GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Vasili: Rama kundër Europës, po na çon drejt Lindjes e narkomafies

20:00 - 13/10/22
në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
“Kuvendi bordello politike”, Vasili: Bllokojnë projekt-ligjin për uljen e çmimit të naftës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili me anë të postimi në rrjetet sociale, shprehet se Rama është kundër Europës. Vasili thekson se Rama po na çon drejt Lindjes, duke shtuar se po krijon një narko-shtet.

Postimi:

Rama egersisht kunder Europes e BE dhe ne gjunje drejt Lindjes e narkomafies!

Raport Progresi i fundit i ve vulen dhe zhduk çdo iluzion se me Ramen dhe qeverine e tij Shqiperia mund te ece drejt Bashkimit Europian.

Rama ka prioritet vetem Lindjen e autokrateve pa demokraci, pa shtet ligjor ku paraja e piset dhe narkotrafiqet bejne ekonomine dhe asgjesojne shtetin e se drejtes.

Ndaj Raporti i Progresit eshte kembane alarmi per cdo politikan patriot dhe qytetar shqiptar qe do familjen dhe Shqiperine per tu ngritur ne kembe kunder Rames dhe qeverise egersisht antiEurope te rilindjes.

Faktet e Progres Raportit jane tronditese:

?BE mbështeti Shqipërinë me 180 milionë euro ndihmë makro-financiare, të disbursuar plotësisht gjatë 2021. Qeveria përdori aktet normative në vend të procedurës së rregullt legjislative kundër kushteve të miratuara bashkarisht”,

? Ndërtimi i një inceneratori të ri në Tiranë paraqet shqetësime në rritje për sa i përket përputhshmërisë me acquis të BE-së për mbetjet, duke përfshirë hierarkinë e mbetjeve dhe objektivat e riciklimit,” thuhet në progres-raportin e fundit të Komisionit Europian.

? Raporti i cilëson politikat e menaxhimit të mbetjeve jo në përputhje me objektivat e riciklimit të BE-së dhe kuadrin ligjor pjesërisht të përafruar.

?”Filluan punimet për ndërtimin e aeroportit të ri të Vlorës në Zonën e Mbrojtur Vjosa-Nartë në kundërshtim me ligjet kombëtare dhe mbrojtjen ndërkombëtare të biodiversitetit, konventa që tashmë janë ratifikuar,” thuhet gjithashtu në progresraport.

?Legjislacioni për investimet strategjike ngre shqetësime për mbrojtjen të biodiversitetit, pasi mund të çojë në investime të mëdha turistike dhe industriale në zonat e mbrojtura,” thuhet në raportin e Komisionit Europian.

?Miratimi i një amnistie tatimore dhe penale kundër këshillave të BE-së dhe Moneyval-it mund të rrezikojë përparimin në këtë fushë, si dhe luftën kundër pastrimit të parave.

?Sa i përket shtetësisë, Shqipëria duhet të frenohet nga zhvillimi i një skeme të nënshtetësisë së investitorëve (pasaporta të arta) pasi do të përbënte rreziqe përsa i përket sigurisë, pastrimit të parave, evazionit fiskal, financimit të terrorizmit, korrupsionit dhe infiltrimit nga krimi i organizuar dhe do të ishte i papajtueshëm me acquis të BE-së”.

?Rishikimet e shpeshta të buxhetit dobësojnë besueshmërinë fiskale.

?Krijimi i disa agjencive qeveritare rreth Kryeministrisë, pa një kuadër gjithëpërfshirës drejtues dhe pa vëmendje sistematike ndaj linjave të mbikqyrjes dhe raportimit, ngre pikëpyetje në lidhje me standardet e administratës publike.

?Mbikqyrja parlamentare mbetet e kufizuar.

?Kryeministri nuk mori pjesë në asnjë nga katër interpelancat e thirrura me të.

?Konsultimet publike dhe me shoqërinë civile mbeten të natyrës formale.

?Shqipëria vazhdon të jetë vend origjine, tranziti dhe destinacioni i trafikimit të qenieve njerëzore.

?Krimi gjeneron sasi të madhe parash përmes trafikut të drogës, evazionit fiskal, kontrabandimit dhe trafikimit të qenieve njerëzore.

?Shqipëria nuk ka një strategji kombëtare për drogat dhe as observator kombëtar për drogat.

?Trafikimi i drogës vazhdon të jetë forma më e përhapur e krimit të rëndë.

?Autonomia e tyre fiskale mbetet e rrezikuar, për shkak se buxheti varet prej transferimit në nivel qendror. Aksesi i njesive vendore në fondet e BE vazhdon të jetë problematik për shkak të ndryshimeve të shpeshta të administratës dhe procedurave komplekse”, thekson progres-raporti.

?Nuk është bërë progres në lirinë e shprehjes. Cënim i pavarësisë së medias, frikësimi i gazetarëve, mungesa e aksesit në institucionet qeveritare, mungesa e transparencës. Të sigurohet pavarësia e RTSH”

Etiketa: kunder EuropesRamaVasili

Lajme të lidhura

Dashnori i PD-së pranon ofertën e Ramës dhe bëhet Kryeinspektor! Hajdari emërohet  prefekt i Tiranës
Aktualitet

“Besoj te Rama”/ Ish-deputeti i PD, Dashnor Sula tregon pse pranoi ftesën e kryeministrit dhe shmang Berishën

20:39 - 14/02/26
“Nuk na dha asnjë alternativë”, banorët e Durrësit të zhgënjyer nga takimi me Ramën: Nuk tërhiqemi
Aktualitet

“Nuk na dha asnjë alternativë”, banorët e Durrësit të zhgënjyer nga takimi me Ramën: Nuk tërhiqemi

15:12 - 14/02/26
U katandis lideri historik në një breshkë që ndjek nga pas Salianjin!
Aktualitet

“Nuk ka asgjë të përbashkët me PD”, Salianji i përgjigjet Berishës: Partia nuk është pronë personale

14:49 - 14/02/26
Para
VIDEO/ “Kam gjithë jetën që e bëj këtë”, Toni Kroos ka një “ritual” të veçantë para çdo ndeshje

VIDEO/ “Kam gjithë jetën që e bëj këtë”, Toni Kroos ka një “ritual” të veçantë para çdo ndeshje

Discussion about this post

TË FUNDIT

Dashnori i PD-së pranon ofertën e Ramës dhe bëhet Kryeinspektor! Hajdari emërohet  prefekt i Tiranës
Aktualitet

“Besoj te Rama”/ Ish-deputeti i PD, Dashnor Sula tregon pse pranoi ftesën e kryeministrit dhe shmang Berishën

20:39 - 14/02/26

Për herë të parë pasi mori postin e Kryeinpektorit Dashnor Sula në një intervistë për gazetaren e Top Channel, Rudina...

Lexo më shumë
Vrasja e 25-vjeçarit shqiptar në Itali, detaje tronditëse. Autori është…

Vrasja e 25-vjeçarit shqiptar në Itali, detaje tronditëse. Autori është…

19:24 - 14/02/26
Deputetja e PD-së nxjerr videon: Çahet skarpata anësore e Rrugës së Arbrit

Deputetja e PD-së nxjerr videon: Çahet skarpata anësore e Rrugës së Arbrit

19:18 - 14/02/26
Detaje nga ekzekutimi me armë zjarri i 25-vjeçarit shqiptar në Itali, dyshohet se…

Detaje nga ekzekutimi me armë zjarri i 25-vjeçarit shqiptar në Itali, dyshohet se…

18:15 - 14/02/26
Flet daja hero, 12 vite në kërkim të mbesës: Çfarë më tha Eva kur mbërriti nga Siria në…

Flet daja hero, 12 vite në kërkim të mbesës: Çfarë më tha Eva kur mbërriti nga Siria në…

17:53 - 14/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com