GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

I akuzuar për vjedhje pronash/ Miku i Veliajt merr pa garë 90 milionë lekë për karburantin e Bashkisë

13:28 - 22/10/22
në Fact-Checking & Analize
Kohë leximi: 3 min
A A
I akuzuar për vjedhje pronash/ Miku i Veliajt merr pa garë 90 milionë lekë për karburantin e Bashkisë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Erion Veliaj nuk e ka problem të bëj biznes me oligarkë të akuzuar për abuzime, sidomos kur është fjala për tendera. Këtë herë ai ka ftuar Lush Osmanin, pronarin e “Shpresa AL”. Në datë 20 tetor Bashkia Tiranë ka  mbyllur tenderin për blerje karburanti. Ky prokurim mban numrin e referencës REF-43723-09-28-2022, ku do të shpenzohen 90 milionë lekë vetëm për 2 muaj furnizim me naftë. Në dokumente shihet se vetëm “Shpres-Al” ka paraqitur ofertë dhe me pak fjalë Lush Osmani ka konkurruar me veten e tij, e sigurisht në fund është shpallur fitues. Ky prokurim  ka risk të lartë për buxhetin e bashkisë si pasojë e korrupsionit gjatë procesit të shpalljes së fituesit.

Për këto shkelje Open Data e ka klasifikuar këtë tender si prokurim me flamur të kuq, për mungesë konkurrence, ndërsa Veliaj pa u shqetësuar ka firmosur kontratën dhe pret që të furnizohen me naftë makinat e punonjësve të Drejtorisë së Përgjithshme të Pastrimit dhe Gjelbërimit Tiranë. Sipas të dhënave, përmes kësaj kontrate do të blihen 48. 000 litra naftë dhe 7 000 litra benzinë.

Shpresa, 36 tendera nga Veliaj

Veliaj e ka klient besnik biznesmenin e mësipërm. Në tenderin e zhvilluar në shkurt 2022 me vlerë 1 miliardë lekë, “Shpresa” gjithashtu ka furnizuar me naftë makinat e Drejtorisë së Përgjithshme të Pastrimit dhe Gjelbërimit Tiranë.

Fakti se biznesmeni Osmani akuzohet nga prokuroria se ka vjedhur pronat e shumë qytetarëve, kjo gjë për Erion Veliaj nuk përbën aspak problem. Morali nuk hyn tek përvetësimi i dhe abuzimi me paratë e bixhetit të shtetit. Gjatë drejtimit të Bashkisë Tiranë nga Veliaj, kompania e Osmanit ka fituar 36 tendera, të cilat kapin e 3.8 miliardë lekësh.

Ndërkaq Lush Osmani abuzon edhe me realizmin e objekteve që fiton në tenderat e Veliajt. Ai është mësuar edhe më parë me manovra të tilla. Jo më larg se korriku i këtij viti, kompania Shpresa-Al ka përfituar në mënyrë të paligjshme 12 milionë lekë, duke mashtruar me volumin e punimeve gjatë zbatimit të kontratës për ndërtimin e rrugës Montekarlo, Rruga Kosova dhe zgjatimin e Rrugës Monarkia Shqiptare në Kamëz. Fillimisht, Osmani ka marrë tenderin në mënyrë të paracaktuar dhe korruptive nga Xhelal Mizu në 2018, me vlerë rreth 800 mijë USD. Më pas, nuk ka zbatuar kontratën për parametrat e ndërtimit të bordurave, duke futur një pjesë të parave në xhep. Duket e çuditshme se si ky biznesmen vijon të mos goditet nga SPAK edhe pse pothuajse abuzon me çdo tender që merr me pazar në tavolinë.

Biznesmeni vazhdon të marrë tenderë të fryrë edhe pasi u shpall në kërkim policor dhe u arrestua për skandalin e pronave në Kepin e Rodonit. Kujtojmë se, në 25 tetor të 2019, Policia e Durrësit shpalli në kërkim me urdhër të prokurorisë pronarin e kompanisë ‘Shpresa.al”, Lush Osmani, i dyshuar si organizator dhe përfitues si skemës së tjetërsimit të 68 mijë metrave katror tokë shtetërore pranë Kepit të Rodonit.

Osmani u shpall në kërkim policor si i dyshuar edhe për përfitimin e një godine në mënyrë korruptive si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal. Disa javë më pas, Osmani u vetëdorëzua në Policinë e Durrësit. Fillimisht prokuroria kërkoi izolimin e tij, por më pas, kërkoi masën “Detyrim paraqitje”. Kundrejt garancisë pasurore, Gjykata e Durrësit i ka dhënë masën e sigurisë “Detyrim paraqitje”.

Osmani dyshohej si i implikuar në kthimin e një toke nga tokë bujqësore në tokë truall, përmes falsifikimit të dokumenteve, ku janë përfshirë edhe disa zyrtarë të shtetit. Pas një viti hetime, policia me urdhër të prokurorisë arrestoi 18 persona për skandalin e tokave, mes të cilëve edhe Ardian Iljazaj, ish-drejtor i Hipotekës së Durrësit, si dhe Sulejman Ibrahimi, ish-kryetar i Komunës Ishëm. Kokat e kësaj skeme u liruan më pas nga burgu, duke marrë masën detyrim paraqitje. Por, siç ndodh gjithmonë miqtë e Veliajt i shpëtojnë edhe drejtësisë.

 

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

 

 

Etiketa: abuzimKarburantkryesore2Lush Osmaninafteshpresa altenderVeliaj

Lajme të lidhura

Beu i Belshit Arif Tafani puqet me Giovanni Pascale-n e Peqinit, 1 miliard lekë për personazhin e dosjes së Ballukut
Breaking Views

Beu i Belshit Arif Tafani puqet me Giovanni Pascale-n e Peqinit, 1 miliard lekë për personazhin e dosjes së Ballukut

15:10 - 30/01/26
Anuela e ka amanet Lush Osmanin nga Veliaj, 2 miliardë lekë me “flamur” korrupsioni për karburant
Breaking Views

Anuela e ka amanet Lush Osmanin nga Veliaj, 2 miliardë lekë me “flamur” korrupsioni për karburant

15:22 - 29/01/26
“Zani i 7 liqeneve” ia gjen anën edhe Evisit të Qarkut Fier, 710 MLN Lekë dhe 7 muaj vonesë rruga për pazaret e kryetares
Breaking Views

“Zani i 7 liqeneve” ia gjen anën edhe Evisit të Qarkut Fier, 710 MLN Lekë dhe 7 muaj vonesë rruga për pazaret e kryetares

14:53 - 28/01/26
Para
E bujshme/ Fantazisti i kombëtares në radarët e gjigandëve italianë, në janar mund të tentohet transferimi

E bujshme/ Fantazisti i kombëtares në radarët e gjigandëve italianë, në janar mund të tentohet transferimi

Discussion about this post

TË FUNDIT

Vlorë/ Deti “pushton” Radhimën, uji i detit përmbyt zonat e ankorimit dhe magazinat
Aktualitet

Vlorë/ Deti “pushton” Radhimën, uji i detit përmbyt zonat e ankorimit dhe magazinat

08:47 - 01/02/26

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, rreth orës 02:45, në qytetin e Vlorës është regjistruar një rritje e...

Lexo më shumë
Parashikimi i horoskopit, ja ç’ thonë yjet për sot

Parashikimi i horoskopit, ja ç’ thonë yjet për sot

07:45 - 01/02/26
Parashikimi i motit për sot: Vranësira dhe shira

Parashikimi i motit për sot: Vranësira dhe shira

07:31 - 01/02/26
“Të vetëm nuk e mundim dot Ramën”, Lapaj flet mbi rrugët e bashkimit me Berishën

“Të vetëm nuk e mundim dot Ramën”, Lapaj flet mbi rrugët e bashkimit me Berishën

23:16 - 31/01/26
Ndarja nga jeta e Fitim Makashit, reagon aktori Robert Ndrenika: La gjurmë të paharrueshme…

Ndarja nga jeta e Fitim Makashit, reagon aktori Robert Ndrenika: La gjurmë të paharrueshme…

22:43 - 31/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com