GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Rusia dënon me burgim një ish-marins amerikan

në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Rusia dënon me burgim një ish-marins amerikan
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një gjykatë ruse në qytetin e Voronezhit, dënoi ish-marsin amerikan, Robert Gilman, me katër vjet e gjysmë burgim për sulmin ndaj një zyrtari policor në kohën kur kishte qenë i dehur. Sipas mediave ruse, Gilman, 28 vjeç, planifikon që ta apelojë vendimin.

Policia kishte nxjerr nga një tren Gilmanin në janar të këtij viti, pas disa ankesave nga pasagjerët e tjerë lidhur me sjelljen e tij, tha Prokuroria. Në kohën sa ishte në paraburgim, Gilman u akuzua se ka goditur një zyrtar policor duke i shkaktuar mavijosje.

“Ky person, që nuk u pajtua me veprimet ligjore që ndërmorën autoritetet, përdori dhunë ndaj një zyrtari policor që ishte në detyrë, duke e goditur disa herë”, tha Komiteti hetues përmes një njoftimi.

Gilman, që kishte shkuar në Rusi për të studiuar dhe ka pasaportë ruse, tha para gjykatës se atij nuk i kujtohet ky incident, por i kërkoi “falje Rusisë” dhe zyrtarit policor.

Rusia ka dënuar disa qytetarë amerikanë viteve të fundit. Basketbollistja Brittney Griner u dënua në gusht me nëntë vjet burgim, pasi iu gjet kanabis.

Paul Ëhelan, një tjetër ish-marsin amerikan, po vuan dënimin prej 16 vjetësh burgim nën akuza për spiunazh. Ai ka mohuar akuzat që rëndojnë ndaj tij.

Zyrtarët rusë thanë se janë në bisedime me Uashingtonin për mundësinë e këmbimit të të burgosurve. Mediat kanë raportuar se në këtë këmbim do të mund të përfshihej trafikuesi i dënuar i armëve, Viktor Bout, i cili po vuan një dënim prej 25 vjetësh burgim në Shtetet e Bashkuara.

Në prill, Rusia dhe SHBA-ja këmbyen Trevor Reed me një pilot rus, të dënuar për trafikim të drogës. Reed, po ashtu një ish-marsin amerikan, ishte dënuar me nëntë vjet burgim pasi supozohej se në kohën kur kishte qenë i dehur kishte sulmuar një zyrtar policor./Rel/

Etiketa: amerikanish marinsiRusia

Lajme të lidhura

Tragjedi në Messina të Italisë, shembet një ndërtesë banimi! Gjenden dy viktima nën rrënoja
Botë

Tragjedi në Messina të Italisë, shembet një ndërtesë banimi! Gjenden dy viktima nën rrënoja

09:21 - 01/08/26
Dyndja e emigrantëve në Ceuta, Italia mbyll kufijtë ajrorë dhe detarë me Spanjën
Botë

Dyndja e emigrantëve në Ceuta, Italia mbyll kufijtë ajrorë dhe detarë me Spanjën

23:30 - 31/07/26
Kriza në Ceuta, Meloni kërkon pezullimin e Schengenit me Spanjën, Finlanda dhe Suedia e mbështesin
Botë

Kriza në Ceuta, Meloni kërkon pezullimin e Schengenit me Spanjën, Finlanda dhe Suedia e mbështesin

17:00 - 31/07/26
Para
Ngjarje shokuese/ 14-vjeçari vret me thikë shokun, ndihmohet nga një vajzë

Ngjarje shokuese/ 14-vjeçari vret me thikë shokun, ndihmohet nga një vajzë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Të shtëna me armë zjarri në Lezhë, plumba drejt “Audi-t” në lëvizje
Aktualitet

Të shtëna me armë zjarri në Lezhë, plumba drejt “Audi-t” në lëvizje

22:17 - 01/08/26

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar pasditen e kësaj të shtune pranë Urës së Milotit, në qarkun e Lezhës....

Lexo më shumë
Gent Progni nga protesta: Partitë e mëdha po bëjnë merkato, janë bashkëaksionerë! Nëse heshtni, fiton korrupsioni

Gent Progni nga protesta: Partitë e mëdha po bëjnë merkato, janë bashkëaksionerë! Nëse heshtni, fiton korrupsioni

22:11 - 01/08/26
Zbulohet kështjella që bleu Ermal Beqiri 2.6 milionë euro në Francë, me paratë e tenderave të AKSHI-t

Zbulohet kështjella që bleu Ermal Beqiri 2.6 milionë euro në Francë, me paratë e tenderave të AKSHI-t

21:58 - 01/08/26
Emigranti nga Diaspora: Spiropali e quante Skënderbe, por Rama është Hamza!

Emigranti nga Diaspora: Spiropali e quante Skënderbe, por Rama është Hamza!

21:20 - 01/08/26
Emigranti nga Italia: Do t’ia mësojmë Ramës çiftelinë, lahutën dhe do t’i vëmë dhe qeleshen!

Emigranti nga Italia: Do t’ia mësojmë Ramës çiftelinë, lahutën dhe do t’i vëmë dhe qeleshen!

20:43 - 01/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com