GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Kurti nga Forumi i Prespës: Minishengeni ballkanik nuk ka vizion për rajonin, Republika e Kosovës e refuzon ashpër

në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Kurti nga Forumi i Prespës: Minishengeni ballkanik nuk ka vizion për rajonin, Republika e Kosovës e refuzon ashpër
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti foli në “Forumin e Prespës” të organizuar nga kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zave për rrugën e integrimit në Bashkimin Evropian.

Gjatë fjalës së tij, Kurti tha e BE është e ngadaltë dhe i mungon uniteti, por nuk duhet të hidhet i gjithë faji tek Unioni sepse edhe vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor, sipas tij, kanë shumë probleme dhe duhet që të bëjnë detyrat e shtëpisë.

Pa përmendur drejtpërdrejt Serbinë, kreu i qeverisë në Kosovë tha se pakënaqësia ndaj BE nuk duhet të instrumentalizohet nga vende që nuk e duan NATO-n si dhe mbështesin Federatën e Rusisë.

Gjithashtu, Kurti tha se minishengeni ballkanik nuk ka vizion për rajonin, dhe si të tillë, Republika e Kosovës e refuzon ashpër.

“Kemi histori të përbashkët, kemi luftuar në luftëra të njëjta. Në vend që të vazhdojmë të ndihemi të frustruar, duhet të pyesim veten çfarë tw ardhme dëshirojmë, dhe çfarë duhet të bëjmë të arrijmë aty. Vetë ne jemi larg të qenit të përkryer. Nëse shohim brenda, një instrospeksion, do të vërejmë që kemi shumë probleme.

Ekzistojnë luftëra me pushtetet autoritare, kundër monopoleve kriminale, kundër thyerjes së shtetit të së drejtës. Aktrimi se mund të ndërtojmë shoqëri demokratike nëse ndryshojmë situatën duhet të shohim nga ne. Për pyetje duhet të drejtohemi për të pasur përgjigje.

Edhe ne duhet të bëjmë punën tonë të shtëpisë. Ajo që nuk duhet të bëjmë t’i ikim përgjegjësive dhe në fund të krijojmë më shumë konfuzion.

Pakënaqësia me BE nuk duhet të instrumentalizohet nga vende që nuk e duan NATO-n, apo e mbështesin Federatën e Rusisë. Në Tiranë, propozova një kornizë që sjell progres për të gjithë.

E para është demokratizimi i rajonit. Ne më shumë se çdo kush tjetër e kuptojmë vlerën e lirisë. Duhet të kemi demokraci të institucionalizuar, e cila pushteti të jetë në duart e popullit.

Edhe ekonomia është e rëndësishme. Ja pse ne si demokratë promovojmë demokraci sociale. Siç i duhet lirisë demokracia, demokracia ka nevojë për drejtësi.

E dyta është siguria, duhet të flasim shumë nëpërmjet anëtarësimit në NATO mund ti përgjigjemi çështjes së sigurive në rajon, në 4 vitet e ardhshme e kemi një President të SHBA që ka njohuri të thella për Evropën.

Duhet edhe uniteti i Evropës. BE do e forcojë kohezionin e saj dhe do ulë kërcënimet nga jashtë dhe do forcojë kufijtë. Na duhet ende më shumë përpjekje. Nuk mjafton që vendet tona të përgatiten për aderim në BE. Zona e lirë tregtare do të mund të vazhdojë sepse e sheh rajonin si reformë. Mund të arrihet nëpërmjet bashkëpunimit të BE dhe SHBA. ” 

Etiketa: Albin KurtiForumi i PrespesMINISHENGENI ALLKANIK

Lajme të lidhura

Harta e re/ Qytetarët e Patosit dhe Rrogozhinës në protestë, Këshillat e Libohovës dhe të Klosit kundër shkrirjes së bashkive!
Breaking Views

Harta e re/ Qytetarët e Patosit dhe Rrogozhinës në protestë, Këshillat e Libohovës dhe të Klosit kundër shkrirjes së bashkive!

16:46 - 03/08/26
Lamtumirë Albcontrol! Qeveria çregjistron shoqërinë publike që ekzekutoi Becchetti, 200 mln euro bllokohen në Bruksel
Aktualitet

Lamtumirë Albcontrol! Qeveria çregjistron shoqërinë publike që ekzekutoi Becchetti, 200 mln euro bllokohen në Bruksel

14:40 - 03/08/26
“Mini-maternitet në SPAK”, Kryemadhi: Mund të jetë e vërtetë, por unë nuk ngel dot me barrë 
Aktualitet

“Mini-maternitet në SPAK”, Kryemadhi: Mund të jetë e vërtetë, por unë nuk ngel dot me barrë 

13:57 - 03/08/26
Para
“Bregdeti Ynë” vijon aksionin me destinacion Fierin, sekuestrohen 66 shezlongë e 33 çadra, procedohet 1 person

"Bregdeti Ynë" vijon aksionin me destinacion Fierin, sekuestrohen 66 shezlongë e 33 çadra, procedohet 1 person

TË FUNDIT

Flakët rrezikojnë banesat në Kostar të Finiqit, dy helikopterë ndërhyjnë për shuarjen e zjarrit
Aktualitet

Flakët rrezikojnë banesat në Kostar të Finiqit, dy helikopterë ndërhyjnë për shuarjen e zjarrit

16:57 - 03/08/26

Dy helikopterë janë angazhuar për shuarjen e zjarrit në Kostar të Finiqit. Flakët, siç shihet edhe nga pamjet rrezikojnë banesat....

Lexo më shumë
Harta e re/ Qytetarët e Patosit dhe Rrogozhinës në protestë, Këshillat e Libohovës dhe të Klosit kundër shkrirjes së bashkive!

Harta e re/ Qytetarët e Patosit dhe Rrogozhinës në protestë, Këshillat e Libohovës dhe të Klosit kundër shkrirjes së bashkive!

16:46 - 03/08/26
Tri ditë para seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, Kurti fton partitë për takim, Aleanca refuzon

Tri ditë para seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, Kurti fton partitë për takim, Aleanca refuzon

16:33 - 03/08/26
Marash Kumbulla mbetet në La Liga! Gati aventura e re te Rayo Vallecano

Marash Kumbulla mbetet në La Liga! Gati aventura e re te Rayo Vallecano

16:22 - 03/08/26
Qeveria lehtëson kriteret për kredi të buta për shtëpi, trefishohet kufiri i të ardhurave

Qeveria lehtëson kriteret për kredi të buta për shtëpi, trefishohet kufiri i të ardhurave

16:07 - 03/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com