdha duhet të mendojnë për të investuar në vetëprodhim të energjisë pa pretenduar që të bëhen prodhues për të gjithë sistemin elektroenergjetik shqiptar se kjo pastaj për kohën që jemi është diçka që konsiderohet e rrezikshme për sistemin për futjen në rrjet të çdo pjese të energjisë që nuk konsumohet. Ne po përgatisim një plan për të mbështetur familjarët nëse familjet në një pallat do duan të investojnë për të vendosur panele diellore për përdorimin e tyre për ujin e ngrohtë, dhe njëkohësisht për bizneset nëse do duan të prodhojnë energji për fabrikën e tyre”, tha Kryeministri Rama.

Tashmë këtë projekt qeveria po tenton ta vërë në praktikë. Gara për këtë prokurim është hapur me datë 28 shtator 2022 dhe do të vazhdojë deri me 13 tetor. Por, dokumentet e hartuara për këtë projekt nuk janë transparente dhe duket se fshehin nga pas një tjetër aferë gjigande, që do të rrisë krizën dhe barrën e qytetarëve shqiptarë. Në tenderin e sipërpërmendur FSHZH shprehet se do të ndërtohen panele diellore dhe llamba ndriçimi që sigurojnë energjinë nga dielli, por emërtimi i saktë i vendit se ku do të zbatohet projekti mbahet sekret. Fondi në preventivin e publikuar llogarit njësitë që do të duhen për zbatimin e projektit, por nuk ka dhënë detaje për institucionet që do të jenë pjesë e tij apo ku ndodhen hapësirat publike që do të jenë pjesë e tij. “Ky investim shtrihet ne zona dhe hapësira publike”, thuhet në dokument.

Më tutje në dokumentet e tenderit thuhet se “është analizuar dhe vlerësuar ndërtimi i disa sistemeve për prodhimin e energjisë elektrike përmes teknologjisë fotovoltaike, si dhe ndriçimi rrugor në investime të zonave të ndryshme i cili do të mundësohet nëpërmjet ndriçueseve LED solar. Në këtë mënyre synohet të përmirësohet eficienca energjetike por edhe ulja e emetimeve të CO2 në atmosferë”.

Por, gjithashtu nuk përcaktohet se sa mund të shkojnë shpenzimet totale për këtë tender.  Gijotina.com i ka dërguar një kërkesë për informacion Fondit Shqiptar të Zhvillimit lidhur me mangësitë që evidentuam në dokumentet e tenderit, por deri më tani nuk ka marrë asnjë përgjigje. Kujtojmë se ky është tenderi i dytë “misterioz” që FSHZH zhvillon brenda pak javësh, pasi më herët gijotina.com tregoi se si Agolli për llogari të Veliajt hapi garë për ndërtimin e një parku “imagjinar, në dokumentet e të cilit kishte mungesë të theksuar informacionesh./ Esmeralda Hida/

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

 

 

 

Etiketa: abuzimDritan AgolliErion VeliajFSHZHkryesore2panele dielloretender sekret

Lajme të lidhura

Dy drejtorët e rinj të Belinda Ballukut, 3 tendera 3 milionë euro pa garë Astrit Alushit
Breaking Views

Dy drejtorët e rinj të Belinda Ballukut, 3 tendera 3 milionë euro pa garë Astrit Alushit

15:21 - 18/12/25
Renido Petritaj dhe Xhetan Ndregjoni, dy “peshkaqenët” e tenderit 6 miliardë lekë që Dritan Agolli ua jep me ofertën më të shtrenjtë
Breaking Views

Renido Petritaj dhe Xhetan Ndregjoni, dy “peshkaqenët” e tenderit 6 miliardë lekë që Dritan Agolli ua jep me ofertën më të shtrenjtë

14:50 - 17/12/25
Armando Subashi i dërgon në burg Viktor Çervanakut dhuratën e Krishtlindjeve, firma e tij merr tenderin 300 MLN lekë
Breaking Views

Armando Subashi i dërgon në burg Viktor Çervanakut dhuratën e Krishtlindjeve, firma e tij merr tenderin 300 MLN lekë

15:43 - 16/12/25
Para
Kriza energjetike, ministrat e BE takohen sot për të diskutuar zgjidhjen

Kriza energjetike, ministrat e BE takohen sot për të diskutuar zgjidhjen

Discussion about this post

TË FUNDIT

Policia shoqëron aktivistët e Adriatik Lapajt që protestuan para Kryeministrisë (Pamje)
Aktualitet

Policia shoqëron aktivistët e Adriatik Lapajt që protestuan para Kryeministrisë (Pamje)

15:11 - 20/12/25

Policia e Tiranës ka shoqëruar 4 aktivisë të ‘”Shqipëria Bëhet” të Adriatik Lapajt pas protestës para Kryeministrisë. Protesta nisi me...

Lexo më shumë
Miratohet projekti, një tjetër fushë e re futbolli do të ndërtohet në Shqipëri

Miratohet projekti, një tjetër fushë e re futbolli do të ndërtohet në Shqipëri

14:54 - 20/12/25
Mjegulla mbulon rrugën e Kombit,  Policia apel qytetarëve: Ulni shpejtësinë

Mjegulla mbulon rrugën e Kombit, Policia apel qytetarëve: Ulni shpejtësinë

14:43 - 20/12/25
BKH i sekuestron telefonin vartëses së Ilir Prodës, kontroll zyrës dhe banesës

BKH i sekuestron telefonin vartëses së Ilir Prodës, kontroll zyrës dhe banesës

14:23 - 20/12/25
Debat në BE për asetet ruse: Belgjika paralajmëron rreziqe ligjore

Debat në BE për asetet ruse: Belgjika paralajmëron rreziqe ligjore

14:15 - 20/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com