GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Sondazhi brenda PS-së e la në baltë/ Ja arsyeja e vërtetë pse Rama u tërhoq nga rritja e çmimit të Energjisë

19:25 - 30/09/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Përfundon mbledhja e Kryesisë së PS-së, zgjidhen drejtuesit e ri politik në 3 degë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryeministri i vendit, Edi Rama, ditën e sotme nëpërmjet një mesazhi në “Facebook” ka bërë me dije se është tërhequr nga aplikimi i fashës 800 kWh për familjet.

Ai u shpreh se kjo fashë, ndrysh nga çka ishte vendosur më parë nuk do të hyjë në fuqi ditën e nesërme.

“Për ta bërë Shqipërinë një vend energjitikisht sovran dhe eksportues të energjisë. Hë për hë nuk i përballojmë dot nevojat dhe duhet të dalim në treg. Por unë dhe kjo qeveri jemi këtu për të mbrojtur konsumatorët por edhe për të mos bërë asgjë pa bërë që barra e kësaj lufte të lehtësohet sa më shumë.

Jam këtu për t’ju thënë se sot kam një lajm pozitiv pasi mbrëmë diskutuam deri vonë. Kërkesa ishte 17 mijë KWH dhe sot është 11 mijë. Kur e lëshuam fashën kjo kërkesë ishte më lartë saç është sot pra.

Ulja e temperaturave ka ndikuar por edhe ka një ndikim një qasje pozitive e abonentëve familjarë për ta kursyer energjinë. Edhe në Fierzë kemi pasur prurje të mira. Ndaj edhe në këto kushte, bazuar në një analizë të detajuar, ne vendosëm që aplikimi i fashës 800 kWh të mos hyjë në fuqi më 1 tetor, tha Rama.

Por cilat janë arsyet e vërteta të këtij vendimi?

Partia Socialiste ka organizuar një sondazh në lidhje me rritjen e çmimit të energjisë për familjet që do të harxhonin më shumë se 800 kWh dhe normalisht që rezultatet nuk i kanë pëlqyer, pasi njerëzit pritej që të irritoheshin jashtëzakonish shumë dhe të ngriheshin në këmbë kjo pasi në valën e rritjes së çmimeve nuk mund të përballohej edhe një rritje e çmimit të energjisë.

Burime për Gijotina.com bëjnë me dije se ky sondazh është zhvilluar brenda partisë socialiste dhe ka hasur në shumë kundërshti dhe kjo do ishte një goditje e madhe për PS-në para zgjedhjeve lokale që pritet të mbahen në 2023.

Ndërkohë që po të njejtat burime bëjnë me dije se ai mund të tërhiqet edhe nga amnistia fiskale pasi edhe këtu ka hasur kundërshti të fortë brenda PS-së.

Delegacioni i Bashkimit Evropian ripërsëriti dje se “BE-ja ka shqetësime serioze për projektin aktual të ligjit për amnisti fiskale” të propozuar nga qeveria.

Projektligji parashikon deklarimin vullnetar të një pasurie në vlerë monetare deri në 2 milionë euro, e cila legalizohet kundrejt një takse nga 7-10 përqind, pa asnjë përgjegjësi penale. Deri më tani asnjë nga autoritetet nuk ka dhënë shpjegim se si mund të vihet një pasuri deri në 2 milion euro me kursime nga puna. Një llogari fare e thjeshtë, dëshmon se që të arrihet një kuotë e tillë, në 30 vjet, do duhej një e ardhur mujore prej mesatarisht 5.500 euro, e cila e gjitha do të duhej të ishte kursyer.

Kryeministri kishte thirrur ditën e djeshme trojkën e amabsadorëve në një takim për amnistinë fiskale dhe ajo që bëri habi është se vetë nuk u paraqit.

Gjithsesi Rama deri më tani është shprehur i vendosur se kjo është gjëja e duhur kun ë një reagim u shpreh:

“Ne nuk jemi tërhequr por diskutojmë dhe dëgjojmë për të sheshuar keqkuptimet. Amnistia fiskale do të bëhet, e përsëris, sepse e kërkojnë shumica e shqiptarëve, e keni parë dhe në këshillimin kombëtar, nëse i keni vënë re të gjitha pikat e këshillimit kombëtar ose kanë hyrë në rrugën e zgjidhjes”,

Ai tha se nuk do t’i penalizojmë emigrantët të cilët kanë punuar jashtë me punë të ndershme por në të zezë. “Me ç’të drejtë t’i privojmë qindra mijëra shqiptarë nga e drejta për të formalizuar të ardhurat e tyre në të zezë në vendet e huaja? Pse? Dhe kush jemi ne që t’i paragjykojmë 99% të shqiptarëve për shkak të 1% që është pjesë e gjithë të këqijave që kanë të bëjnë me krimin e organizuar. Kush janë ata që na thonë ne se Shqipëria s’mund ta bëjë këtë, se thonë se shqiptarët janë kriminelë?”./Gijotina.com/

Etiketa: . fiskaleAMNISTIdollarEdi RamaenergjieurofajleKryesore1LekePS

Lajme të lidhura

Certifikohet pjesëmarrja e Listës Serbe në zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë
Aktualitet

Certifikohet pjesëmarrja e Listës Serbe në zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë

17:58 - 05/12/25
GJKKO vendos për çështjen “Habilaj”: Publikohen dënimet për çdo të pandehur
Aktualitet

GJKKO vendos për çështjen “Habilaj”: Publikohen dënimet për çdo të pandehur

17:58 - 05/12/25
Kaos në aksin Tiranë–Elbasan: Makinat e bllokuara për kilometra të tëra
Aktualitet

Kaos në aksin Tiranë–Elbasan: Makinat e bllokuara për kilometra të tëra

17:45 - 05/12/25
Para
Putin paralajmëron SHBA-të: Nëse furnizoni me raketa Ukrainën, do të reagojmë

Analiza e “The Guardian”: Çfarë tregon fjalimi i Putinit për aneksimin e rajoneve ukrainase

Discussion about this post

TË FUNDIT

Certifikohet pjesëmarrja e Listës Serbe në zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë
Aktualitet

Certifikohet pjesëmarrja e Listës Serbe në zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë

17:58 - 05/12/25

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka ndryshuar vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), duke certifikuar pjesëmarrjen e...

Lexo më shumë
GJKKO vendos për çështjen “Habilaj”: Publikohen dënimet për çdo të pandehur

GJKKO vendos për çështjen “Habilaj”: Publikohen dënimet për çdo të pandehur

17:58 - 05/12/25
Kaos në aksin Tiranë–Elbasan: Makinat e bllokuara për kilometra të tëra

Kaos në aksin Tiranë–Elbasan: Makinat e bllokuara për kilometra të tëra

17:45 - 05/12/25
Arrestohet 20-vjeçari shqiptar, kapet me drogë në Itali

Arrestohet 20-vjeçari shqiptar, kapet me drogë në Itali

17:30 - 05/12/25
U vra me thikë jashtë shkolle, 15-vjeçari në Durrës përcillet në banesën e fundit! I ati kërkon drejtësi

U vra me thikë jashtë shkolle, 15-vjeçari në Durrës përcillet në banesën e fundit! I ati kërkon drejtësi

17:20 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com