GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Presidenti i Maqedonisë së Veriut: Përfundimi i presidencës portugeze në BE, lajm i mirë

në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Presidenti i Maqedonisë së Veriut: Përfundimi i presidencës portugeze në BE, lajm i mirë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski e ka quajtur lajm të mirë përfundimin e presidencës gjashtëmujore të Bashkimit Evropian, të udhëhequr nga Portugalia.

Reagimi i Pendarovski erdhi pas një deklarate të sekretares për çështje evropiane të Portugalisë, Ana Paula Zakarijash se “gjuha e Maqedonisë së Veriut dikur ka qenë pjesë e gjuhës bullgare dhe dimensioneve kulturore të të dy vendeve”.

Deklarata e zyrtares së lartë portugeze erdhi në kohën kur Sofje nuk hoqi dorë nga vetoja për bllokimin e nisjes së bisedimeve të anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në BE.

“Nga historianët që merren me politikë, më të këqij janë vetëm ata që përpiqen të interpretojnë epoka historike. Mua sinqerisht më vjen keq për deklaratën e gabuar të ministres portugeze, e cila varrosi të gjitha përpjekjet që kolegu i saj nga qeveria e njëjtë Silva i bëri disa muaj me radhë që në fund të presidencës gjashtëmujore të dalë me një propozim të shkëlqyer dhe të balancuar që mbante llogari për interesat vitale nacionale edhe të Maqedonisë së Veriut, edhe të Bullgarisë. Lajmi i mirë është që presidenca portugeze përfundoi”, ka deklaruar presidenti maqedonas, Stevo Pendarovski pas takimit në Zagreb me presidentin e Kroacisë, Andrej Milanoviq.

Pendarovski tha se beson në mbështetjen e Sllovenisë e cila e merr presidencën e radhës me BE-në, në gjashtë muajt e ardhshëm.

“Sllovenia është një ndër avokatët më të mirë të rajonit, njeh mirë mentalitetin dhe turbulencat nëpër të cilat kanë kaluar vendet”, ka deklaruar Pendarovski.

Presidenti kroat, Andrej Milanoviq ndërkohë publikisht ka mbështetur Maqedoninë e Veriut madje në deklaratën me mediat, këtë shtet e ka quajtur Maqedoni, me emrin e vjetër kushtetues.

“Është gabim dhe e pamoralshme që të kontestohet identiteti, e drejta e gjuhës dhe e emrit. Deklarata e Sekretares shtetërore të Portugalisë është rezultat i injorancës dhe pakujdesisë. Unë nuk dua të jem i pakujdesshëm në deklaratat e mia, sepse mund të dëmtojë Maqedoninë. BE ka kohë që nuk është një komunitet i disa vlerave universale, por i disa ngjashmërive dhe sa më shpejt që këtë, do të ecim drejt BE-së. Nëse nuk e kuptojmë, do të kthehemi, sepse BE-ja ka linjat e veta se deri ku mund të shkojë. Sigurisht që nuk mund të shkohet përtej linjave të shteteve kombëtare”, ka deklaruar Milanoviq.

Në nëntor të vitit 2020, Bullgaria bllokoi nisjen e bisedimeve të anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në BE, duke e kushtëzuar me arritjen e marrëveshjes në lidhje me kërkesat e saj për identitetin dhe gjuhën maqedonase.

Sofja nuk e konteston identitetin maqedonas pas vitit 1945, por kërkon nga Shkupi që të pranojë se gjuha dhe identiteti, para kësaj periudhe, kanë pasur “rrënjë bullgare”.

Lajme të lidhura

SHBA heq përkohësisht sanksionet për naftën e bllokuar ruse, synohet ulja e çmimit global të karburantit
Botë

“Çmimet do të bien si një gur kur të mbyllet lufta”, Trump: Shumë shpejt ekonomia do të kthehet në normalitet

14:40 - 02/05/26
Çmimet e karburanteve falimentojnë linjën ajrore amerikane me kosto të ulët, anulon të gjitha fluturimet
Botë

Çmimet e karburanteve falimentojnë linjën ajrore amerikane me kosto të ulët, anulon të gjitha fluturimet

09:59 - 02/05/26
Trump nuk i del inati me Merz, SHBA lajmëron largimin e 5 mijë trupave amerikane nga Gjermania
Botë

Trump nuk i del inati me Merz, SHBA lajmëron largimin e 5 mijë trupave amerikane nga Gjermania

07:59 - 02/05/26
Para
Regjistrohen lëkundje tërmeti me madhësi 4.2 i shkallës rihter në Greqi

Tërmet në Greqi, ja ku ishte epiqendra

TË FUNDIT

‘Gjuha fyese ndaj shqiptarëve’/ Këlliçi i kërkon dorëheqjen ministrit të Jashtëm, Ferit Hoxha: Skandal i paprecedentë!
Aktualitet

‘Po ata idiotët atje’/ Këlliçi-Hoxhës në Komisionin e Jashtëm: Së paku u kërkoni falje shqiptarëve në RMV!

13:40 - 04/05/26

Deputeti i PD, Belind Këlliçi ka kërkuar nga Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, të japë llogari,...

Lexo më shumë
U përjashtua nga gara për kreun e PD, Mereme Sela ngre padi në Gjykatën e Tiranës: Të pezullohet procesi

U përjashtua nga gara për kreun e PD, Mereme Sela ngre padi në Gjykatën e Tiranës: Të pezullohet procesi

13:15 - 04/05/26
Hoxha mbrojti bashkëpunimin Rama- Vuçiç, reagon Shehu: Ky është gabim strategjik dhe antikombëtar

Hoxha mbrojti bashkëpunimin Rama- Vuçiç, reagon Shehu: Ky është gabim strategjik dhe antikombëtar

12:52 - 04/05/26
Frikë për hakmarrje/ Policia largon nga zona familjen e autorit që u mori jetën tragjikisht dy të miturve në Durrës

Frikë për hakmarrje/ Policia largon nga zona familjen e autorit që u mori jetën tragjikisht dy të miturve në Durrës

12:39 - 04/05/26
Të akuzuar për tenderin e tunelit të Llogarasë, paraqiten në SPAK dy ish-vartësit e Ballukut (Emrat)

Të akuzuar për tenderin e tunelit të Llogarasë, paraqiten në SPAK dy ish-vartësit e Ballukut (Emrat)

12:17 - 04/05/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com