GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Presidenti kroat del kundër trajnimit të ushtarëve ukrainas në Kroaci

22:52 - 19/10/22
në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 3 min
A A
Presidenti kroat del kundër trajnimit të ushtarëve ukrainas në Kroaci
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryeministri i Kroacisë, Andrej Pllenkoviq, dënoi kundërshtimin nga ana e presidentit Zoran Millanoviq, ndaj ofertës së Ministrisë së Mbrojtjes që ushtarët ukrainas të trajnohen në Kroaci. “Shteti kroat, me vendimet e Qeverisë, ka muaj që e mbështet ushtarakisht Ukrainën. Bëhet fjalë për politikën e Kroacisë në kuadër të aktiviteteve më të gjera të Bashkimit Evropian”, tha Pllenkoviq, më 19 tetor, në mbledhjen e Qeverisë kroate.

“Ministri i Punëve të Jashtme dhe Evropiane, Gordan Gërlliq Radman, në takimin e Këshillit të BE-së më 17 tetor, bashkë me 20 ministra të tjerë të punëve të Jashtme të vendeve anëtare, ka shprehur në parim gatishmërinë e Kroacisë për të marrë pjesë në trajnimin e ushtarëve ukrainas”, tha Pllenkoviq. Ai gjithashtu shtoi se bashkë me Kroacinë, 12 vende të tjera kanë shprehur gatishmërinë që këtë trajnim ta kenë në territorin e vendeve të tyre.

“Shpreh shqetësimin tim për reagimet e presidentit Millanoviq dhe aq më tepër për mbështetësit e tij në Parlament, të cilët në esencë po ekspozojnë pikëpamjet e tyre pro-ruse”, tha kryeministri kroat. Disa parti opozitare të qendrës së majtë dhe parti opozitare të krahut të djathtë mbështetën kundërshtimin e Millanoviqit për trajnimin e ushtarëve ukrainas në Kroaci. Ministria e Mbrojtjes e Republikës së Kroacisë ka konfirmuar më herët se janë gati që oficerët e atij vendi të fillojnë trajnimin e ushtarëve ukrainas.

“Në kuadër të trajnimeve ekzistuese, jemi të gatshëm të presim kursantë të huaj, në përputhje me planet dhe procedurat ligjore”, thuhet në përgjigjen me shkrim të Ministrisë së Mbrojtjes për mediat kroate. Por, presidenti i Republikës së Kroacisë, Zoran Millanoviq, u shpreh kundër përfshirjes së ekspertëve në trajnimin e ushtarëve dhe tha se nuk i pëlqen kjo ide.

“Nuk e mbështes këtë ide, sepse unë nuk e mbështes përfshirjen e Kroacisë në këtë luftë më shumë sesa duhet. Ne jemi specifik, solidar dhe kaq. Unë si komandant i përgjithshëm nuk do ta miratoj këtë”, u ka thënë Milanoviq gazetarëve, më 18 tetor.

Presidenti i Kroacisë është edhe komandanti suprem i forcave ushtarake. Këshilli i Bashkimit Evropian, në takimin e mbajtur një ditë më parë, krijoi një mision për ndihmë ushtarake në Ukrainë (EUMAM Ukraine). Bëhet fjalë për misionin e parë të këtij lloji, të cilin BE-ja e ndërmerr kolektivisht. Sipas marrëveshjes, deri në 15 mijë ukrainas do të trajnohen në territorin evropian, por lihet mundësia që, në përputhje me nevojat, kjo shifër të rritet.

Ndër vendet që kanë ofruar territorin e tyre për stërvitjen e ushtarëve ukrainas janë, përveç Kroacisë, Gjermania dhe Polonia.

Sipas mediave kroate, instruktorët mund të trajnojnë inxhinierë ukrainas dhe shpëtimtarë luftarakë (ushtarë me trajnim shtesë mjekësor për të ofruar ndihmën e parë në terren). Trajnimi ushtarak profesionale nuk është i panjohur për ekspertët kroatë pasi ata ta tashmë kanë qenë të përfshirë në stërvitjen e ushtrive afgane dhe malazeze.

Sipas Ligjit për mbrojtjen, hyrja e ushtarëve të vendeve aleate në Kroaci për stërvitje dhe trajnim përcaktohet me vendim të Qeverisë kroate, me pëlqimin paraprak të presidentit të Republikës. Aprovimi i presidentit kërkohet për numrin e ushtarëve nga lloji i kompanisë, pra deri në 200 persona. Në rast se Millanoviqi vë veton ndaj vendimit të Qeverisë së Kroacisë, ekziston mundësia që Parlamenti me shumicë prej dy të tretash ta rrëzojë veton e Komandantit të Përgjithshëm, përkatësisht të presidentit.

“Jutarnji list” i Zagrebit, menjëherë ka pyetur partitë parlamentare nëse e mbështesin qëndrimin e Millanoviqit, duke pasur parasysh opsionin e mundshëm të anashkalimit të vetos së tij me një shumicë prej dy të tretash në Parlament, gjegjësisht refuzimin e dhënies së pëlqimit të tij për ardhjen e ushtarëve ukrainas në Kroaci për trajnim.

Tani për tani, kundër shfuqizimit të vetos dhe mbështetës i qëndrimit të Millanoviqit do të ishte shumica e opozitës së majtë dhe të djathtë – Partia Socialdemokrate e Kroacisë, Social Demokratët, Most (Ura) kleriko-popullist, opozita e djathtë Lëvizja e Atdheu dhe Partia opozitare Fshatare Kroate. Janë 49 përfaqësues nga gjithsej 151, aq sa ka në Parlamentin kroat. Shumicën e nevojshme prej dy të tretash e përbëjnë 101 përfaqësues. /Rel/

Etiketa: KroaciaLuftaukraina

Lajme të lidhura

Certifikohet pjesëmarrja e Listës Serbe në zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë
Aktualitet

Certifikohet pjesëmarrja e Listës Serbe në zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë

17:58 - 05/12/25
Lista Serbe merr pushtetin në komunat veriore të Kosovës, të pranishme edhe forcat e KFOR
Kosovë & Rajon

Lista Serbe merr pushtetin në komunat veriore të Kosovës, të pranishme edhe forcat e KFOR

10:55 - 05/12/25
REL: Çfarë po ndodh në shtëpinë e prokurorëve të Kosovës?
Aktualitet

REL: Çfarë po ndodh në shtëpinë e prokurorëve të Kosovës?

17:30 - 04/12/25
Para
Reali pa “frena”, 3 gola Elches për të “blinduar” kreun e La Ligas

Reali pa “frena”, 3 gola Elches për të "blinduar" kreun e La Ligas

Discussion about this post

TË FUNDIT

OSBE: Raporti nuk është për debat politik, por për të rregulluar problemet
Aktualitet

OSBE: Raporti nuk është për debat politik, por për të rregulluar problemet

09:20 - 06/12/25

Ambasadori i OSBE-së në Shqipëri, Michel Tarran ka folur për raportin e OSBE/ODIHR për zgjedhjet e përgjithshme të 11 majit....

Lexo më shumë
Për AKSHI-n që i bien në qafë politikisht

Zhdukja misterioze e Daniel Shimës, Lala: AKSHI drejtohet nga banda kriminale

09:05 - 06/12/25
Alimehmeti: Balluku duhet të ishte arrestuar, mund të prishë provat ose të arratiset

Takimi pas kafes me Salianjin, Alimehmeti zbulon bisedën me Berishën

08:58 - 06/12/25
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 6 dhjetor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:52 - 06/12/25
Parashikimi i motit për sot, 5 dhjetor 2025

Vranësira dhe reshje shiu, parashikimi i motit për sot

08:48 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com