GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Vukicevic: Atë që na e bëri Xhixha s’ma ka bërë asnjë, Laçi do ngjitet

17:28 - 07/10/22
në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Vukicevic: Atë që na e bëri Xhixha s’ma ka bërë asnjë, Laçi do ngjitet
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Dejan Vukicevic, trajneri i Laçit, pas ndeshjes me Tiranën që e barazuan 3-3 foli në Oversport: “Jam i kënaqur me shumë gjëra, me shumë nuk jam, por një pikë mund të ndihmojë për të kthyer situatën. Kam besim te të gjithë që janë rreth ekipit.

Ajo që më intereson është ekipi dhe jam mëse i sigurt që ekipi pak nga pak do të ecë përpara, pasi me Ujkën dhe Allën e Ariel mirë fizikisht, ky do të jetë ekip tjetër. Po presim Shkurtajn dhe jam i sigurt që pak nga pak ky ekip do të ngjitet në tabelë”.

“Pak nga pak po kthehen fizikisht në gjendje lojtarët që na duhen. Akoma nuk kemi luajtur me më të mirët, pasi ata që nuk kanë luajtur, nuk ishin mirë fizikisht dhe kanë cilësi të madhe. Dhe për këtë arsye kemi ndërruar ekipin pak nga pak derisa të jemi të gjithë fizikisht mirë dhe skuadra do të kompletohet.

Edhe për sot e thashë që jam i kënaqur për shumë gjëra e për disa të tjera jo. Jam i kënaqur me këtë pikë këtu, me shumë gjëra të mira që kam parë, për shumë lojtarë të mirë që kanë luajtur sot, për vullnetin deri në fund që të mos humbim këtë ndeshje, që na ka humbur në ndeshjet e tjera”.

“E kemi bërë skemën gjatë stërvitjeve si të mbroheshim ndaj tyre dhe na bëri tre gola, është hera e parë në karrierë që më shënon tre gola në një ndeshje një lojtar. Por 2 nga 3 i shënoi pas gabimeve tona.

Gjithmonë u them lojtarëve që të respektojnë topin, të mos e humbin lehtë, shpesh e humbëm lehtë dhe humbëm besimin. Ky moment mbaroi, një ndeshje e mirë për tifozët dhe e bukur për t’i parë, për trajnerët e tjerë që të analizojnë gjëra dhe me këtë pikë do të përgatitemi për ndeshjet e tjera për të shkuar më lart”, tha Vukicevic.

Etiketa: dejan vukicevicLaci

Lajme të lidhura

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund
Breaking Views

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

23:11 - 05/12/25
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin
Breaking Views

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25
Giani Infantino i jep Presidentit Donald Trump “Çmimin e Paqes FIFA”
Breaking Views

Giani Infantino i jep Presidentit Donald Trump “Çmimin e Paqes FIFA”

18:42 - 05/12/25
Para
Erdogan “thumba” për Mitsotakis: Nuk ka njohuri për protokollet

Erdogan “thumba” për Mitsotakis: Nuk ka njohuri për protokollet

Discussion about this post

TË FUNDIT

Sejko në konferencën ICEBIT 2025: Transformimi digjital është themeli i ekonomive moderne
Aktualitet

Sejko në konferencën ICEBIT 2025: Transformimi digjital është themeli i ekonomive moderne

11:57 - 06/12/25

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, mori pjesë në konferencën ndërkombëtare mbi ekonominë, biznesin, inovacionin dhe teknologjinë (ICEBIT 2025), të zhvilluar...

Lexo më shumë
Shqiptari kapet me 18 kg kokainë në Francë: “Jam në vështirësi financiare”

Shqiptari kapet me 18 kg kokainë në Francë: “Jam në vështirësi financiare”

11:45 - 06/12/25
Tentoi të vriste bashkëshorten me shkop druri, arrestohet 76-vjeçari në Durrës

Tentoi të vriste bashkëshorten me shkop druri, arrestohet 76-vjeçari në Durrës

11:30 - 06/12/25
Ishte dënuar me 25 vite burg, ndërron jetë i burgosuri në Burgun e Shkodrës/ EMRI

Ishte dënuar me 25 vite burg, ndërron jetë i burgosuri në Burgun e Shkodrës/ EMRI

11:16 - 06/12/25
Lokal për drogë dhe bixhoz në Vau i Dejës, arrestohet 39-vjeçari

Lokal për drogë dhe bixhoz në Vau i Dejës, arrestohet 39-vjeçari

10:50 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com