GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Viti i ri akademik nis me protesta, deputeti i PD: S’ka shoqëri dinjitoze pa Universitet cilësor!

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Viti i ri akademik nis me protesta, deputeti i PD: S’ka shoqëri dinjitoze pa Universitet cilësor!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nënkryetari i Kuvendit dhe njëkohësisht deputet i PD,  Agron Gjekmarkaj ka reaguar në Facebook lidhur me situatën dhe protestën e pedagogëve në këtë vit të ri akademik. Gjekmarkaj, shkruan se pedagogë e studentë protestojnë për një trajtim më dinjitoz.

Kujtojmë se pedagogët kanë njoftuar bojkot të mësimit dhe janë në protestë, pasi kërkojnë rritje të pagave dhe trajtim më dinjitoz të arsimit të lartë. Më tej, deputeti shton se opozita e mbështet protestën, ndërsa i bën thirrje ministres Kushi që të mbështesë pedagogët.

Reagimi i plotë:

Sot është dita e parë e mësimdhënies universitare. Do të donim të bënim urimet tradicionale por diçka na pengon. Pedagogë e studentë janë sot në grevë për një trajtim dinjitoz. Ata nuk po kërkojnë të krahasohen me Italinë, Gjermaninë a Francën! Joo ! Thjesht me Kosovën e cila si ka përmbushur ënde dy dekada pavarësi. Nuk ka shoqëri dinjitoze e shtet serioz pa një Universitet cilësor. Pa cilësi nuk ka elita dhe pa to nuk ka progres. Pas 32 vitesh liri ëndë ata kanë mbetur shtresa më e keqtrajtuar ekonomikisht dhe pa status. Ligji i arsimit të lartë kaq i kundërshtuar nga pedagoget nuk u bë kurrë zgjidhje për asgjë. Në shumë vende europiane shteti asiston ekonomikisht Universitetet publike. Sa herë protestojnë a kërkojnë diçka pedagoget tentohet kundërvënia ndaj tyre e shtresave  të ndryshme sociale apo “lufta e klasave” me studentet dhe gjithmonë në horizont shfaqet një ” hall” apo “krize”. A ju ka borxh Partia Demokratike Universiteteve dhe pedagogëve? Sigurisht qe ju ka dhe shumë por prej gati 10 vitesh vendi qeveriset nga Partia Socialiste e 10 vjet janë tepër  për ti lënë në harresë nëse objektiv nuk është dekulturimi i shoqërisë si mënyra më e lehtë e sundimit dhe manipulimit. Protestat janë gjithmonë emancipuese. Ato e ndihmojnë trupën akademike të formësojë sa më shumë pavarësi nga politika. Opozita e mbështet këtë përpjekje të  drejtë pedagogëve pa marrë flamurin e kesaj levizje dhe pa tentuar ta përdorë atë per qëllimet e veta të ditës. I bëj thirrje koleges Kushi si pedagog të ngrejë zërin për të mbështetur shtresën e saj e po kaq Kryeministrit Rama i cili nëse e ka seriozisht konfiskimin e pallateve pa leje të oligarkëve i ka gjetur aty rrogat e pedagogëve për 10 vitet e ardhshme. Dritë e diturisë përpara do të na shpjerë. Dija dhe kurajo do ta bëjnë Shqipërinë më të mirë. Pedagoget sot janë shembulli.

 

Etiketa: GjekmarkajPDprotesta

Lajme të lidhura

Aktivisti Gent Progni nxjerr pamjet nga momenti i kërcënimit me thikë: Agresori një palaço polic!
Aktualitet

Aktivisti Gent Progni nxjerr pamjet nga momenti i kërcënimit me thikë: Agresori një palaço polic!

12:38 - 29/07/26
PD çon në Gjykatën Kushtetuese marrëveshjen për armatim me SHBA, Bardhi: Rama shkeli hapur ligjin
Aktualitet

PD çon në Gjykatën Kushtetuese marrëveshjen për armatim me SHBA, Bardhi: Rama shkeli hapur ligjin

12:01 - 29/07/26
Gjykata gjobit Monika Kryemadhin dhe avokatin e Metës, folën pa leje në GJKKO
Aktualitet

Seanca në GJKKO/ Meta kërkon daljen nga ‘kafazi’ i xhamtë, Kryemadhi mohon akuzat dhe sfidon SPAK

11:35 - 29/07/26
Para
Colella: Sulmi “OK”, pres qendërmbrojtës! Superiorja e ekuilibruar sivjet

Barazun me Kastriotin, Colella: Luajtëm mirë kundër Kastriotit, keqardhje për mundësitë e shpërdoruara

Discussion about this post

TË FUNDIT

“I bleu bashkëpunëtores në biznes skaf 1 mln euro”/ Gazetarja Lala: Ermal Beqiri kishte patentë piloti
Aktualitet

“I bleu bashkëpunëtores në biznes skaf 1 mln euro”/ Gazetarja Lala: Ermal Beqiri kishte patentë piloti

16:29 - 29/07/26

Biznesmeni Ermal Beqiri ishte një personazh kontrovers, që i pëlqente jeta e luksit, i akuzuar si pjesë e dosjes së...

Lexo më shumë
Plas grushti në zyrat e Policisë Bashkiake në Tiranë, efektivi godet shefin gjatë konfliktit

Plas grushti në zyrat e Policisë Bashkiake në Tiranë, efektivi godet shefin gjatë konfliktit

16:13 - 29/07/26
Zjarri në shtëpinë në Shkodër, reagon Policia: Ka humbur jetën nëna me dy fëmijët 1 dhe 3 vjeç

Zjarri në shtëpinë në Shkodër, reagon Policia: Ka humbur jetën nëna me dy fëmijët 1 dhe 3 vjeç

16:04 - 29/07/26
Tragjedia në Shkodër, gjendet një trup i dytë i pajetë. Brenda ndodheshin nëna me dy fëmijët

Tragjedia në Shkodër, gjendet një trup i dytë i pajetë. Brenda ndodheshin nëna me dy fëmijët

15:54 - 29/07/26
Ushqimet e importit më të lira, por në tregjet e pakicës çmimet vetëm rriten!

Nga kafeja te gazi e perimet, produktet që u shtrenjtuan më shumë në qershor

15:29 - 29/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com