GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Përmbytje në Greqi/ Pamje apokaliptike nga ishulli, mister fati i një gruaje të zhdukur

në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
Përmbytje në Greqi/ Pamje apokaliptike nga ishulli, mister fati i një gruaje të zhdukur
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ishulli i Kretës në Greqi është përfshirë nga moti i keq. Si pasojë e përmbytjeve që shkaktuan reshjet e shiut, humbi jetën 50-vjeçar. Rrugët u kthyen në “lumenj”, prona dhe dyqane u shkatërruan, ndërsa në të njëjtën kohë ankthi po arrin kulmin për një grua te zhdukur, e cila udhëtonte në të njëjtin mjet me fotografin 50-vjeçar Konstantinos Vergakis , i cili pësoi një vdekje tragjike.

50-vjeçari u gjet i vdekur në makinën e tij që u bllokua në kanalin e përmbytjes, ndërsa një grua, qe kishte shkuar në punë me të dhe ishte pasagjere në mjetin e tij, rezulton e zhdukur. Në kërkimin e saj janë përfshirë edhe zhytës dhe operacioni është shtrirë edhe në det. Ekipet e shpëtimit po kërkojnë gjithashtu persona të bllokuar brenda makinave që janë larguar. Qindra telefonata janë marrë nga zjarrfikësit që nga mëngjesi i djeshëm kur filluan reshjet e shiut.

Sot nisën sërish kërkimet për 49-vjeçaren e zhdukur , e cila dyshohet se po udhëtonte në të njëjtën makinë me fatkeqin Vergakis.

Guvernatori rajonal i Kretës, Stavros Arnautakis , i cili ishte në vendngjarje që në momentin e parë, flet për imazhe të shkatërrimit biblik.

“Brenda 45 minutash kanë rënë 70 milimetra ujë, dukuri të cilat i kalojnë 100 vjetët. Pra, çfarëdo studimi të kishte, asgjë nuk mund të parashikohej . ”

Një tjetër shofer në plazhin e Lygaria ishte më me fat. E gjetën në kohë ekipet e shpëtimit dhe e nxorrën nga makina e saj, pikërisht teksa kishte arritur në det dhe po goditej nga dallgët e furishme.

Gjithçka ka ndodhur në një kohë të shkurtër pasi pak pas orës 11.00 të mëngjesit të së shtunës ka rënë një shi i dendur, i cili ka zgjatur rreth dyzet minuta. Mjaftoi që rrugët të ktheheshin në përrua. Makinat rrëshqisnin dhe, u grumbulluan njëra mbi tjetrën dhe disa arritën në det, ndërsa të tjera shpëtuan në momentin e fundit. Infrastruktura u shkatërrua, dyqanet dhe shtëpitë u zhytën në baltë dhe ujë.

I mbyllur ka mbetur edhe aeroporti “Nikos Kazantzakis” në Heraklion ndërsa rrugët përreth tij janë kthyer në liqene. Rrëshqitje dherash dhe vështirësi në lëvizjen e mjeteve vërehen edhe në aksin rrugor verior.

 

Etiketa: GreqiKreteMoti

Lajme të lidhura

Akuza për pengim të drejtësisë/ Prokurori në Hagë, pretencë për 6 vite burg Thaçit, mbrojtja kërkon lirimin e tij
Kosovë & Rajon

Akuza për pengim të drejtësisë/ Prokurori në Hagë, pretencë për 6 vite burg Thaçit, mbrojtja kërkon lirimin e tij

16:22 - 10/09/26
Prokuroria: Hashim Thaçi tentoi ta pengonte procesin gjyqësor duke ndikuar te dëshmitarët
Kosovë & Rajon

Prokuroria: Hashim Thaçi tentoi ta pengonte procesin gjyqësor duke ndikuar te dëshmitarët

11:29 - 10/09/26
“Të merret vesh e vërteta”/ Mbrojtja e Thaçit kundër seancave “sekrete”
Kosovë & Rajon

Gjyqi në Hagë ndaj Thaçit po shkon drejt fundit, nisin sot deklaratat përfundimtare

08:57 - 10/09/26
Para
Aksion në lokal/ Policia arreston 3  persona, ja aktiviteti i fshehur që bënin

Aksion në lokal/ Policia arreston 3 persona, ja aktiviteti i fshehur që bënin

Discussion about this post

TË FUNDIT

Qeveria shpërthen ndaj Ahmetajt pas audiopërgjimit për trafikun e armëve: Të ketë guximin të vijë këtu
Aktualitet

Qeveria shpërthen ndaj Ahmetajt pas audiopërgjimit për trafikun e armëve: Të ketë guximin të vijë këtu

11:40 - 11/09/26

Qeveria e Edi Ramës ka reaguar për herë të parë pas akuzave të rënda që ish zv.kryeministri Arben Ahmetaj se qeveria...

Lexo më shumë
SPAK merr nën hetim deputetin Luan Baçi, akuzohet për fshehje pasurie!

SPAK merr nën hetim deputetin Luan Baçi, akuzohet për fshehje pasurie!

11:34 - 11/09/26
“O hajdut!”/ Ish-ministri Ilir Beqaj paraqitet në SPAK, qytetarë e presin me protesta

“O hajdut!”/ Ish-ministri Ilir Beqaj paraqitet në SPAK, qytetarë e presin me protesta

11:11 - 11/09/26
Deputeti demokat Luan Baçi paraqitet në SPAK, shoqërohet nga avokati

Deputeti demokat Luan Baçi paraqitet në SPAK, shoqërohet nga avokati

10:41 - 11/09/26
Rama shkarkon nga detyra Besfort Lamallarin, ja kush vjen në postin e ministrit të Brendshëm

Rama shkarkon nga detyra Besfort Lamallarin, ja kush vjen në postin e ministrit të Brendshëm

10:11 - 11/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com