GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Trump nënshkruan marrëveshje me Shtëpinë e Bardhë për transferimin e pushtetit

në Botë
Kohë leximi: 3 min
A A
Trump nënshkruan marrëveshje me Shtëpinë e Bardhë për transferimin e pushtetit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Presidenti i sapozgjedhur Donald Trump nënshkroi të martën një marrëveshje të nevojshme me Shtëpinë e Bardhë për të lejuar ekipin e tij të tranzicionit që të koordinohet me zyrtarët federalë përpara marrjes së detyrës më 20 janar.

Marrëveshja e miratuar nga Kongresi e lejon ekipin e tranzicionit që të punojë me agjencitë federale dhe të ketë qasje tek të dhëna jo publike ndërsa hap dritën jeshile për zyrtarët federalë që të marrin pjesë në proces.

Zoti Trump nuk ka pranuar të nënshkruaj një marrëveshje tjetër me agjencinë e pavarur që mbikëqyr dhe menaxhon agjencitë federale, Administrata e Shërbimeve të Përgjithshme, GSA. Marrëveshja në fjalë do t’i kishte siguruar ekipit të zotit Trump qasje tek zyrat qeveritare dhe llogaritë e postës elektronike dhe pajisje të tjera. Marrëveshja kërkon që presidenti i zgjedhur të kufizojë donacionet në 5,000 dhe të bëjë publike individët që po dhurojnë para në përpjekjet e tranzicionit.

Në bazë të Ligjit për Tranzicionin Presidencial, marrëveshja me Shtëpinë e Bardhë duhej të ishte nënshkruar para 1 tetorit. Shtëpia e Bardhë dhe Presidenti Biden i kishte kërkuar zotit Trump në rrugë private dhe publike që ta nënshkruajë marrëveshjen.

Marrëveshja është një hap kritik për sigurimin e një transferimi të rregullt të pushtetit në mesditë, ditën e inaugurimit më 20 janar, dhe shtron bazat që Shtëpia e Bardhë dhe agjencitë qeveritare të fillojnë të ndajnë detaje mbi programet, operacionet dhe kërcënimet me të cilat përballet vendi.

Kjo masë eliminon pengesat që ekipi i zotit Trupt të ketë qasje tek të dhënat edhe dokumentacioni i duhur që administrata në largim i ofron administratës së re kur zoti Trump të marrë pushtetin më 20 janar.

Në bazë të marrëveshjes me Shtëpinë e Bardhë, ekipi i zotit Trump do të duhet të bëjë publik planin e tij të etikës lidhur me procesin e kalimit të pushtetit dhe të angazhohet për zbatimin e tij, tha Shtëpia e Bardhë.

Ekipi i tranzicionit duhet të deklarohet se nuk ka konflikt interesi përpara se të ketë qasje tek informacione federale jo publike.

Shefja e kabinetit të Presidentit të ardhshëm Donald Trump, Susie Wiles, u takua më 19 nëntor në Shtëpinë e Bardhë me shefin e kabinetit të Presidentit Joe Biden në largim, Jeff Zients dhe zyrtarë të tjerë të lartë. Ata diskutuan mes të tjerash edhe pengesat e mbetura, ndërsa avokatët e të dy palëve kanë zhvilluar bisedime të shpeshta gjatë ditëve të fundit për të finalizuar marrëveshjen.

“Ashtu si Presidenti Biden i tha popullit amerikan nga Kopshti i Trëndafilave dhe drejtpërdrejt Presidentit të zgjedhur Trump, ai është i përkushtuar për një tranzicion të rregullt”, tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Saloni Sharma.

Pa një marrëveshje të nënshkruar, zyrtarët e administratës së Presidentit Biden ishin të kufizuar lidhur me të dhënat që mund të ndanin me ekipin e ardhshëm. I emëruari në postin e këshilltarit të zotit Trump për sigurinë kombëtare, Mike Walz, u takua ditët e fundit me këshilltarin e zotit Biden për sigurinë kombëtare, Jake Sullivan, por ekipi në largim ishte i kufizuar për gjërat që mund të diskutonin.

“Ky angazhim i lejon pjesëtarët e kabinetit tonë të ardhshëm që të fillojnë përgatitjet kritike, përfshirë dërgimin e ekipeve paraprake në çdo departament dhe agjenci, dhe të përfundojnë tranzicionin e rregullt të pushtetit”, tha zonja Wiles në një deklaratë.

Ekipi i zotit Trump për tranzicionin thotë se do të publikojë emrat e donatorëve dhe nuk do të marrë donacione të huaja.

Ende po punohet në mënyrë aktive në lidhje me nënshkrimin e një marrëveshje të veçantë me Departamentin e Drejtësisë për të koordinuar vetingun dhe certifikatat e sigurisë.

Kjo do të hapë rrugën që ekipi i tranzicionit dhe të emëruarit e presidentit të ardhshëm të fillojnë të kenë qasje tek të dhënat sekrete përpara se zoti Trump të marrë detyrën.

Të premten, ekipi i zotit Trump i tha zyrtarisht GSA-së se nuk do t’i përdorin zyrat e saj që ndodhen pranë Shtëpisë së Bardhë, të rezervuara enkas për raste të tilla, emailet, telefonat dhe kompjuterët qeveritarë gjatë tranzicionit.

Shtëpia e Bardhë tha se nuk pajtohej me këtë vendim por po punon në rrugë të tjera që ekipi i tij t’i merrte të dhënat e nevojshme pa rrezikuar sigurinë kombëtare./VOA

Etiketa: marreveshjepushtetTrump

Lajme të lidhura

Grafiku/ A do të ulet më çmimi i naftës? Bordi vendos sot
Botë

SHBA dhe Irani pezullojnë përkohësisht sulmet, bien çmimet e karburanteve

15:29 - 27/07/26
Sekuestrohen 2.6 ton kokainë nga Antimafia italiane, mes të arrestuarve edhe një shqiptar
Aktualitet

Sekuestrohen 2.6 ton kokainë nga Antimafia italiane, mes të arrestuarve edhe një shqiptar

15:06 - 27/07/26
Dyshohet si autor i sulmit terrorist në Berlin, policia vret 21-vjeçarin
Botë

Dyshohet si autor i sulmit terrorist në Berlin, policia vret 21-vjeçarin

20:42 - 26/07/26
Para
Lirohen 21 protestuesit nga Lezha e Shkodra, deputetja e PD:  Ne nuk ndalemi!

Protesta/ Policia procedon 16 deputetë dhe zyrtarë të opozitës

Discussion about this post

TË FUNDIT

PD dënon publikimin e pamjeve të punonjëses së Kuvendit: Veprim denigrues dhe dhunë ndaj dinjitetit të saj
Breaking Views

PD dënon publikimin e pamjeve të punonjëses së Kuvendit: Veprim denigrues dhe dhunë ndaj dinjitetit të saj

23:05 - 27/07/26

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar ashpër pas publikimit nga ana e Kuvendit të Shqipërisë...

Lexo më shumë
Gent Progni denoncon incidentin në protestën para Parlamentit: Polici civil nxori thikën dhe tentoi të më godiste!

Gent Progni denoncon incidentin në protestën para Parlamentit: Polici civil nxori thikën dhe tentoi të më godiste!

21:45 - 27/07/26
Përplasen dy makina në Durrës, njëra përfundon e përmbysur, një i plagosur dërgohet në spital

Përplasen dy makina në Durrës, njëra përfundon e përmbysur, një i plagosur dërgohet në spital

21:35 - 27/07/26
Ekstradimi/ Gjykata e Lartë e Brazilit rrëzon kërkesën për lirimin e Ervin Matës

Ekstradimi/ Gjykata e Lartë e Brazilit rrëzon kërkesën për lirimin e Ervin Matës

21:34 - 27/07/26
Shkodra s’ka ujë, Besmir Lesha hedh 2.8 MLD lekë për panele diellore/ Ded Malutaj merr tenderin, Rama i firmosi resort tek “Rana e Hedhun”

Shkodra s’ka ujë, Besmir Lesha hedh 2.8 MLD lekë për panele diellore/ Ded Malutaj merr tenderin, Rama i firmosi resort tek “Rana e Hedhun”

21:18 - 27/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com