GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Trajneri Krepi analizon ndeshjet e Kombëtares U-19: I kënaqur me grupin e vajzave, zhvilluam ndeshje të mira!

18:42 - 13/10/22
në Sport
Kohë leximi: 3 min
A A
Trajneri Krepi analizon ndeshjet e Kombëtares U-19: I kënaqur me grupin e vajzave, zhvilluam ndeshje të mira!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Shqipëria U-19 për vajza i mbylli me fitoren 1-0 ndaj Armenisë, kualifikueset e Kampionatit Europian për këtë grupmoshë. Gjashtë pikë në tre ndeshje arritën të sigurojnë vajzat kuqezi të drejtuara nga trajneri Kreshnik Krepi, duke u renditur në vendin e dytë në grupin B3 në Ligën B.

Edhe pse nuk u arrit objektivi kryesor, që ishte vendi i parë në grup, trajneri Kreshnik Krepi vlerëson paraqitjen e skuadrës në këtë fushatë eliminatoresh dhe ka mbetur i kënaqur nga grupi i vajzave. Në një intervistë për fshf.org, ai bën një analizë të shkurtër të tre ndeshjeve të ekipit të tij ndaj Letonisë, Rumanisë dhe Armenisë.

“Sigurisht që objektivi ynë ishte vendi i parë në grup dhe ne gjithmonë përgatitemi për të arritur këtë objektiv, pavarësisht kundërshtarëve në grup. Sa i përket këtyre eliminatoreve, jam shumë i kënaqur me të gjithë grupin e vajzave, sepse përqëndrimi ishte shumë i madh, ashtu sikurse edhe përgatitja tekniko-taktike.

Arritëm të bënim tre ndeshje shumë të mira, ku dy kundërshtarë ishin shumë seriozë dhe të mirëpërgatitur. Sa i përket takimit të parë ndaj Letonisë, dominuam në çdo aspekt dhe i ushtruam pressing kundërshtarit, duke e zgjidhur ndeshjen për vetëm 30 minuta e pjesën tjetër të lojës veç administruam rezultatin.

Në ndeshjen ndaj Rumanisë, ishim pak të lodhur fizikisht, teksa pavarësisht se rezultati nuk ishte ai që ne dëshironim, kam mbetur disi i kënaqur. Ekipi ynë luftoi deri në fund dhe nuk u dorëzua, por iu kundërpërgjigj kundërshtarit në çdo situatë që ato krijuan. Ndeshja ndaj Armenisë ishte e lehtë në letër për ne, por pas 180 minutash lojë në vetëm 4 ditë dhe me dy kundërshtarë si Rumania dhe Letonia do të bëhej pak e vështirë. Por ia dolëm të fitonim me golin e Tanushit dhe jam i kënaqur sepse loja u zhvillua në gjysmëfushën kundërshtare, çka tregon edhe se jemi në rrugën e duhur dhe jemi në rritje” – tha Krepi, i cili thotë përgëzon ekipin e tij dhe shpreson që në ndeshjet e radhës, ekipi të marrë pikët e plota.

“Shoh që futbolli i femrave ka rritje, si në mënyrën e lojës, ashtu edhe në rezultate. Kombëtarja U-19 arriti 6 pikë në tre ndeshje dhe jemi pretendent kryesor për t’u kualifikuar si ekipi i dytë më i mirë në grupe. Dua t’i përgëzoj dhe t’i falënderoj të gjitha vajzat për lojën e bukur që realizuan, duke dhënë maksimumin e tyre, ashtu sikurse edhe na kishin premtuar. Me punë dhe shumë disiplinë, arritëm të marrim 6 pikë në 3 ndeshje, të zhvilluara në harkun kohor të gjashtë ditëve. Na mbetet të përmirësojmë gabimet që bëjmë, teksa shpresoj që në ndeshjet e radhës të marrim pikët e plota” – tha Kreshnik Krepi për fshf.org.

Vendi i parë i çdo grupi në Ligën B ngjitet automatikisht në Ligën A, por UEFA i ka dhënë mundësinë edhe një ekipi tjetër që do të cilësohet si vendi i dytë më i mirë në të gjitha grupet e Ligës B të ngjitet më lart. Deri më tani, Shqipëria është me ‘një këmbë’ në Ligën tjetër, por mbetet të shihen edhe se si do të jetë klasifikimi i ekipeve të tjera në këtë Ligë, ndeshjet e të cilave do të luhen në muajin nëntor.

Etiketa: kombetarja u-19ndeshjeTrajneri Krepi

Lajme të lidhura

Goditje e rëndë për Asllanin, Federata Turke nuk e kursen dhe i prish planet mesfushorit të Kombëtares
Breaking Views

Goditje e rëndë për Asllanin, Federata Turke nuk e kursen dhe i prish planet mesfushorit të Kombëtares

20:15 - 05/02/26
Benzema nis aventurën me Al Hilal me gol
Breaking Views

Benzema nis aventurën me Al Hilal me gol

19:43 - 05/02/26
Duka vlerëson progresin dhe zhvillimin e futbollit në Kosovë: Uroj të jeni pjesë e Botërorit 2026
Sport

Duka vlerëson progresin dhe zhvillimin e futbollit në Kosovë: Uroj të jeni pjesë e Botërorit 2026

13:41 - 05/02/26
Para
Angela Merkel fiton çmimin “Nobel” për paqen

“Gjermania kishte nevojë”, Merkel mbron vendimin për furnizimin me gazin rus

Discussion about this post

TË FUNDIT

Pritet intensitet i lartë i reshjeve nga e premtja në Durrës/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak: Të merren masa!
Aktualitet

Pritet intensitet i lartë i reshjeve nga e premtja në Durrës/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak: Të merren masa!

22:17 - 05/02/26

Nga dita e nesërme pritet të ketë një përkeqësim të motit. Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se për periudhën 06.02.2026 –...

Lexo më shumë
Prindërit e ministrit, pronarë të studiove të auditimit “BDO Albania” dhe “PBM”, Petrit Malaj në konflikt interesi

Prindërit e ministrit, pronarë të studiove të auditimit “BDO Albania” dhe “PBM”, Petrit Malaj në konflikt interesi

21:39 - 05/02/26
Avokati Pjetri: Bashkim Ulaj falsifikoi dokumentet e tokave për resortin në Velipojë

Avokati Pjetri: Bashkim Ulaj falsifikoi dokumentet e tokave për resortin në Velipojë

21:17 - 05/02/26
Tronditet Greqia, oficeri i lartë i shiste Kinës të dhënat e NATO-s, ja si u zbulua

Tronditet Greqia, oficeri i lartë i shiste Kinës të dhënat e NATO-s, ja si u zbulua

20:45 - 05/02/26
Çarja e argjinaturës përmbyti Durrësin, humbi jetën një punonjës/ Prokuroria sekuestron dosjet në bashki

Çarja e argjinaturës përmbyti Durrësin, humbi jetën një punonjës/ Prokuroria sekuestron dosjet në bashki

20:30 - 05/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com