GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Gjimnazi në Sarandë mbyllet për rikonstruktim, Zhupa: 1200 nxënës ku do sistemohen?

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Gjimnazi në Sarandë mbyllet për rikonstruktim, Zhupa: 1200 nxënës ku do sistemohen?
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Partia Demokratike akuzoi sot ministrinë e Arsimit se nuk ka asnjë plan për menaxhimin e institucioneve arsimore në vend teksa do të mbyllë për rikonstruksion një shkollë në Sarandë në mes të vitit arsimor.

Deputetja Ina Zhupa, tha se 1200 nxënës të shkollës “Adem Sheme” nuk kanë asnjë informacion se si do të vijojë mësimi në këtë shkollë.

“Ndodhem në qytetin e Sarandës bashkë me kryetaren e degës së Partisë Demokratike për qytetin. Jemi këtu për të denoncuar gjendjen e shkollave në qytetin e Sarandës. Mbrapa nesh ndodhet shkolla “Adem Sheme”, e cila bashkë me shkollën “9 Tetori” janë dy shkollat e vetme që ofrojnë shërbime për nxënësit e Sarandës. Aktualisht të dyja janë të mbingarkuara me nxënës. Mbahen rreth 1200 nxënës dhe zhvillojnë mësimin me turne.

Nëse situata do të ishte marrë parasysh dhe do të ishte zgjidhur duke hapur dhe duke vënë në funksion ecokampusin ne nuk do të ishim të detyruar sot që të denonconim rastin e radhës kur institucionet shtetërore neglizhojnë dhe nuk marrin parasysh interesat e nxënësve dhe mësuesve, siç është rasti konkret.

Shkolla mbrapa nesh, “Adem Sheme” ka pasur nevojë për rikonstruksion. Dhe ky rikonstruksion nuk është bërë gjatë periudhës së verës kur mësuesit dhe nxënësit janë pushim, por zgjidhet që tani, në mes të procesit mësimor, të kërkohet të bëhet rikonstruksioni. Dhe këta 1200 nxënës plus stafi akademik të sistemohen diku tjetër. Por ku?

Këtë nuk di ta thotë asnjë institucion shtetëror, as bashkia, as ministria. Sepse punojnë pa plan, punojnë duke u nisur nga interesat e momentit. Dëgjohet në qytet që këta nxënës mund të çohen në shkollën e mesme ekonomike, duke u bashkuar me gjimnazistë me të cilët ata nuk mund të qëndrojnë për shkak se janë nxënës të shkollës fillore.

Arsimi është harruar kudo. Është harruar edhe këtu në Sarandë. Gjendja se si shkollohen nxënësit e Sarandës është e mjerueshme dhe e lënë në harresë.

Në fakt në të gjithë Shqipërinë, siç e kemi denoncuar këto ditë me fakte dhe prova, kudo gjendja është e mjerueshme dhe është një nga arsyet e shumta pse të rinjtë emigrojnë dhe pse familjet shqiptare, për arsimin e fëmijëve të tyre, zgjedhin që të ikin nga Shqipëria. Sepse arsimi është në rrezik, Shqipëria është në rrezik.”

Etiketa: Kryesore1Partia Demokratike

Lajme të lidhura

Gent Progni nga protesta: Partitë e mëdha po bëjnë merkato, janë bashkëaksionerë! Nëse heshtni, fiton korrupsioni
Aktualitet

Gent Progni nga protesta: Partitë e mëdha po bëjnë merkato, janë bashkëaksionerë! Nëse heshtni, fiton korrupsioni

22:11 - 01/08/26
Emigranti nga Diaspora: Spiropali e quante Skënderbe, por Rama është Hamza!
Aktualitet

Emigranti nga Diaspora: Spiropali e quante Skënderbe, por Rama është Hamza!

21:20 - 01/08/26
Emigranti nga Italia: Do t’ia mësojmë Ramës çiftelinë, lahutën dhe do t’i vëmë dhe qeleshen!
Aktualitet

Emigranti nga Italia: Do t’ia mësojmë Ramës çiftelinë, lahutën dhe do t’i vëmë dhe qeleshen!

20:43 - 01/08/26
Para
Akuzohet për kontrabandë, arrestohet drejtori i Doganës

Akuzohet për kontrabandë, arrestohet drejtori i Doganës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Magjistari i famshëm ganez bën parashikimin e bujshëm: Premier League-n do ta fitojë Chelsea
Sport

Magjistari i famshëm ganez bën parashikimin e bujshëm: Premier League-n do ta fitojë Chelsea

23:16 - 01/08/26

Edhe pa nisur sezoni i ri në Angli, një deklaratë e pazakontë ka tërhequr vëmendjen e tifozëve. Nana Kwaku Bonsam,...

Lexo më shumë
Të shtëna me armë zjarri në Lezhë, plumba drejt “Audi-t” në lëvizje

Të shtëna me armë zjarri në Lezhë, plumba drejt “Audi-t” në lëvizje

22:17 - 01/08/26
Gent Progni nga protesta: Partitë e mëdha po bëjnë merkato, janë bashkëaksionerë! Nëse heshtni, fiton korrupsioni

Gent Progni nga protesta: Partitë e mëdha po bëjnë merkato, janë bashkëaksionerë! Nëse heshtni, fiton korrupsioni

22:11 - 01/08/26
Zbulohet kështjella që bleu Ermal Beqiri 2.6 milionë euro në Francë, me paratë e tenderave të AKSHI-t

Zbulohet kështjella që bleu Ermal Beqiri 2.6 milionë euro në Francë, me paratë e tenderave të AKSHI-t

21:58 - 01/08/26
Emigranti nga Diaspora: Spiropali e quante Skënderbe, por Rama është Hamza!

Emigranti nga Diaspora: Spiropali e quante Skënderbe, por Rama është Hamza!

21:20 - 01/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com