GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Shpërthim në një fabrikë në Bullgari, 3 të vdekur

në Botë
Kohë leximi: 1 min
A A
Shpërthim në një fabrikë në Bullgari, 3 të vdekur
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një shpërthim ka ndodhur të martën në fabrikën e armëve Arsenal në qytetin bullgar Kazanlak.

Mediat bullgare raportojnë se si pasojë e shpërthimit kanë humbur jetën 3 persona, ndërsa tre të tjerë janë plagosur dhe janë dërguar në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Ndërkohë raportohet për dy gra të zhdukura, të moshës 53 dhe 43 vjec.

Ende nuk dihet se si ka ndodhur shpërthimi, ndërsa mendohet se shkak ka qenë shkelja e  rregullave në lidhje me sigurinë e punës.

“Ky është ndoshta një gabim njerëzor, sepse nëse do të plotësoheshin të gjitha kërkesat teknologjike, kjo nuk do të kishte ndodhur”, tha prokurori i qarkut Diço Atanasov.

Prokurori i apelit saktësoi se në punishte prodhoheshin produkte që përdoreshin për prodhimin e llojeve të ndryshme të fishekzjarreve dhe jo armatime luftarake.

Zyra Rajonale për Sigurinë nga Zjarri dhe Mbrojtjen e Popullsisë raportoi se incidenti ka ndodhur rreth orës 11:04.

Televizoni shtetëror bullgar ka bërë me dije se dëshmitarët okularë kanë treguar se fuqia shpërthyese ka qenë shumë e madhe.

Operacionet e shpëtimit nuk kanë nisur ende, pasi ekziston rreziku i një shpërthimi dytësor. Kështu ka thënë për mediat Todor Dejanov, prokuror i Apelit në Plovdiv.

Një skuadër e specializuar kundër terrorizmit është drejt vendngjarjes për të siguruar perimetrin dhe për të udhëhequr operacionin për pastrimin e mbetjeve dhe kërkimin e dy personave që rezultojnë të zhdukura.

Etiketa: BullgarifabrikaShperthim

Lajme të lidhura

25 vjet nga sulmi terrorist mbi Kullat Binjake, çfarë ndodhi më 11 Shtator?
Botë

25 vjet nga sulmi terrorist mbi Kullat Binjake, çfarë ndodhi më 11 Shtator?

08:16 - 11/09/26
Verë ekstreme në Evropë/ Temperaturat thyejnë rekordet, gushti muaji më i nxehtë në 125 mijë vitet e fundit
Botë

Verë ekstreme në Evropë/ Temperaturat thyejnë rekordet, gushti muaji më i nxehtë në 125 mijë vitet e fundit

15:29 - 10/09/26
“Po shqyrtojmë tërheqjen e SHBA nga NATO”, Aleanca reagon ndaj Trump: Provokime!
Botë

Premtimi i ri i Trump: Pesë mijë dollarë për çdo amerikan të rritur nëse fitojmë zgjedhjet e mesmandatit

15:05 - 10/09/26
Para
“Një gjarpër në gjirin tonë”/ Demokrati zbulon ‘misionin’ e Evi Kokalarit te PD

“Një gjarpër në gjirin tonë”/ Demokrati zbulon ‘misionin’ e Evi Kokalarit te PD

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ministri Nufi thotë se po prodhon armë, kompania AAT ka vetëm një magazinier të punësuar!
Uncategorized

Ministri Nufi thotë se po prodhon armë, kompania AAT ka vetëm një magazinier të punësuar!

12:30 - 11/09/26

Në 23 prill të këtij viti gjatë një interpelance në Parlament, ministri i Mbrojtjes Ermal Nufi deklaroi se Shqipëria është...

Lexo më shumë
Rama me makinë të re, ministrja ‘qetëson’ shqiptarët: Është marrë me qira dhe e paguan Partia Socialiste

Rama me makinë të re, ministrja ‘qetëson’ shqiptarët: Është marrë me qira dhe e paguan Partia Socialiste

12:21 - 11/09/26
Finlandë–Shqipëri, dalin në shitje biletat për tifozët kuqezi në Helsinki

Finlandë–Shqipëri, dalin në shitje biletat për tifozët kuqezi në Helsinki

12:10 - 11/09/26
Punimet e Konventës Republikane në Dallas, Berisha takim me drejtues të lartë të drejtësisë në SHBA

Punimet e Konventës Republikane në Dallas, Berisha takim me drejtues të lartë të drejtësisë në SHBA

11:50 - 11/09/26
Qeveria shpërthen ndaj Ahmetajt pas audiopërgjimit për trafikun e armëve: Të ketë guximin të vijë këtu

Qeveria shpërthen ndaj Ahmetajt pas audiopërgjimit për trafikun e armëve: Të ketë guximin të vijë këtu

11:40 - 11/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com