GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

“Shumica e pasurisë së tij vjen nga…”/ SHBA sanksionon kryeministrin e Bosnje-Hercegovinës

në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
“Shumica e pasurisë së tij vjen nga…”/ SHBA sanksionon kryeministrin e Bosnje-Hercegovinës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë sanksionuar kryeministrin e Bosnje-Hercegovinës, Fadil Novallic.

Gjithashtu i njëjti vendim është marrë dhe për Sllobodan Stanoviç, biznesmen i lidhur me liderin e serbëve të Bosnjes, Millorad Dodik.

Zyra për Kontrollin e Aseteve të Huaja të Departamentit amerikan të Thesarit, deklaroi sot se këta të dy persona janë sanksionuar për shkak të minimit të institucioneve demokratike “për përfitime personale dhe për të shpërblyer rrjetet e tyre të patronazhit”.

“Ne do të vazhdojmë të shënjestrojnë personat që destabilizojnë rajonin, por edhe mbështetësit e tyre, duke i mbajtur përgjegjës”, tha nënsekretari i Thesarit për Terrorizëm dhe Inteligjencë Financiare, Brian E.Nelson.

Sipas njoftimit të Departamentit amerikan të Thesarit, kryeministri Fadil Novalliç, ka keqpërdorur të dhënat e pensionistëve për përfitimin e partisë së tij, duke shkelur ligjet e Bosnjë e Hercegovinës.

“Një javë para mbajtjes së zgjedhjeve më 2018, Novalliç përdori të dhënat e pensionistëve, që i kishte marrë përmes pozitës së tij zyrtare, dhe u dërgoi letra me një listë të arritjeve të tij duke premtuar rritje të pensioneve. Ky veprim shkel ligjet e Bosnjë e Hercegovinës dhe reflekton mbi veprimet e tij të përsitura për të përdorur pozitën politike për përfitime personale apo të partisë së tij, duke minuar proceset demokratike apo institucionet e Bosnjë e Hercegovinës”, tha SHBA-ja.

Ndërkaq, biznesmeni Sllobodan Stankoviç, një prej njerëzve më të pasur në Bosnjë dhe pronar i një firme inxhinierike, Integral, në Republikën Sërspka, sipas SHBA-së është i lidhur me korrupsion në sektorin e ndërtimit, pasi kompania e tij, ka fituar disa prej projekteve më të mëdha në Republikën Sërpska.

“Shumica e projekteve të mëdha ndërtimore shpesh i jepen Stankoviqit pa garë të hapur dhe të drejtë. Shumica e pasurisë së tij vjen nga paratë publike”, tha SHBA-ja.

Stankoviq po ashtu është ish-pronar i televizionit Alternativa, që është subjekt i sanksioneve të SHBA-së. Kjo media është nën kontrollin personal të anëtarit të presidencës trepalëshe të Bosnjës, Millorad Dodik.

Dodik po ashtu është në mesin e personave të sanksionuar nga SHBA-ja. Ai fillimisht ishte sanksionuar më 2017 dhe më pas në dhjetor të vitit 2021.

Uashingtoni tha se të gjitha pronat e personave të sanksionuar më 3 tetor do të bllokohen dhe po ashtu do të ndalohet bërja e biznesit me ta nga individët në SHBA.

Shtetet e Bashkuara deri më tani kanë sanksionuar dhjetëra persona në Bosnjë dhe më 26 shtator vendosën sanksione edhe ndaj Prokurores së Shtetit, Diana Kajmakoviç.

Etiketa: bosnje hercegovinesanksion\shtetet e bashkuara te amerikes

Lajme të lidhura

Kosova në NATO? Rubio: Për momentin, jo në krye të axhendës
Breaking Views

Kosova në NATO? Rubio: Për momentin, jo në krye të axhendës

17:13 - 04/06/26
Incident sigurie në prag të samitit europian në Tivat, autoritetet malazeze dëbojnë 87 serbë
Botë

Incident sigurie në prag të samitit europian në Tivat, autoritetet malazeze dëbojnë 87 serbë

15:11 - 04/06/26
Presidenti i KE vijon turin në Ballkan! Antonio Costa takon liderët politikë të Kosovës
Kosovë & Rajon

Presidenti i KE vijon turin në Ballkan! Antonio Costa takon liderët politikë të Kosovës

14:15 - 03/06/26
Para
Cassano nuk ndalet, kritikon Inzaghin për Asllanin: Është shumë i fortë, por luan me frikë

Cassano nuk ndalet, kritikon Inzaghin për Asllanin: Është shumë i fortë, por luan me frikë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Me 19 vota pro, Komiteti i Senatit Amerikan miraton Eric Wendt si ambasador në Shqipëri
Breaking Views

Me 19 vota pro, Komiteti i Senatit Amerikan miraton Eric Wendt si ambasador në Shqipëri

23:37 - 04/06/26

Komiteti për Marrëdhëniet me Jashtë i Senatit Amerikan ka miratuar këtë të enjte kandidaturën e Gjeneralit Eric Wendt si ambasadorin...

Lexo më shumë
Të shtëna me armë në Vlorë, një person mbetet i plagosur rëndë

Të shtëna me armë në Vlorë, një person mbetet i plagosur rëndë

23:00 - 04/06/26
Pasuesi i Slot, Liverpool zyrtarizon trajnerin e ri

Pasuesi i Slot, Liverpool zyrtarizon trajnerin e ri

21:28 - 04/06/26
Vonohet projekti 650 MLN lekë/ Turistët pa ujë në Gjirin e Lalzit, Olsen Kavalli bën pazar me Alfred Ibrahimin

Vonohet projekti 650 MLN lekë/ Turistët pa ujë në Gjirin e Lalzit, Olsen Kavalli bën pazar me Alfred Ibrahimin

20:56 - 04/06/26
Ra në krye të detyrës, mbahet nesër ceremonia mortore/ Ja kërkesa e familjes së Enea Mekollit

Ra në krye të detyrës, mbahet nesër ceremonia mortore/ Ja kërkesa e familjes së Enea Mekollit

20:55 - 04/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetjojobetfree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetCasibom