GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Takimi me Palokën/ Bardhi: Primaret nuk janë aq të pastra sa ç’duken!

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Takimi me Palokën/ Bardhi: Primaret nuk janë aq të pastra sa ç’duken!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputeti i Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka dhënë detajë në lidhje me takimin që zhvilloi sot me kryetarin e Këshillit Kombëtar të PD-së, Edi Paloka. I ftuar në “Open”, Bardhi thotë se me Palokën kanë folur mbi disa versione apo mënyra se si ne mund të dalin me një kandidat të përbashkët. I pyetur në lidhje me udhëzimin e primareve që miratoi Berisha, Bardhi thotë se ka problematika me këtë proces. Referuar ngërçit në PD, Bardhi ngriti pyetjen se kë kryetar seksionesh do të votonin simpatizantët, ata që njeh Berisha apo grupi tjetër i selisë blu. Bardhi tha se primaret janë diskutuar me Palokën, por është rënë dakort të mos zbulojnë detaje në media.

“Unë nuk dua që ta quaj një akt të njëanshëm atë që ndodhi sot. Me zotin Paloka kemi folur mbi disa versione apo mënyra se si ne mund të dalim me një kandidat të përbashkët. Në parim, askush nuk ka asgjë kundër votës në Partinë Demokratike. Por, duhet bërë një analizë e thellë. Zoti Berisha ka mbajtur qëndrimin e pjesës që drejton. Nëse ne qëndrojmë të ngurtë, që secila palë vazhdon me të njëjtën sjellje, e sigurtë është që i fituari i madh është Edi Rama. Ne ramë dakort që të mos nxjerrim detaje nga biseda në media, unë perceptova dhe besoj se unë dhe zoti Paloka, në ato bisedime ishim të hapur dhe të sinqertë për të dalë me kandidatë të përbashkët. Kemi shtruar opsione të ndryshme, përfshirë dhe primaret, që nuk është një proces kaq i pastër saç tingëllon nga televizori. Fjala vjen, unë sapo dëgjova simpatizantët që do të votojnë. Ne tani kemi një problem? Kë do votojnë? Kush janë kryetarët e seksioneve? Ata që njohim ne apo ata që njeh zoti Berisha? Kjo është pastaj të bëjmë teatër, sikur nuk kemi asnjë problem në parti,”- tha Bardhi ndër të tjera.  

Etiketa: Gazment BardhiKeshilli kombetar i PD

Lajme të lidhura

SPAK regjistroi kallëzim penal për “Albanian Files”, Shehaj: Edi Rama është zyrtarisht në hetim! Askush nuk është më i paprekshëm në Shqipëri
Aktualitet

SPAK regjistroi kallëzim penal për “Albanian Files”, Shehaj: Edi Rama është zyrtarisht në hetim! Askush nuk është më i paprekshëm në Shqipëri

21:58 - 07/11/26
Molotov dhe ujë me presion/ Reuters publikon pamjet e përplasjes së policisë me protestuesit
Aktualitet

Molotov dhe ujë me presion/ Reuters publikon pamjet e përplasjes së policisë me protestuesit

21:08 - 07/11/26
Berisha: Të rinjtë i dhanë përgjigjen e merituar regjimit të Ramës! Të bashkohemi të gjithë në revoltë
Aktualitet

Berisha: Të rinjtë i dhanë përgjigjen e merituar regjimit të Ramës! Të bashkohemi të gjithë në revoltë

20:31 - 07/11/26
Para
Dëshmia horror nga Shtëpia e Fëmijës në Sarandë: 2 vajza 14 vjeçe i zhveshën lakuriq dhe i rrahën

Dëshmia horror nga Shtëpia e Fëmijës në Sarandë: 2 vajza 14 vjeçe i zhveshën lakuriq dhe i rrahën

Discussion about this post

TË FUNDIT

Seminari Ndërkombëtar i Trajnerëve të Portierëve/ Eksperienca e Milanit vjen në Shqipëri, Luigi Ragno i ftuar special i FSHF-së
Sport

Seminari Ndërkombëtar i Trajnerëve të Portierëve/ Eksperienca e Milanit vjen në Shqipëri, Luigi Ragno i ftuar special i FSHF-së

22:21 - 07/11/26

Federata e Futbollit do të organizojë më 23 nëntor 2026 edicionin e katërt të Seminarit Ndërkombëtar për Trajnerët e Portierëve,...

Lexo më shumë
SPAK regjistroi kallëzim penal për “Albanian Files”, Shehaj: Edi Rama është zyrtarisht në hetim! Askush nuk është më i paprekshëm në Shqipëri

SPAK regjistroi kallëzim penal për “Albanian Files”, Shehaj: Edi Rama është zyrtarisht në hetim! Askush nuk është më i paprekshëm në Shqipëri

21:58 - 07/11/26
Miqësoret e nëntorit/ Trajneri Bushi: Do të japim gjithçka, presim mbështetjen e tifozëve në të dyja ndeshjet

Miqësoret e nëntorit/ Trajneri Bushi: Do të japim gjithçka, presim mbështetjen e tifozëve në të dyja ndeshjet

21:46 - 07/11/26
Sherr mes disa personave në Vlorë, policia qëllon me armë

Sherr mes disa personave në Vlorë, policia qëllon me armë

21:29 - 07/11/26
Molotov dhe ujë me presion/ Reuters publikon pamjet e përplasjes së policisë me protestuesit

Molotov dhe ujë me presion/ Reuters publikon pamjet e përplasjes së policisë me protestuesit

21:08 - 07/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com