GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Dënohet 4 muaj burg “strategu” i Trump, refuzoi të dëshmojë për 6 janarin

në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Dënohet 4 muaj burg “strategu” i Trump, refuzoi të dëshmojë për 6 janarin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Steve Bannon, ish-udhëheqësi i fushatës së Donald Trumpit dhe strategu i tij në Shtëpinë e Bardhë, u dënua nga një gjykatë federale e Uashingtonit me katër muaj burg dhe një gjobë prej 6500 dollarësh për shpërfillje të Kongresit dhe pasi refuzoi të dëshmonte në hetimin për sulmin e 6 janarit 2021 ndaj Kongresit Amerikan.

Sipas prokurorëve, që nga marrja e thirrjes, Bannon “ka ndjekur një strategji të kundërshtimit dhe përbuzjes së autoriteteve”. Me mbërritjen në gjykatën federale në Uashington, Bannon u prit nga protestuesit që bërtisnin “Tradhtar. Fashist!” Me një ton sfidues, Bannon u tha gazetarëve: “Mos harroni, ky regjim i paligjshëm, dita e gjykimit të tyre është më 8 nëntor”, duke iu referuar zgjedhjeve të ardhshme të Kongresit.

Departamenti i Drejtësisë kishte kërkuar një dënim me gjashtë muaj për Bannon, duke cituar në dosje hetimore se, në vend që të bashkëpunonte me gjykatën, Bannon “frustroi në mënyrë të vazhdueshëm një hetim të Kongresit me rëndësi të madhe kombëtare”. Pavarësisht dënimit me burg, Bannon mund të qëndrojë jashtë edhe vitin e ardhshëm duke apeluar çështjen e tij. Hetimi i nisur nga një komitet i posaçëm i Dhomës së Përfaqësuesve vlerësoi se Bannon e dinte paraprakisht planin e mbështetësve të linjës së ashpër të Trump për të sulmuar Kongresin më 6 janar me synim për të parandaluar që demokrati Joe Biden të konfirmohej si presidenti i ardhshëm. Bannon shërbeu në Shtëpinë e Bardhë për shtatë muajt e parë të mandatit të Trump, duke u larguar për shkak të konflikteve me zyrtarët e tjerë të lartë.

Në vitin 2020, Bannon u akuzua për mashtrim dhe pastrim parash për marrjen e miliona dollarëve për përdorim personal që donatorët kishin kontribuar për ndërtimin e një muri në kufirin me Meksikën.

Ndërsa të tjerët u gjetën fajtorë në skemë, Trump akordoi një falje të plotë për Bannon përpara se të largohej nga detyra në janar 2021, duke çuar në rrëzimin e akuzave kundër tij./REL

Etiketa: 6 janaridenohetTrump

Lajme të lidhura

Ekspertët: Marrëveshja e Trump me Putin do të ketë pak ndikim në çmimet e naftës
Botë

Ekspertët: Marrëveshja e Trump me Putin do të ketë pak ndikim në çmimet e naftës

09:02 - 12/10/26
Kryeministri Burnham pranon për herë të parë: Rusia ndërhyri në referendumin e Brexit!
Botë

Kryeministri Burnham pranon për herë të parë: Rusia ndërhyri në referendumin e Brexit!

18:30 - 11/10/26
Raportohet për shpërthim të fuqishëm në aeroportin e Riadit në Arabinë Saudite
Botë

Raportohet për shpërthim të fuqishëm në aeroportin e Riadit në Arabinë Saudite

16:43 - 10/10/26
Para
VIDEO/ Probleme shëndetësore për një tifoz të Partizanit, stafi mjekësor…

VIDEO/ Probleme shëndetësore për një tifoz të Partizanit, stafi mjekësor…

Discussion about this post

TË FUNDIT

Incidentet në derbi Partizani-Tirana/ Nën hetim tre persona, shpallet në kërkim një 19-vjeçar
Sport

Incidentet në derbi Partizani-Tirana/ Nën hetim tre persona, shpallet në kërkim një 19-vjeçar

15:53 - 12/10/26

Tre persona janë proceduar penalisht dhe një 19-vjeçar është shpallur në kërkim pas masave të sigurisë të ndërmarra nga Policia...

Lexo më shumë
48% e shqiptarëve të shqetësuar me trafikun, shumë më lart mesatares rajonale

48% e shqiptarëve të shqetësuar me trafikun, shumë më lart mesatares rajonale

15:14 - 12/10/26
Përzgjidhet formacioni më i mirë i javës së 6-të të Superiores, lojtarët dhe trajneri

Përzgjidhet formacioni më i mirë i javës së 6-të të Superiores, lojtarët dhe trajneri

15:06 - 12/10/26
Tabaku në Shkodër: Zhvlerësimi i euros po godet prodhimin “Made in Albania”

Tabaku në Shkodër: Zhvlerësimi i euros po godet prodhimin “Made in Albania”

14:29 - 12/10/26
Në kërkim nga Shqipëria, kapet në Greqi 19-vjeçari turk që tentoi të vriste bashkatdhetarin në Sauk

Në kërkim nga Shqipëria, kapet në Greqi 19-vjeçari turk që tentoi të vriste bashkatdhetarin në Sauk

13:57 - 12/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com