GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

“Shtatë mijë të vdekur”, Alibeaj flet për ligjin e lustracionit: Fajësia individuale, të provohet

në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
A do të dalë opozita me një kandidat në zgjedhjet lokale? Alibeaj tregon vendimin që ka marrë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, ka reaguar pasi grupi i deputetëve që janë në mbështetje të tij, ka depozituar ditën e sotme në Kuvend projektligjin e lustracionit. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Alibeaj është shprehur se rreziqet e një tranzicioni të dështuar janë të shumëfishta.

Ai ka rreshtuar numrin e disa prej krimeve të komunizmit dhe ka theksuar se gabimi më i madh nuk është rënia në kllapi, por moszgjimi prej saj.

Alibeaj sjell në vëmendje rezolutën 1096 e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, ku thuhet se rreziqet e një procesi tranzicioni të dështuar janë të shumëfishta dhe se në rastin më të mirë, oligarkia do të mbretërojë në vend të demokracisë, korrupsioni në vend të shtetit ligjor dhe krimi i organizuar në vend të të drejtave të njeriut.

Postimi i Alibeaj:

KOMUNIZMI NË SHQIPËRI ?

? 34 135 të burgosur për arsye politike.

? 59 009 të internuar.

? 7 022 prej tyre vdiqën prej trajtimit shtazarak.

? 984 të vdekur në burgjet e komunizmit

? 6027 të ekzekutuar me dhe pa gjyq

? 308 persona kanë humbur aftësitë mendore në burgje nga torturat,

? mbi 4500 të ekzekutuarve me dhe pa gjyq, nuk iu janë gjendur eshtrat ende sot!

  1. EUROPA PËR KOMUNIZMIN NË SHQIPËRI ?

Rezoluta 1096 e Asamblese Parlamentare

  1. Rreziqet e një procesi tranzicioni të dështuar janë të shumëfishta. Në rastin më të mirë, oligarkia do të mbretërojë në vend të demokracisë, korrupsioni në vend të shtetit ligjor dhe krimi i organizuar në vend të të drejtave të njeriut. Në rastin më të keq, rezultati mund të jetë “rivendosja e butë” e një regjimi totalitar, apo më keq një përmbysje me dhunë e demokracisë së re. […]. Çelësi i bashkëjetesës paqësore dhe një procesi të suksesshëm tranzicioni qëndron në arritjen e ekuilibrit delikat të ofrimit të drejtësisë pa kërkuar hakmarrje.
  2. Lidhur me trajtimin e personave që nuk kanë kryer asnjë krim që mund të ndiqet penalisht […], por që megjithatë kanë mbajtur poste të larta në ish-regjimet totalitare komuniste dhe i kanë mbështetur ato, […] disa shtete e kanë parë të nevojshme futjen e masave administrative, si ligjet e lustracionit apo dekomunistizimit. Qëllimi i këtyre masave është të përjashtojë këta persona nga ushtrimi i pushtetit qeveritar nëse nuk mund t’u besohet se do ta ushtrojnë atë në përputhje me parimet demokratike, pasi ata nuk kanë treguar asnjë përkushtim apo besim në to, në të kaluarën dhe nuk kanë interes apo motivim për t’a bërë tani.
  3. […], këto masa mund të jenë në përputhje me një shtet demokratik nën sundimin e ligjit nëse plotësohen disa kritere. Së pari, fajësia, duke qenë individuale, e jo kolektive, duhet të provohet në çdo rast individual – kjo thekson nevojën e zbatimit individual dhe jo kolektiv të ligjeve të lustracionit. Së dyti, duhet të garantohet e drejta e mbrojtjes, prezumimi i pafajësisë derisa të provohet fajësia dhe e drejta për t’u ankuar në gjykatë.

Hakmarrja nuk mund të jetë kurrë qëllim i masave të tilla dhe as nuk duhet të lejohet keqpërdorimi politik apo social i procesit të lustracionit që rezulton. Qëllimi i lustracionit nuk është të ndëshkojë njerëzit e supozuar fajtorë – kjo është detyrë e prokurorëve që përdorin ligjin penal – por të mbrojë demokracinë e saposhfaqur, prej tyre.

III. SHQIPTARËT PËR KOMUNIZMIN 2022 ?

❓❓❓❗️

GABIMI MË I MADH NUK ËSHTË RËNIA NË KLLAPI, POR MOSZGJIMI PREJ SAJ

Etiketa: Alibeajkomunizmilustracioni

Lajme të lidhura

“Tenderi për avionët zjarrfikës”/ Reagon Ministria e Mbrojtjes: Çështja gjyqësore e kompanisë në Spanjë është në shqyrtim!
Aktualitet

“Tenderi për avionët zjarrfikës”/ Reagon Ministria e Mbrojtjes: Çështja gjyqësore e kompanisë në Spanjë është në shqyrtim!

15:12 - 06/08/26
“Të hetohet aktiviteti i Ermal Beqirit”, Balliu publikon dokumentet: Janë transferuar para jashtë vendit
Aktualitet

“Të hetohet aktiviteti i Ermal Beqirit”, Balliu publikon dokumentet: Janë transferuar para jashtë vendit

14:53 - 06/08/26
Këlcyra refuzon Ramën, i gjithë këshilli bashkiak voton kundër shkrirjes dhe bashkimit me Përmetin
Aktualitet

Këlcyra refuzon Ramën, i gjithë këshilli bashkiak voton kundër shkrirjes dhe bashkimit me Përmetin

14:13 - 06/08/26
Para
“Shqipëria vend i pleqve”, Sula: Qeveria është shkëputur nga realiteti  

Kriza ekonomike, Sula: Bizneset janë braktisur nga qeveria, janë nënshtruar

Discussion about this post

TË FUNDIT

Sa doli nga burgu Beqaj, Myzyri i çoi peshqeshin 2.3 miliardë lekë/ Tenderi i Jodit për spitale i shkon Eduard Currit, “portofolit” të ish-ministrit
Breaking Views

Sa doli nga burgu Beqaj, Myzyri i çoi peshqeshin 2.3 miliardë lekë/ Tenderi i Jodit për spitale i shkon Eduard Currit, “portofolit” të ish-ministrit

18:51 - 06/08/26

Një ditë pasi ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, u lirua nga burgu dhe kaloi në arrest shtëpie, drejtori i ri...

Lexo më shumë
Ashpërsohen ndëshkimet për shoferët që shkelin rregullat, hyjnë në fuqi ndryshimet në Kodin Rrugor

Ashpërsohen ndëshkimet për shoferët që shkelin rregullat, hyjnë në fuqi ndryshimet në Kodin Rrugor

18:23 - 06/08/26
Durrës/ Punëtorit të ndërtimit i bie të fikët, 40-vjeçari ndërron jetë pasi u transportua në spital

Durrës/ Punëtorit të ndërtimit i bie të fikët, 40-vjeçari ndërron jetë pasi u transportua në spital

18:11 - 06/08/26
Zjarri del jashtë kontrollit në Mallakastër, flakët afrohen drejt fshatit Drenije

Zjarri del jashtë kontrollit në Mallakastër, flakët afrohen drejt fshatit Drenije

16:44 - 06/08/26
FSHF revokon mbështetjen për kandidaturën e Gianni Infantinos për President të FIFA-s

FSHF revokon mbështetjen për kandidaturën e Gianni Infantinos për President të FIFA-s

16:35 - 06/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com