GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Vjosa Osmani organizon forumin për gratë në Prishtinë, merr pjesë vetëm deputetja e PD-së

në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
Dialogu/ Osmani takim me presidentin slloven: Njohja reciproke me Serbinë është…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një Forum për Gratë, që mbahet në datat 22-23 tetor, do të mbledh në Prishtinë qindra politikanë, aktivistë, e zyrtarë nga 36 shtete. Të ftuar nga presidentja Vjosa Osmani, ata do të flasin për gjatë dy ditëve për rolin e grave në politikën ndërkombëtare. Sipas agjendës zyrtare, në mesin e 400 të ftuarve nga 6 kontinente, nuk është asnjë nga Qeveria e Edi Ramës, kryeministër i Shqipërisë, shkruan Gazeta Nacionale.

Nuk dihet arsyeja e mungesës së zyrtarëve nga Qeveria Rama, e cila, në fakt, ka më së shumti gra në kabinetin e saj në Ballkanin Perëndimor. Për më shumë, me ftesë të presidentes Osmani, në këtë forum do të mbajë një fjalim Grida Duma, një nga deputetet më të ashpra opozitare karshi qeverisjes së kryeministrit Rama.

Natyrisht, vendet e rajonit, si Mali i Zi e Maqedonia e Veriut do jenë të pranishme, madje përfaqësuesit e tyre do të mbajnë edhe fjalë rasti në këtë ngjarje që organizohet për herë të parë në Kosovë.

Nga Maqedonia e Veriut pjesëmarrës është zëvendës kryeministri Artan Grupi, që pritet ta mbajë një fjalim, ndërsa nga Mali i Zi, zëvendëskryeministrja Jovana Marovic. Sipas axhendës, në Forumin për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, sipas informacioneve zyrtare, do të marrin pjesë 400 personalitete nga 6 kontinente, përfshirë Kosta Rikën e Sri Lankën e largët. Përgjatë dy ditëve, në Forum do të flasin 126 pjesëmarrës, por asnjëri nga ta nuk do të jetë nga Qeveria e udhëhequr nga kryeministri Edi Rama.

Bekim Kupina, një ish-gazetar që tash është zëdhënës i Kabinetit të Presidentes Osmani, theksoi për “Nacionale” se agjenda do të publikohet, duke shtuar se “janë ftuar disa nga Shqipëria dhe marrin pjesë”.

Në agjendën zyrtare, të publikuar në uebfaqen e Forumit, janë të renditur shumë emra, përfshirë edhe disa nga Shqipëria. 4 personalitete janë të ftuara Shqipëria, përfshirë deputeten e PD-së, Grida Duma dhe Manushaqe Shehun, zëvendës shefja e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Shqipërisë.

Gazeta Nacionale ka dërguar pyetje edhe në adresë të Qeverisë Rama për të pyetur nëse kanë pasur ftesë, dhe nëse është refuzuar ftesa për të marrë pjesë në këtë nismë të presidentes Osmani.

Deri në momentin e botimit të shkrimit, nuk ka pasur ndonjë përgjigje.

Etiketa: Grida DumaVjosa Osmani

Lajme të lidhura

Tri ditë para seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, Kurti fton partitë për takim, Aleanca refuzon
Breaking Views

Tri ditë para seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, Kurti fton partitë për takim, Aleanca refuzon

16:33 - 03/08/26
Negociatat mes partive në Kosovë, LDK lë të hapur mundësinë për bashkëpunimin me LVV për institucionet e reja
Breaking Views

Negociatat mes partive në Kosovë, LDK lë të hapur mundësinë për bashkëpunimin me LVV për institucionet e reja

20:18 - 31/07/26
Sondazhi i NDI-së: Rritet pesimizmi, një në katër qytetarë do që të largohet nga Kosova sapo t’i jepet mundësia
Kosovë & Rajon

Sondazhi i NDI-së: Rritet pesimizmi, një në katër qytetarë do që të largohet nga Kosova sapo t’i jepet mundësia

08:52 - 30/07/26
Para
Pas daljes nga burgu, Elsa Lila ka dy fjalë për Pirro Çakon (VIDEO) 

Pas daljes nga burgu, Elsa Lila ka dy fjalë për Pirro Çakon (VIDEO) 

Discussion about this post

TË FUNDIT

Protesta kundër Ramës, qytetarët i lënë mesazh në Bulevard: Nuk ka marrëveshje!
Breaking Views

Protesta kundër Ramës, qytetarët i lënë mesazh në Bulevard: Nuk ka marrëveshje!

22:43 - 03/08/26

Në ditën e 65-të të protestës kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, qytetarët kanë lënë një tjetër mesazh simbolik në...

Lexo më shumë
Protesta/ Aktori Mehdi Malkaj: Mbaroi koha e fjalëve, tani të bëjmë atë që duhet bërë

Protesta/ Aktori Mehdi Malkaj: Mbaroi koha e fjalëve, tani të bëjmë atë që duhet bërë

21:34 - 03/08/26
Tubimi përpara Kryeministrisë, protestuesi humb ndjenjat, kërkohet ndërhyrja e një mjeku

Tubimi përpara Kryeministrisë, protestuesi humb ndjenjat, kërkohet ndërhyrja e një mjeku

21:01 - 03/08/26
“Shtëpi të blera me para të drogës”, kompania padit kreun e SPAK-ut, Altin Dumani

“Shtëpi të blera me para të drogës”, kompania padit kreun e SPAK-ut, Altin Dumani

19:47 - 03/08/26
Identifikohet viktima në Ksamil, 20-vjeçari drejtonte një furgon

Identifikohet viktima në Ksamil, 20-vjeçari drejtonte një furgon

19:34 - 03/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com