GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Komisioni i Reformës Territoriale, nesër opozita publikon raportin final

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Komisioni i Reformës Territoriale, nesër opozita publikon raportin final
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Komisioni i Reformës Territoriale do të nisë nga puna sërish në fillim të javës që vjen. Kështu  prej orës 09:00 të mëngjesit të së hënës, do të jenë ekspertët e opozitës, që do të publikojnë raportin e tyre final.

Grupimi i drejtuar nga Enkelejd Alibeaj, ka bërë tashmë të ditur se do të propozojë rritjen e numrit të bashkive nga 61 në 92 bashki dhe uljen e numrit të qarqeve dhe nga 12 në 6 rajone. Ndërsa Partia Demokratike zyrtare kërkon 95 bashki dhe 5 rajone.

Partia Socialiste “rrugën e negocimit” e ka hapur vetëm për grupinin që mbështëet Enkelejd Alibeaj. Mazhoranca së funbdmi ka artikuluar së fundi se mund të lëvizë vetëm me një numër të vogël bashkish, nga qëndrimi i saj i parë të mos prekur ndarjen me 61 të tilla, që është aktualisht.

Mbetet ende e paqartë nëse harta e re territoriale do të jetë e vlefshme për zgjedhjet lokale të vitit 2023 apo për të 2027-ës, pasi koha për miratimin e tyre është në limite.

Po të hënën në orën 15:00’ vijon punën edhe Komisioni i Posaçëm i Reformës Zgjedhore. Pasi u mandatua në fillim të shkurtit, komisioni që bashkëdrejtohet nga Damian Gjiknuri dhe Enkelejd Alibeaj zhvilloi në qershor mbledhjen e parë, në gusht i mbaroi mandati 6 mujor, të cilin kuvendi në fillim të shtatorit e zgjati dhe me gjashtë muaj. Në mbledhjen e së hënës pritet që anëtarët e këtij komisioni të përcaktojnë kalendarin e punës dhe seancat dëgjimore.

Ndryshe nga “Territorialja”, zgjedhorja nuk ka presionin e kohës, pasi ndryshimet ligjore pritet të implementohen në zgjedhjet parlamentare të vitit 2025.

Pasdite, prej orës 17:00 Kuvendi do të mblidhet në seancë plenare. Deputetët janë të thirrur të ligjërojnë nga foltorja e kuvendit, problematikat e zonave të tyre pas javës së gjelbër që duhet ta kenë shfrytëzuar për takime me elektoratin.

Partia Socialiste dhe ajo Demokratike janë rifutur në debat përsa i përket Reformës Territoriale. Kjo pasi selia rozë i qëndron ndarjes aktuale territorial të Shqipërisë, ndërsa ajo blu ka bërë një tjetër propozim. Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla tha se kanë arritur në përfundimin se PS i qëndron ndarjes aktuale me 61 bashki dhe 12 qarqe. Ndërsa, Grupi i deputetëve të Partisë Demokratike që mbështesin Enkelejd Alibeajn propozuan hartë të re me 92 bashki dhe 6 rajone. Nga 12 qarqe, Grupi i PD propozon rigrupimin në 6 rajone, që përmbledhin Rajonin Tiranë-Durrës; Rajoni Shkodër-Lezhë; Rajonin Kukës-Dibër; Rajonin Gjirokastër-Berat; Rajonin Fier-Vlorë dhe Rajonin Elbasan-Korçë. Disa nga bashkitë që shtohen janë si më poshtë: Bashkia Sukth; Bashkia Fushë-Krujë; Bashkia Farkë; Bashkia Ndroq, ndërkohë Paskuqani i bashkohet Bashkisë Tiranë dhe Zallherri i bashkohet Bashkisë Kamëz; Bashkia Maqellar, Kastriot dhe Lurë në qarkun Dibër; Bashkia Shpirag në qarkun Berat; Bashkia Dukagjin dhe Velipojë në Qarkun Shkodër; Bashkia Shpat dhe Bashkia Bardashesh në qarkun Elbasan; Bashkitë Milot, Orosh, Zadrimë dhe Bregu i Matës në qarkun Lezhë; Bashkitë Levan, Dushk, Ardenicë dhe Fratër në qarkun Fier; Bashkitë Shishtavec dhe Bicaj në qarkun Kukës; Bashkitë Leskovik, Voskopoj, Drenovë, Pojani dhe Stravë në qarkun Korçë; Bashkitë Orikum, Ksamil, Novosel dhe Kote në qarkun Vlorë.

Etiketa: Enkelejd AlibeajKomisioni i Reformës TerritorialeKryesore1PDPS

Lajme të lidhura

Takimi me dyer të mbyllura në Pogradec, çfarë u kërkoi Rama ministrave dhe deputetëve
Aktualitet

Takimi me dyer të mbyllura në Pogradec, çfarë u kërkoi Rama ministrave dhe deputetëve

15:10 - 23/08/26
U largua nga detyra, reagon ish-drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Zjarrfikës: Zjarri nuk luftohet me lajme dhe fotografi
Aktualitet

U largua nga detyra, reagon ish-drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Zjarrfikës: Zjarri nuk luftohet me lajme dhe fotografi

14:22 - 23/08/26
Këlliçi ironizon Ramën pas fjalimit të italianes në protestë: A do ta shpallë edhe atë non grata?
Aktualitet

‘Protesta zgjoi shqiptarët’/ Këlliçi: Rama e ka kthyer Shqipërinë në plaçkë, largimi tij është domosdoshmëri

13:54 - 23/08/26
Para
Prej muajsh në burgun e Fierit, ish-ministri Tahiri transferohet drejt Lushnjës

Ish-ministri Tahiri kërkon njohjen e shërbimit të provës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Po transportonin mbi 5.2 kg heroinë dhe kokainë drejt Durrësit, arrestohen dy persona në Tiranë
Aktualitet

Po transportonin mbi 5.2 kg heroinë dhe kokainë drejt Durrësit, arrestohen dy persona në Tiranë

15:30 - 23/08/26

Një operacion i Policisë së Tiranës ka çuar në arrestimin e dy personave, pasi dyshohet se po transportonin mbi 5.2...

Lexo më shumë
Takimi me dyer të mbyllura në Pogradec, çfarë u kërkoi Rama ministrave dhe deputetëve

Takimi me dyer të mbyllura në Pogradec, çfarë u kërkoi Rama ministrave dhe deputetëve

15:10 - 23/08/26
Riaktivizohet zjarri në Pishporo, flakët përhapen pranë grykëderdhjes së Vjosës

Riaktivizohet zjarri në Pishporo, flakët përhapen pranë grykëderdhjes së Vjosës

14:47 - 23/08/26
U largua nga detyra, reagon ish-drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Zjarrfikës: Zjarri nuk luftohet me lajme dhe fotografi

U largua nga detyra, reagon ish-drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Zjarrfikës: Zjarri nuk luftohet me lajme dhe fotografi

14:22 - 23/08/26
Këlliçi ironizon Ramën pas fjalimit të italianes në protestë: A do ta shpallë edhe atë non grata?

‘Protesta zgjoi shqiptarët’/ Këlliçi: Rama e ka kthyer Shqipërinë në plaçkë, largimi tij është domosdoshmëri

13:54 - 23/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com