Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu ka reaguar për takimin që kryeministri Edi Rama po mban në Gjirokastër, duke e etiketuar si fajtorin për përgjysmimin e popullsisë, dhe rrënimin e Jugut.
Shehu thekson se Rama po mbyll atë universitet, që ka bërë histori në dhjetëra vjeçare, qendër intelektualizmi për të gjithë Jugun e vendit. Sipas tij, Rama mbylli shkollat për t’i përdorur si magazina, ndërsa e akuzon se ka lënë mbi gjysmën e qarkut pa energji.
Reagimi i Shehut:
Rama ne Gjirokaster, si “vrasesi” ne vendin e “krimit”!
Pikerisht, sepse Rama po e vret Gjirokastren dhe ate Qark me histori, kulture, kontribute e vlera mijera vjecare, ata njerez me “fytyre nga perendimi”!
Pikerisht per keto arsye ai po e asgjeson.
Po mbyll ate universitet, qe ka bere histori ne dhjetra vjecare, qender intelektualizmi per te gjithe Jugun e vendit.
Mbyll shkollat per t’i privatizuar si magazina, sic po ndodh ne Lazaratin e poshtem,.
Mbasi mbylli spitalet e Permetit e Tepelenes po asgjeson edhe ate te Gjirokastres.
Ne pak vite pergjysmoi numrin e krereve te bagtive ne qark dhe prodhimeve te tyre.
Flet sot aty per rritje cmimi te energjise elektrike, kur ka lene mbi gjysmen e Qarkut pothuajse pa energji.
Degjoj qe flet per turizmin….komedi kjo.
Kur te gjitha ujrat e zeza te Qarkut derdhen ne Drino e Vjose…zona te mbrojtura “turistike” keto sipas deputetes se tij aty.
Kur me lejen e saj pikerisht ne buze te Vjoses krijohet ne Kelcyre i vetemi vend grumbullimi mbeturinash, qe keshtu perfundojne ne ate lum te “mbrojtur”!
Dhe pikerisht kjo deputete, minister e turizmit e ambjentit, firmos ne menyre te kundra ligjeshme shkaterrimin e nje pylli shekullor 80 ha midis Gjirokastres e Tepelenes, nga te paktet te mbetura.
Ne fakt ai ka shkuar si “ilegal” ne Permet, Gjirokaster, etj, takon vetem te punesuarit e tij, diku mbyllur mbas banakeve.
Ndersa ata rrijne ne heshtje e kokevarur para tij, se u vjen turp per katandisjen e atij Qarku.
Dhe rezultati i “krimit”- pergjysmimi i popullesise ne pak vite, agonia e Qarkut
Prandaj Rama nuk ka guxim te flase per keto e as te takoje banoret e atij Qarku, qe e tregojne me gisht!
Discussion about this post