GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Borisov heq dorë nga posti i kryeministrit, në kërkim të koalicionit

16:10 - 04/10/22
në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
Borisov heq dorë nga posti i kryeministrit, në kërkim të koalicionit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ish-kryeministri bullgar, Boyko Borissov, partia e së cilit, GERB, ka dalë e para në zgjedhjet e fundit, më 4 tetor ftoi kundërshtarët e tij politikë për bisedime për formimin e Qeverisë së re.

Rezultatet e zgjedhjeve të së dielës tregojnë se partia e qendrës së djathtë, GERB, ka siguruar 25.4 për qind të votave, duke fituar 5 pikë të përqindjes më shumë sesa partia reformatore, Ne vazhdojmë ndryshimin. Pesë parti të tjera po ashtu kanë kaluar pragun prej 4 për qind për të fituar mandate në Parlamentin prej 240 ulësesh.

Borisov ka udhëhequr tri qeveri në periudhën 2009-2021. Reputacioni i tij u dëmtua nga pretendimet për korrupsion, lidhje me oligarkët dhe shtypjen e lirisë së mediave. Këto pretendime nxitën protesta në Bullgari.

Duke folur me gazetarët në selinë e partisë së tij, Borissov tha se ai nuk dëshiron të bëhet kryeministër, as ministër apo deputet i Parlamentit.

“Tani nuk është koha e duhur për dominim, por për arritjen e unitetit”, tha Borisov, duke shtuar se rreth 80 për qind e bullgarëve dëshirojnë që të formohet një Qeveri e re dhe jo të mbahen sërish zgjedhjet. Ai propozoi që ekspertët partiakë të gjejnë gjuhë të përbashkët midis partnerëve të mundshëm të koalicionit për çështjet kryesore të politikës së jashtme dhe të brendshme.

Borissov tha se çështja më e rëndësishme në këto bisedime është që të përcaktohet se kush e mbështet Ukrainën në luftën e saj kundër Rusisë, dhe kush është kundër.

“Le të jetë kjo çështja e parë për të cilën ne mund të themi qartësisht pozicionet tona”, tha ai.

Çështje tjera për të cilat partnerët e ardhshëm qeverisës duhet të gjejnë konsensus janë masat për përballje me inflacionin, çmimet e rritura të energjisë, bashkimit në Eurozonë dhe pjesëmarrja në Zonën e Shengenit.

“Ne insistojmë që të formohet një ekzekutiv në mënyrë që njerëzit të mund ta mbijetojnë këtë dimër”, tha Borisovv duke shtuar se kabineti i ri duhet të formohet në atë mënyrë që të mund të përfundojë mandatin e plotë prej katër vjetësh.

Më 2 tetor, në Bullgari u mbajtën zgjedhjet e katërta në 18 muajt e fundit. Zgjedhjet erdhën pasi Qeveria e udhëhequr nga Kiril Petkov, u rrëzua në qershor, vetëm gjashtë muaj pasi mori mandatin, për shkak se njëri nga partnerët braktisi koalicionin qeverisës.

Etiketa: Borisovheq dorekoalicioniKryeministri

Lajme të lidhura

Ushtria e Kosovës do të marrë pjesë në Forcën Ndërkombëtare Stabilizuese për Gazën
Breaking Views

Ushtria e Kosovës do të marrë pjesë në Forcën Ndërkombëtare Stabilizuese për Gazën

18:41 - 04/02/26
Emri i saj në dosjen  “Epstein”? Reagon ish presidentja e Kosovës: Nuk e kam njohur dhe takuar kurrë
Kosovë & Rajon

Emri i saj në dosjen “Epstein”? Reagon ish presidentja e Kosovës: Nuk e kam njohur dhe takuar kurrë

14:48 - 02/02/26
Dosja Epstein, shfaqet edhe Behgjet Pacolli në email-e të vitit 2012
Breaking Views

Dosja Epstein, shfaqet edhe Behgjet Pacolli në email-e të vitit 2012

22:12 - 01/02/26
Para
Akuzohet se shkaktoi vetëvrasjen e gruas, gjykata lë në burg 56-vjeçarin nga Tirana

Akuzohet se shkaktoi vetëvrasjen e gruas, gjykata lë në burg 56-vjeçarin nga Tirana

Discussion about this post

TË FUNDIT

“E tmerrshme që pensionisti në Vlorë të marrë Portin 60 mln dollarë”, Arben Malaj: Investitorët strategjikë po cenojnë pronat e qytetarëve
Breaking Views

“E tmerrshme që pensionisti në Vlorë të marrë Portin 60 mln dollarë”, Arben Malaj: Investitorët strategjikë po cenojnë pronat e qytetarëve

23:30 - 04/02/26

Eksperti i ekonomisë, Arben Malaj, i ftuar në “Oponencë”, ka denoncuar kontratat e PPP-ve, që sipas tij janë preferenciale duke...

Lexo më shumë
Arsenik në bukë! Ekspertët: Lënda toksike shkakton kancer dhe sëmundje të tjera

Arsenik në bukë! Ekspertët: Lënda toksike shkakton kancer dhe sëmundje të tjera

22:41 - 04/02/26
Vdekja e një gruaje nga kafshimi i qenit në Belsh/ Pse nuk reagojnë shoqatat e mbrojtjes së kafshëve?

Vdekja e një gruaje nga kafshimi i qenit në Belsh/ Pse nuk reagojnë shoqatat e mbrojtjes së kafshëve?

22:21 - 04/02/26
Lëkundje të forta tërmeti në Korçë, reagon Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile

Lëkundje të forta tërmeti në Korçë, reagon Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile

21:48 - 04/02/26
Pas deklaratave të Berishës, reagon Salianji: Jemi për një PD fituese, jo qaramane sa herë humb zgjedhjet

Pas deklaratave të Berishës, reagon Salianji: Jemi për një PD fituese, jo qaramane sa herë humb zgjedhjet

20:32 - 04/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com