GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Asgjësohen 150 bimë narkotike në Lezhë, bien në pranga kultivuesit (EMRAT)

në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Asgjësohen 150 bimë narkotike në Lezhë, bien në pranga kultivuesit (EMRAT)
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Tre persona kanë rënë në prangat e policisë së Lezhës. Ata akuzohen për kultivim të lëndëve narkotike.

Të arrestuarit janë identifikuar si shtetasit: Gjok Marku, Alban Lleshaj dhe Alfred Doda. Policia i ndaloi teksa po udhëtonin me automjet në drejtim të zonës ku kishin mbjellë bimën e kanabisit.

Operacioni i koduar Vela erdhi pas një hetimi disa mujor ku policia e Lezhës ka evidentuar dhe asgjësuar rreth 150 bimë të dyshuara narkotike të kultivuara, si dhe ka sekuestruar rreth 200 bimë kanabis në proces tharjeje.

Sipas bluce të Lezhës, 56-vjeçari Gjon Marku rezulton me precedentë të mëparshëm penal pasi ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Njoftimi zyrtar i policise

Finalizohet, pas një hetimi disamujor, operacioni policor i koduar “Vela”, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Lezhë.

Dokumentohen disa raste të kultivimit të bimëve të dyshuara narkotike, në zonën e fshatit Velë.

Gjatë periudhës hetimore, Policia ka evidentuar dhe asgjësuar rreth 150 bimë të dyshuara narkotike të kultivuara, si dhe ka sekuestruar rreth 200 bimë kanabis në proces tharjeje.

U kapën në flagrancë duke shkuar me automjet në drejtim të zonës ku kishin kultivuar bimët narkotike, vihen në pranga 3 shtetas, njëri prej tyre i shpallur në kërkim gjatë periudhës hetimore.

Gjatë kontrollit në automjetin e tyre u gjetën mjete për përpunimin e bimëve narkotike.

Në kuadër të procedimit penal të nisur nga strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Lezhë, bazuar në informacione të siguruara në rrugë operative për kultivim të bimëve narkotike në zonën e fshatit Velë, ka vijuar hetimi proaktiv disamujor nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, me qëllim dokumentimin e plotë ligjor të kësaj veprimtarie, identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar.

Si rezultat është finalizuar operacioni policor i koduar “Vela”, në kuadër të të cilit u kapën dhe u arrestuan shtetasit:

– Gj. M., 56 vjeç, banues në Velë, i shpallur në kërkim për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike” (me precedent të mëparshëm kriminal);

– A. Ll., 37 vjeç dhe A. D., 43 vjeç, të dy banues në Tresh.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se këta tre shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, gjatë disa muajve, kanë kultivuar në zona të pyllëzuara të fshatit Velë, Lezhë, rreth 150 bimë të dyshuara narkotike kanabis, të cilat janë evidentuar dhe asgjësuar me anë të djegies, nga shërbimet e Policisë, gjatë periudhës hetimore.

Gjithashtu, po gjatë kësaj periudhe hetimore, janë gjetur dhe sekuestruar rreth 200 bimë narkotike në proces tharjeje, që këta shtetas i kishin vendosur në një banesë të braktisur në këtë zonë, të cilën dyshohet se e përdornin për këtë veprimtari kriminale.

Shtetasit Gj. M., A. Ll. dhe A. D. janë lokalizuar dhe ndaluar nga shërbimet e Policisë, duke udhëtuar me një automjet, në zonën Kolsh, në drejtim të zonës ku janë evidentuar bimët narkotike. Gjatë kontrollit në momentin e ndalimit, brenda në automjet janë gjetur mjete pune për përpunimin e bimëve narkotike.

Vijon puna hetimore për identifikimin e rasteve të tjera dhe dokumentimin e plotë të implikimit të këtyre shtetasve në këtë veprimtari kriminale.

Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Përkrahja e autorit të krimit”.

Etiketa: kultivimLezhëPolici

Lajme të lidhura

Dyshohet se vrau me thikë mamanë! Arrestohet 57-vjeçarja në Kurbin, procedohet mjekja (Emrat)
Aktualitet

Dyshohet se vrau me thikë mamanë! Arrestohet 57-vjeçarja në Kurbin, procedohet mjekja (Emrat)

14:30 - 06/06/26
Sa do shiten nafta dhe benzina? Bordi nxjerr çmimet e reja
Aktualitet

Bordi ndryshon sërish çmimin e karburanteve, ja me sa do të shiten nafta dhe benzina

13:35 - 06/06/26
Protestat/ Berisha: Ky uragan nuk ndalet pa realizuar qëllimet! Rama të largohet menjëherë dhe të dëgjojë zërin e qytetarëve
Aktualitet

Protestat/ Berisha: Ky uragan nuk ndalet pa realizuar qëllimet! Rama të largohet menjëherë dhe të dëgjojë zërin e qytetarëve

13:17 - 06/06/26
Para
Shpërthim i fuqishëm në një pikë karburanti, nëntë persona humbin jetën

Shpërthim i fuqishëm në një pikë karburanti, nëntë persona humbin jetën

Discussion about this post

TË FUNDIT

Teherani i përgjigjet presidentit libanez: Armiku i vërtetë është Izraeli, shpëtoni vendin tuaj
Botë

Teherani i përgjigjet presidentit libanez: Armiku i vërtetë është Izraeli, shpëtoni vendin tuaj

15:31 - 06/06/26

Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, i bëri thirrje sot Presidentit libanez Joseph Aoun , i cili dje i kërkoi Teheranit të ndalojë “ndërhyrjen”...

Lexo më shumë
Nga Koronavirusi te Lija e Majmunit dhe Ebola, OBSH identifikon pandemitë që mund të kërcënojnë Europën

Nga Koronavirusi te Lija e Majmunit dhe Ebola, OBSH identifikon pandemitë që mund të kërcënojnë Europën

15:04 - 06/06/26
Dyshohet se vrau me thikë mamanë! Arrestohet 57-vjeçarja në Kurbin, procedohet mjekja (Emrat)

Dyshohet se vrau me thikë mamanë! Arrestohet 57-vjeçarja në Kurbin, procedohet mjekja (Emrat)

14:30 - 06/06/26
Nesër mbahen zgjedhjet në Kosovë, ish-presidentja Osmani: Kam pritshmëri të lartë, po vjen ndryshimi

Nesër mbahen zgjedhjet në Kosovë, ish-presidentja Osmani: Kam pritshmëri të lartë, po vjen ndryshimi

14:01 - 06/06/26
Sa do shiten nafta dhe benzina? Bordi nxjerr çmimet e reja

Bordi ndryshon sërish çmimin e karburanteve, ja me sa do të shiten nafta dhe benzina

13:35 - 06/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

grandpashabet girişdeneme bonusu veren siteler 2026kralbetjojobetbetpark girişJojobetMarsbahis GirişCasibomJojobet Girişcasibom girişDeneme Bonusu Veran Siteler 2026jojobetjojobet girişjojobet girişcasino sitelericasibomCasibom Girişcasibom