GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Studimi: 15% e viktimave të dhunës gjatë luftës në Kosovë ishin nën 18 vjeç

20:09 - 18/10/22
në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 3 min
A A
Studimi: 15% e viktimave të dhunës gjatë luftës në Kosovë ishin nën 18 vjeç
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Qendra e Kosovës për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës, e cila që nga viti 2019 ka nisur dokumentimin e përdhunimeve të kryera nga forcat serbe gjatë luftës, bëri të ditur se nga 900 raste të dokumentuara deri tash, 15 për qind e tyre janë të moshës nën 18 vjeç.

Të dhënat u publikuan të martën në Prishtinë gjatë konferencës ndërkombëtare mbi dokumentimin e krimeve të dhunës seksuale në konflikt. Sipas kësaj organizate, të afërmit e viktimave kanë qenë të pranishëm gjatë aktit të përdhunimit në 71 për qind të rasteve, ndërsa përdhunimi në grup ka ndodhur në 47 për qind të rasteve.

Fatmire Haliti nga Qendra e Kosovës për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës, tha se nisma për dokumentimin e këtyre krimeve është marrë në mungesë të dokumentimit nga institucionet shtetërore në Kosovë. “Duke pasur parasysh rëndësinë dhe ndjeshmërinë e këtij procesi, si dhe mungesën e manualeve apo udhëzuesve për një dokumentim të tillë, QKRMT ka nisur një proces të ri i cili do t’i kontribuojë të gjithë atyre që janë duke bërë apo do të bëjnë dokumentim të krimeve të dhunës seksuale në kontekst lufte”, tha ajo.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, tha se Kosova është vonuar shumë në këtë proces, por Instituti për Krime Lufte është në themelim e sipër dhe do të jetë përgjegjës për dokumentimin e të gjitha krimeve të luftës.

“Megjithatë sfida më e madhe do të jetë kur të fillojë puna e këtij instituti, sepse më shumë se dy dekada pas luftës asgjë nuk është e lehtë dhe uroj që Ukraina të mos e ndjek shembullin e Kosovës në kuptim të vonesës në dokumentim. Kjo për faktin se gjithçka do të ishte më e lehtë sikur me dokumentim të merreshim menjëherë pas përfundimit të luftës dhe jo më shumë se dy dekada prej periudhës së pasluftës sepse shumë nga të mbijetuarit kanë ndërruar jetë, dëshmitarët gjithashtu”, tha zonja Haxhiu.

Irina Dovgan, e cila ishte përdhunuar në Donetsk të Ukrainës, në vitin 2014, ndërsa tash përfaqëson Rrjetin Ukrainas të Grave të Prekura nga Dhuna, tha në një bisedë me Zërin e Amerikës se i ka shërbyer mësimi i marrë nga rasti i Kosovës, dhe ka nisur dokumentimin e dhunës seksuale pak kohë pas nisjes së agresionit rus në Ukrainë.

“Tre vite më parë, e ftuar nga Qendra e Kosovës për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës, kam qëndruar në Kosovë dhe kam pasur mundësinë të kem qasje në dokumente e të studioj tërë praktikën e përdorur këtu. Kur agresioni nisi në Ukrainë, më hyri në punë kjo përvojë meqë e kisha përgatitjen e duhur se si ta përdori këtë praktikë në vendin tim. Kështu që ka më shumë se gjashtë muaj që po punoj në dokumentimin jo vetëm të dhunës seksuale por gjithë krimeve të luftës në Ukrainë”, tha ajo. Ajo tha se si e mbijetuar e këtij krimi e ka shumë të vështirë të shoh që ai po përsëritet dhe po përdoret si mjet lufte nga forcat ruse.

“Unë nuk mund të flas për statistika zyrtare, por mund të jap informata nga përvoja ime personale dhe nga baza e të dhënave që unë kam grumbulluar. Si shembull mund të marr një fshat që e kam vizituar dhe ku janë tre raste të konfirmuara të përdhunimeve, një nënë, një vajzë nën 18 vjeç, dhe një vajzë tjetër 20 vjeç. I tërë fshati e di ngjarjen, në rastin ku janë përdhunuar nëna dhe vajza, babai dhe vëllai i saj janë vrarë, ndërsa në familjen tjetër ku u përdhunua vajza tjetër është vrarë babai i saj i cili po përpiqej ta mbronte. Tërë fshati thotë se ka shumë më shumë raste por gratë janë aq të turpëruara dhe të traumatizuara saqë nuk janë ende të gatshme të ndajnë përvojën e tyre”, tha zonja Dovgan.

Përfaqësues të institucioneve e organizatave vendase e ndërkombëtare theksuan gjatë konferencës se dokumentimi i krimeve që lidhen me përdhunimet është proces shumë sfidues, por i domosdoshëm për drejtësinë dhe përballjen me të kaluarën e vendeve që dalin nga konfliktet. /Voa/

Etiketa: dhunaKosovaLufta

Lajme të lidhura

Gjyqi për krerët e e UÇK-së/ Avokatja e Jakup Krasniqit: Ekziston vetëm një opsion, që ai të shpallet i pafajshëm
Kosovë & Rajon

Gjyqi për krerët e e UÇK-së/ Avokatja e Jakup Krasniqit: Ekziston vetëm një opsion, që ai të shpallet i pafajshëm

15:21 - 13/02/26
“Mbyllni Gjykatën Speciale”, ish-presidenti thirrje Kosovës: Akuza ndaj UÇK një paçavure, po i shërben serbëve
Breaking Views

“Mbyllni Gjykatën Speciale”, ish-presidenti thirrje Kosovës: Akuza ndaj UÇK një paçavure, po i shërben serbëve

21:10 - 12/02/26
Ramush Haradinaj jep dorëheqjen si kryetar i AAK! Do të kandidojë për president?
Breaking Views

Ramush Haradinaj jep dorëheqjen si kryetar i AAK! Do të kandidojë për president?

19:19 - 12/02/26
Para
Vritet shqiptari në Londër, telefonata anonime që çoi policinë në metro (EMRI)

U vra me thikë në Londër, publikohet fotoja e shqiptarit (FOTO)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Dëbora rikthen izolimin në Theth, ARRSH: Rruga do të qëndrojë e mbyllur
Aktualitet

Dëbora rikthen izolimin në Theth, ARRSH: Rruga do të qëndrojë e mbyllur

20:25 - 15/02/26

Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se rruga drejt Thethit do të vijojë të qëndrojë e mbyllur për shkak të reshjeve të...

Lexo më shumë
Përfundon numërimi i votave, ja kush u zgjodh kryetare e PD-së në Lezhë

Përfundon numërimi i votave, ja kush u zgjodh kryetare e PD-së në Lezhë

20:17 - 15/02/26
“Salillari” përmbyt Bradasheshin, Emergjencat Civile e akuzojnë për…

“Salillari” përmbyt Bradasheshin, Emergjencat Civile e akuzojnë për…

20:06 - 15/02/26
EKSKLUZIVE/ Zbulohet emri që Rama do zëvendësojë Ballukun, zar i Engjëll Agaçit

EKSKLUZIVE/ Zbulohet emri që Rama do zëvendësojë Ballukun, zar i Engjëll Agaçit

19:56 - 15/02/26
Dy herë i dënuar për grabitje/ Kush është shqiptari që Britania nuk e dëbon dot?

Dy herë i dënuar për grabitje/ Kush është shqiptari që Britania nuk e dëbon dot?

19:53 - 15/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com