GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Mbi 80 të vdekur, uragani Ian në Florida lë pasoja shkatërrimtare

16:32 - 03/10/22
në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Mbi 80 të vdekur, uragani Ian në Florida lë pasoja shkatërrimtare
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Numri i të vdekurve nga uragani Ian shkoi mbi 80 të dielën, ndërsa banorët e prekur nga stuhia në Floridë, Karolinën e Jugut dhe Karolinën e Veriut kanë filluar përpjekjet e rimëkëmbjes, që pritet të kushtojë disa dhjetëra miliarda dollarë, sipas përllogaritjeve. Firma Verisk, e cila analizon rreziqet, thotë se kompanitë e siguracioneve ka gjasa të përballen me fatura që shkojnë deri në 57 miliardë dollarë, ndërsa përpiqen të vlerësojnë dëmet e shkaktuara nga uragani Ian. Kamerat e Zërit të Amerikës ishin në një prej zonave të goditura tejet rëndë nga stuhia, në qytetin Fort Myers në Floridën Jugperëndimore.

Javë më parë, një destinacion i preferuar për pushime, tani qyteti Fort Myers në Florida, është kthyer në një zonë shkatërrimesh nga uragani Ian. Njoftimet thonë se numri i të vdekurve nga stuhia pritet të rritet. Qyteti Fort Myers në qarkun Lee është shkatërruar pothuajse tërësisht. Stuhia e fuqishme i ka hedhur jahtet si lodra mbi njëra-tjetrën.

Me numrin më të madh të viktimave nga stuhia, qarku nuk ka ujë të rrjedhshëm, energji elektrike dhe karburantet janë të mbyllura. Një lagje me shtëpi të parafabrikuara në qytezën Cape Coral pësoi dëme të rënda.

Në një bisedë me Zërin e Amerikës, 77-vjeçari Charles Patrick Meehan thotë se ndodhej në shtëpi kur goditi uragani. Ai thotë se është me fat që shpëtoi. “Uragani ishte i fuqishëm, si një bombë atomike”.

Tammie Broun, 51 vjeç, thotë se mori djalin dhe dy macet dhe u mbyll në zyrën e ndërtuar me beton dhe tulla. “Është dëshpëruese sepse sapo kishim rregulluar oborrin, kishim ngritur një gardh të ri dhe një ngrehinë të vogël ku mbanim veglat e punës, por gjithçka është shkatërruar. Edhe streha ku parkoja makinën nuk egziston më”.

Shkalla e dëmeve është troditëse, madje edhe për vetë banorët që kanë përjetuar stuhi të forta në të kaluarën dhe që tani e kanë marrë veten. Ata thonë se stuhitë e mëparshme nuk mund të krahasohen me uraganin Ian.

“Ishte shkatërruese. Askush në Cape Coral apo në Fort Myers nuk mendonte se stuhia do të ishte kaq e fortë. Parashikimet dhe lajmet ishin për qytetin Tampa. Por mendja më shkoi se Cape Coral dhe Fort Myers do të goditeshin”, thotë Tammie Broën, banore e qytezës Cape Coral.

Gjithashtu ishujt pranë brigjeve u goditën rëndë. Ishulli i Pishave, më i madhi aty, njihet për plazhin me guaska, peshkimin dhe pamjet qetësuese. Tani, rrugët janë të mbushura me shtylla dhe pemë të rrëzuara ndërsa banesat janë rrafshuar.

Stuhia ka shkatërruar edhe urën që lidh ishullin me pjesën tjetër të Floridës. Banorët, sidomos në qarqet e goditura rëndë nga uragani, përballen me muaj në mos vite pune për të rindërtuar jetët dhe shtëpitë e tyre. /Voa/

Etiketa: pasojauraganiZeri i Amerikes

Lajme të lidhura

I dërguari i Trump do të takohet me Zelenskyn në Berlin! NYT: Kievi nuk heq dorë nga NATO dhe Donbasi
Botë

I dërguari i Trump do të takohet me Zelenskyn në Berlin! NYT: Kievi nuk heq dorë nga NATO dhe Donbasi

11:07 - 14/12/25
Të shtëna në universitet në SHBA, studentët strehohen në bibliotekë (VIDEO)
Botë

Të shtëna në universitet në SHBA, studentët strehohen në bibliotekë (VIDEO)

08:58 - 14/12/25
Marrëveshja me SHBA për heqjen e sanksioneve, Bjellorusia liron 123 të burgosur politikë
Botë

Marrëveshja me SHBA për heqjen e sanksioneve, Bjellorusia liron 123 të burgosur politikë

19:42 - 13/12/25
Para
Dyndje drejt Europës/ Mbi 10 mijë shqiptarë kërkojnë azil, ja shtetet që preferojnë të ikin

Dyndje drejt Europës/ Mbi 10 mijë shqiptarë kërkojnë azil, ja shtetet që preferojnë të ikin

Discussion about this post

TË FUNDIT

Berisha cakton datën e “protestës kombëtare”, i bën “ftesë” edhe Lapajt
Breaking Views

Berisha cakton datën e “protestës kombëtare”, i bën “ftesë” edhe Lapajt

14:06 - 14/12/25

“Lapaj nuk përjashtohet, e kam përshëndetur protestën e tij të drejtë”, kështu është shprehur kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha...

Lexo më shumë
Firmat për Avokatin e Popullit/ Berisha merr në mbrojtje Nokën: Pranoj kritikat, por jo largimin

Firmat për Avokatin e Popullit/ Berisha merr në mbrojtje Nokën: Pranoj kritikat, por jo largimin

13:50 - 14/12/25
(VIDEO) Pamjet e aksionit, pezullohen 2 fabrikat e ferrokromit, gjobë 13 milionë lekë, 16 të arrestuar, 8 pronarët në kërkim

(VIDEO) Pamjet e aksionit, pezullohen 2 fabrikat e ferrokromit, gjobë 13 milionë lekë, 16 të arrestuar, 8 pronarët në kërkim

13:27 - 14/12/25
Aksident i rëndë në aksin Berat–Lushnje: Mjeti përfundon në kanal, dy të plagosur

Aksident i rëndë në aksin Berat–Lushnje: Mjeti përfundon në kanal, dy të plagosur

11:43 - 14/12/25
I dërguari i Trump do të takohet me Zelenskyn në Berlin! NYT: Kievi nuk heq dorë nga NATO dhe Donbasi

I dërguari i Trump do të takohet me Zelenskyn në Berlin! NYT: Kievi nuk heq dorë nga NATO dhe Donbasi

11:07 - 14/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com