GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Eurodeputeti holandez: I turpshëm kushtëzimi i liberalizimit të vizave për Kosovën

15:18 - 14/10/22
në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
Pas ukrainasve, shqiptarët ishin më të refuzuarit në kufijtë e BE në vitin 2021
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Thijs Reuten, eurodeputet nga Holanda, i ka reaguar shtetit prej nga vjen, dhe shteteve të tjera, për përmendjen e kushteve të reja për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Në një postim në Twitter, Reuten ka reaguar për lidhjen e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës me funksionalizimin e sistemit ETIAS.

Ai ka thënë se ky është vetëm një arsyetim për shtyrjen e liberalizimit për Kosovën, e cila “i ka plotësuar të gjitha kushtet, pas vitit 2018”.

“Thellësisht i turpëruar nga Qeveria e Holandës dhe katër (qeveri të tjera). Pasi Kosova i ka përmbushur të gjitha kërkesat në vitin 2018, si dhe pas një raporti shtesë jashtëzakonisht pozitiv, me kërkesë të Holandës, ata gjetën një arsyetim të ri për ta shtyrë udhëtimin pa viza për Kosovën”, ka thënë Reuten.

Në një tjetër postim ai ka thënë se “Franca po i tregon sërish qëllimet e vërteta kur është puna te mbajtja e premtimeve dhe loja sipas rregullave”.

“Rreth 1 milion qytetarët e fundit të mbetur në rajonin e Ballkanit Perëndimor pa udhëtim të lirë pa viza, po përdoren për politika të brendshme, me mbështetje edhe të Suedisë, Belgjikës, Holandës dhe Spanjës”, ka thënë mes tjerash ai.

Reuten është eurodeputet që vjen nga Partia e Punës, parti opozitare në Holandë. Sipas burimeve të Radios Evropa e Lirë, më 13 tetor, në takimin e grupit punues për viza të Këshillit të BE-së, zyrtarët francezë kanë propozuar që liberalizimi i vizave për Kosovën të lidhet me funksionalizimin e sistemit për siguri në Evropë, ETIAS. Kjo ide e Francës është mbështetur edhe nga Suedia, Belgjika, Holanda dhe Spanja.

Edhe Qeveria e Kosovës, përkatësisht zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi ka thënë për një televizion lokal në Kosovë se në takimin në BE janë dhënë kushte të reja për liberalizimin e vizave.

Deputetë të opozitës, në anën tjetër, kanë thënë se shtyrja e vazhdueshme e liberalizimit të vizave është e padrejtë ndaj qytetarëve të Kosovës. Komisioni Evropian ka rekomanduar liberalizimin e vizave për Kosovën më 2018.

Më 12 tetor të këtij viti, ky Komision ka konfirmuar në Raportin vjetor të Progresit se mbështet rekomandimin e bërë për heqjen e vizave për Kosovën dhe konstatimin se shteti i ka përmbushur të gjitha kriteret. ETIAS është sistem evropian për autorizim dhe informacione rreth udhëtimit.

Ky sistem mundëson verifikimin e të dhënave të qytetarëve të vendeve të treta, që nuk kanë nevojë për vizë, për të hyrë në Zonën Schengen.

Procedura ligjore për të miratuar sistemin ETIAS ka nisur më 2016, dhe sistemi pritet të jetë plotësisht operacional brenda vitit 2023 – por nuk dihet data e saktë./REL

Etiketa: LiberalizimiViza

Lajme të lidhura

Ushtria e Kosovës do të marrë pjesë në Forcën Ndërkombëtare Stabilizuese për Gazën
Breaking Views

Ushtria e Kosovës do të marrë pjesë në Forcën Ndërkombëtare Stabilizuese për Gazën

18:41 - 04/02/26
Emri i saj në dosjen  “Epstein”? Reagon ish presidentja e Kosovës: Nuk e kam njohur dhe takuar kurrë
Kosovë & Rajon

Emri i saj në dosjen “Epstein”? Reagon ish presidentja e Kosovës: Nuk e kam njohur dhe takuar kurrë

14:48 - 02/02/26
Dosja Epstein, shfaqet edhe Behgjet Pacolli në email-e të vitit 2012
Breaking Views

Dosja Epstein, shfaqet edhe Behgjet Pacolli në email-e të vitit 2012

22:12 - 01/02/26
Para
Gjeni që 9-vjeç! Vogëlushi nga Lezha lë pa fjalë moderatoren, ia merr stafetën ‘live’ (VIDEO)

Gjeni që 9-vjeç! Vogëlushi nga Lezha lë pa fjalë moderatoren, ia merr stafetën ‘live’ (VIDEO)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Skandali i rrugës Qukës-Qafë Plloçë, Berisha: Kompania 2T e Sakos vodhi 300 mln euro dhe i ndau me Ramën
Aktualitet

Skandali i rrugës Qukës-Qafë Plloçë, Berisha: Kompania 2T e Sakos vodhi 300 mln euro dhe i ndau me Ramën

13:15 - 05/02/26

Kryetari i PD-së, Sali Berisha, në një konferencë për gazetarët deklaroi se shqiptarët kanë paguar mbi 300 milionë euro për...

Lexo më shumë
Prishje në emër të përmbytjeve, dhjetëra familje në Durrës mbeten pa strehë

Ndërhyrja në argjinaturën e Erzenit, prokuroria nis hetimet dhe sekuestron dokumente në Bashkinë e Sakos

12:43 - 05/02/26
Ortekë dëbore në aksin Qafë Thore-Theth, rruga bllokohet plotësisht për lëvizjen e automjeteve

Ortekë dëbore në aksin Qafë Thore-Theth, rruga bllokohet plotësisht për lëvizjen e automjeteve

12:32 - 05/02/26
Banorët protestojnë para Bashkisë së Beratit, nënkryetari: Bëni çfarë të doni, rruga nuk bëhet!

Banorët protestojnë para Bashkisë së Beratit, nënkryetari: Bëni çfarë të doni, rruga nuk bëhet!

12:17 - 05/02/26
Dhunohet me sende të forta mjeku, përfundon në koma te Trauma

Përleshen dy persona në Vlorë, njëri prej tyre dërgohet në spitalin e Traumës me dëmtime të rënda

12:05 - 05/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com