GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Tabaku reagon pas vendimit të Ramës: Energjia s’duhet të rritet as më 1 nëntor

14:10 - 30/09/22
në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Tabaku: Çeshtja e patronazhistëve mbetet një nga krimet më të mëdha
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku iu është bashkuar reagimeve për vendimin e qeverisë pasi nuk zbatoi fashën 800kËh, për rritjen e energjisë elektrike që ishte parashikuar të hynte në fuqi më 1 tetor.

Përmes një reagimi, Tabaku theksoi se qeveria nuk bëri nder që e tërhoqi me një muaj mosvendosjen e fashës, por tregoi që vendimi ishte arbitrar dhe abuziv. Mes të tjerash demokratja theksoi se çmimi i energjisë nuk duhet të rritet as më 1 nëntor.

Deklarata e Tabakut:
Dorëheqja e qeverisë nga rritja e çmimit të energjisë elektrike për fashën mbi 800 kËh për një muaj nuk është një nder I madh që I bëhet. Vendosja e kësaj fashe dhe aplikimi I saj ndoshta muajin tjetër, kjo është barra më e madhe për shtresën e mesme në Shqipëri.
100.000 familje të cilët do të paguajnë një çmim 4 herë më të lartë, çmim më I lartë në mënyrë absolute në rajon, por njëkohësisht dhe në të gjithë vendet e Europës, krahasuar me pagën që kjo shtresë e mesme merr.

Nëqoftëse kësaj rritje të tarifës së energjisë elektrike I shtojmë tatimin mbi të ardhurat personalë 23%, rritjen e çmimit të karburantit, transportit publik, ushqimeve, çdo rritje tjetër, sot shtresa e mesme e Shqipërisë bëhet shtresa e mbitaksuar.

Nuk bëri nder që e tërhoqi me një muaj, thjeshtë tregoi që argumentet tona ishin të sakta, thjeshtë tregoi që vendimi ishte arbitrar, abuziv. Është shumë mirë që qeveria I kërkon qytetarëve të kursejnë. Duhet të kursejmë sepse është periudhë krize, duhet ta menaxhojmë më mirë buxhetin familjar. Ore po kjo qeveria vetë a po kursen? A po shtrëngohet qeveria? A po ul shpenzimet e kontratave korruptive koncensionare dhe PPP? Qeveria shqiptare a po vendos prioritete për shpenzimet e luksit? A po heq qeveria shqiptare dorë nga gjitha projektet abuzive? A po vazhdon të paguajë faturat e arbitrazhit?

Këto janë kursimet që duhet të bëjë buxheti i shtetit që të kalojmë krizën energjetike. Këto kursime që ka për detyrë çdo qeveri e përgjegjshme të bëj. Ndërkohë që qeveria jonë të gjithë koston e këtyre vendimeve korruptive, arbitrare, të keqmenaxhimit, të arrogancës po i’a kalon qytetarëve shqiptarë. Po rrit çmimin e energjisë elektrike! E theksoj edhe njëherë, nuk po bën nder që nuk po e rrit me 1 tetor! Do e rrisë me 1 nëntor, po njësoj është. Çmimi i energjisë elektrike është fakt që po rritet!

Unë besoj që sot ne duhet të ishim duke diskutuar për alternativa! Sot duhet të ishin duke diskutuar se çfarë duhet të bëjmë në të ardhmen. Si do ta diversifikojmë energjinë? Si do të mundemi ne që të jemi një portë hyrëse në rajon për gazin e lëngshëm? Pse qeveria shqiptare nuk ka marrë asnjë investim për të lidhur TAP-in, një aset strategjik që ne kemi fatin dhe luksin që të kaloj në Shqipëri? Me tubacione, me portin e Vlorës ose dhe me tecin e Vlorës? Pse nuk është bërë asnjë investim për ta vendosur në punë tecin e Vlorës? Për dy kullat, por njëkohësisht për sistemin e ftohjes? Pse nuk kemi absolutisht asnjë investim, përveç nji investimi strategjik në energjinë solare, parqet fotovoltaike? Pse 35 investime strategjike, hotele, resorte dhe vetëm 1 për energjinë solare?
Pse qeveria shqiptare në 8 vite dështoi që ta bëj Shqipërinë të aftë që të tërheq investime të huaja në fushën e energjisë elektrike dhe për të shfrytëzuar më mirë atë që na ka falur Zoti, ato burime që Shqipëria i ka dhe që duhej të ishte lider në rajon. Pse? Ka shumë pyetje, ka shumë pse, të cilat të gjitha e kanë përgjigjen tek keqmenaxhimi i sektorit, tek abuzimet me sektorin. Dhe prandaj sot detyrohemi që rrisim çmimin e energjisë elektrike për familjet shqiptare.
Sot krizën e buxhetit, krizën e menaxhimit, krizën e korrupsionit, krizën e arrogancës e bëjmë krizën e familjeve shqiptare!
Nuk duhet që të rritet çmimi i energjisë elektrike, as më 1 nëntor!
Shqipëria i ka mundësit, buxheti i shtetit i ka mundësitë. Nuk duhet në mënyrë absolute barra t’i kalojë 100.000 familjeve të mesme shqiptare!

 

Etiketa: energjiaRamaTabaku

Lajme të lidhura

Rama do të bëjë hundë të re? Kryeministri fton në podcast një kirurge dhe i tregon dëmtimin nga dhuna e vitit ’97
Breaking Views

Rama do të bëjë hundë të re? Kryeministri fton në podcast një kirurge dhe i tregon dëmtimin nga dhuna e vitit ’97

11:33 - 01/02/26
“Të vetëm nuk e mundim dot Ramën”, Lapaj flet mbi rrugët e bashkimit me Berishën
Aktualitet

“Të vetëm nuk e mundim dot Ramën”, Lapaj flet mbi rrugët e bashkimit me Berishën

23:16 - 31/01/26
“Shqipëria Bëhet” e Lapajt proteston para Kryeministrisë, i bashkohet edhe deputeti demokrat
Aktualitet

Iu bashkua protestës së Lapajt, reagon deputeti demokrat: Do jem në çdo protestë kundër Ramës dhe çetës së tij të hajdutëve

20:58 - 31/01/26
Para
“Mbështetje e fortë”/ Liberalizimi i vizave në Kosovë, Greqia del me reagim zyrtar

“Mbështetje e fortë”/ Liberalizimi i vizave në Kosovë, Greqia del me reagim zyrtar

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Kemi 5 orë të bllokuar”/ Rruga Librazhd-Prrenjas e paralizuar, qytetarët në radhë pas rënies së gurëve
Aktualitet

“Kemi 5 orë të bllokuar”/ Rruga Librazhd-Prrenjas e paralizuar, qytetarët në radhë pas rënies së gurëve

15:55 - 01/02/26

Që nga ora 11:00 aksi kombëtar Librazhd–Prrenjas vijon të jetë i bllokuar. Mijëra automjete kanë mbetur të izoluar në trafik,...

Lexo më shumë
‘Na mashtruan dhe na morën qentë’- Shpallen në kërkim një çift bashkëshortësh në Durrës, administratorë të qendre trajnimi kafshësh

‘Na mashtruan dhe na morën qentë’- Shpallen në kërkim një çift bashkëshortësh në Durrës, administratorë të qendre trajnimi kafshësh

15:25 - 01/02/26
Pas katër humbjeve, Torino mund me një gol skuadrën e Ylber Ramadanit

Pas katër humbjeve, Torino mund me një gol skuadrën e Ylber Ramadanit

15:20 - 01/02/26
Bllokimi në Librazhd-Qafë Thanë/ Fadromat e “ANK” të Agim Kolës përkeqësojnë situatën, Juglindja e paralizuar

Bllokimi në Librazhd-Qafë Thanë/ Fadromat e “ANK” të Agim Kolës përkeqësojnë situatën, Juglindja e paralizuar

14:56 - 01/02/26
Shembja e Rrugës në Gjirokastër, banorët e tri lagjeve të izoluar prej një muaji

Shembja e Rrugës në Gjirokastër, banorët e tri lagjeve të izoluar prej një muaji

13:31 - 01/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com