GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Projekti 2 mld USD, njeriu i besuar i Samir Manes në drejtimin e Portit të Jahteve në Durrës

15:30 - 22/10/22
në Fact-Checking & Analize
Kohë leximi: 5 min
A A
Projekti 2 mld USD, njeriu i besuar i Samir Manes në drejtimin e Portit të Jahteve në Durrës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një prej bashkëpunëtorëve të ngushtë të biznesmenit Samir Mane është caktuar në rol drejtues në kompaninë “Eagle Hill Real Estate Development”, e cila ka fituar statusin e investitorit strategjik për projektin 2 miliardë dollarë të Portit të Jahteve në Durrës.Financierja Elisabeta Hajrullai, në 15 vitet e fundit, ka pasur poste kyçe në kompanitë kryesore të biznesmenit Mane.

Diçitura: Financierja Elisabeta Hajrullai

Prej gushtit të këtij viti, kontakti i saj gjendet në dokumentat që tregojnë mbi përfaqësuesit e kompanisë “investitor strategjik”, “Eagle Hill”, në pronësi të një shoqërie të regjistruar në Dubai, “North East Real Estate”. Në krah të numrit të financieres Hajrullai gjendet edhe një numër tjetër, me prefiks në Dubai, që besohet se i përket zyrës së administratorit të kompanisë, biznesnemit saudit, Mohamed El Alabar.

Diçitura: Numri i kontaktit në fletën e Regjistrit të Pronarëve Përfitues të kompanisë “Eagle Hills Real Estate Development”

Që kur “Durres Yacht Marina” u prezantua për herë të parë nga kryeministri Edi Rama, në nëntor të vitit 2020, mbi projektin janë ngritur dyshime të forta. Më së pari, këto dyshime janë ngritur mbi pronarët realë, të cilët vijojnë të mos njihen nga publiku. Megjithatë, deri më tani janë zbuluar dy persona në kupolën drejtuese të “investitorit strategjik”- Mohamed El Alabar, i cili zotëron 40 përqind të kompanisë mëmë në Dubai, “North East…”, si edhe Elisabeta Hajrullai, si person përfaqësues.

 

Nga Samiri tek Alabari

Elisabeta Hajrullai duket se ka qenë një prej njerëzve më të besuar të biznesmenit shqiptar, Samir Mane. Sipas profilit të saj në rrjetin e specializuar për profesionistë, “LinkedIN”, Hajrullai rezulton se ka nisur të punojë në kompaninë e Manes që në vitin 2006, në pozicionin e financieres tek “Euromax”.

Diçitura: Profili në rrjetin “LinkedIN” i financieres Elisabeta Hajrullai

Rrjeti i marketeve “Euromax” u krijua nga grupi “Balfin Group” i Samir Manes në vitin 2005. Më vonë, rrjeti i dyqaneve iu shit një kompanie tjetër. Më tej, për rreth 3 vjet, financierja Elisabeta Hajrullai u punësua si Menaxhere Finance pranë “Tirana East Gate-TEG”, gjithashtu në pronësi të Samir Manes. Paralel më këtë angazhim, Hajrullai ka mbajtur gjithashtu pozicione të rëndësishme edhe në kompaninë “Mane/TCI”, gjithashtu në pronësi të Samir Manes. Në dhjetor 2014, ajo merr pozicionin e Menaxheres së Financës në kompaninë minerare “Albchrome”, po në pronësi të Manes. Elisabeta Hajrullai largohet nga “Albchrome” në kohën kur finalizohet shitja e kompanisë nga Samir Mane tek një grup financiar turk, në vitin 2022. Pas kësaj përvoje 15-vjeçare tek kompanitë e biznesmenit të fuqishëm shqiptar, financierja Hajrullai shfaqet si Drejtoreshë e Financës tek “Durres Yacht Marina”. Sipas shënimeve në “LinkedIN”, ajo e ka marrë këtë pozicion në Gusht të këtij viti.

Diçitura: Lista e kompanive, ku ka qenë e punësuar Elisabeta Hajrullai, të renditura në rrjetin “LinkedIN”

 

Krahas të dhënave në “LinkedIn”, ekziston edhe një detaj, tashmë zyrtar, që lidh financieren Elisabeta Hajrullai me kompaninë e Portit të Jahteve. Në dokumentat e kompanisë “Eagle Hills Real Estate” gjendet një numër telefoni- 0xxxxx199. Ky numër rezulton si pikë kontakti edhe në ekstraktin e Qendrës Kombëtare të Biznesit, ku Elisabeta Hajrullai është regjistruar si “Person fizik” në vitin 2019.

 

Diçitura: Numri i kontaktit tek “Personi fizik” Elisabeta Hajrullai është i njëjtë me numrin e kontaktit tek kompania “Eagle Hills Real Estate Development”

Prej Shkurtit 2022, financierja ka pezulluar aktivitetin privat, por gjithësesi numri i kontaktit vijon të jetë aty. Dhe ky numër është i njëjti me atë që gjendet tek dokumentat e “investitorit strategjik” të Portit të Jahteve në Durrës.

 

Kompania “Guackë” e Portit

Në 2 Dhjetor 2021, Komiteti i Investimeve Strategjike, nën drejtimin e kryeministrit Edi Rama, i dha statusin e “investitorit strategjik” kompanisë “Symphony Real Estate Development” për zhvillimin e projektit “Durres Yacht Marina”.

Diçitura: Vendimi i Komitetit të Investimeve Strategjike për projektin “Durres Yacht Marina”

 

Kompanitë që sigurojnë këtë status kanë përfitime të shumta shtetërore, përfshirë ulje apo heqje taksash, vënie në dispozicion të pasurive publike dhe asistencë të theksuar qeveritare, në këmbim të investimeve të rëndësishme. Për projektin e Portit të Jahteve Durrës, shefi i qeverisë Rama ka deklaruar se do të kryhet një investim elitar, me vlerë totale 2 miliardë dollarë dhe që, sipas tij, do të shndërrojë qytetin në një prej atraksioneve turistike më të rëndësishme në bregdet. Idea e këtij projekti u prezantua në nëntor 2020, nga Rama dhe Mohamed El Alabbar. Biznesmeni saudit është pronar i kompanisë “Emmar”, e njohur për ndërtimin e kullës më të lartë në botë, “Burj Khalifa”, në Dubai.

Nën shoqërinë e Alabbar, kryeministri Rama deklaroi se kompania e fuqishme botërore, “Emmar”, sheh potencial zhvillimi në Shqipëri. Por, kjo histori me nota të theksuara propagandistike u venit shumë shpejt. Gjashtë muaj pas prezantimit të idesë fillestare, e konkretisht në Qershor 2021, në Qendrën Kombëtare të Biznesit (QKB) regjistrohet kompania “Symphony Invest Limited”. Kjo kompani ishte në pronësi të një shoqërie tjetër, “Symphony Invest Limited”, e regjistruar në ishujt off-shore Kajman, në zonën e Karaibeve. Objekti i kompanisë së re në Shqipëri ishte zhvillimi i zonës së Portit Durrës.

Diçitura: Statusi i kompanisë “Symphony Invest Limited”, regjistruar në ishujt Cayman (Kajman)

 

Kompania “Emmar” u zhduk nga leksiku i Ramës. Në dokumenta tashmë rezultonte kompania “guackë” nga Kajmani, me pronarë të panjohur. “Symphony Real Estate” fitoi statusin e investitorit strategjik, duke paraqitur si garantues financiar kompaninë nga Dubai “Nshimi Development”. Por, vetëm pak ditë pasi fiton statusin e privilegjuar, pronarët e panjohur të kompanisë mëmë në ishujt Kajman, “Symphony Invest Limited”, vendosin të shesin aksionet e shoqërisë “bijë” në Shqipëri, “Symphony Real Estate Development”.

Diçitura: Pak ditë pasi fitoi statusin e “investitorit strategjik”, kompania e Portit të Durrësit ndryshon pronar

Pronari i ri i kompanisë “investitor strategjik” është “North East Real Estate Development”. Biznesmeni saudit, Mohamed El Alabar, zotëron 40 përqind të aksioneve të pronarit të ri, referuar të dhënave të Regjistrit të Pronarëve Përfitues.

Diçitura: Mohamed El Alabbar zotëron 40 përqind të kompanisë që ka në pronësi shoqërinë “investitor strategjik” të Portit të Jahteve Durrës

Ndërkohë, nuk dihet se cilët janë aksionerët e tjerë, të cilët zotërojnë në total 60 përqind të aksioneve, të cilat përbëjnë edhe shumicën vendimmarrëse në kompaninë që zotëron tashmë statusin e “investitorit strategjik” për ndërtimin e Portit të Jahteve në Durrës.

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

 

 

 

 

 

 

Etiketa: 2 miliarde dollarealabariuElisabeta Hajlullarujahte durreskryesore2Samir Mane

Lajme të lidhura

Subashi, qokë 700 mln lekëshe Qendros/ Tenderi i shkollës, ja si u favorizua firma e shefit të IKMT
Breaking Views

Subashi, qokë 700 mln lekëshe Qendros/ Tenderi i shkollës, ja si u favorizua firma e shefit të IKMT

13:10 - 18/02/26
Rama i jep 3 kulla 35-katëshe Idajet Ismailajt/ Prishet Shtëpia e Jetimëve. Kush fshihet pas Kuçukut?
Breaking Views

Rama i jep 3 kulla 35-katëshe Idajet Ismailajt/ Prishet Shtëpia e Jetimëve. Kush fshihet pas Kuçukut?

17:01 - 17/02/26
Safet Gjici nga burgu tek poligoni i qitjes, 2.5 miliardë lekë për stërvitjen e gardianëve
Breaking Views

Safet Gjici nga burgu tek poligoni i qitjes, 2.5 miliardë lekë për stërvitjen e gardianëve

16:35 - 16/02/26
Para
Mbyllen në burg “Isai” dhe miku i tij, zbulohen detajet e organizimit të vrasjes

Mbyllen në burg “Isai” dhe miku i tij, zbulohen detajet e organizimit të vrasjes

Discussion about this post

TË FUNDIT

Zhduket 42-vjeçari, disa sende të tij gjenden pranë kanioneve të lumit Osum, (Emri)
Aktualitet

Zhduket 42-vjeçari, disa sende të tij gjenden pranë kanioneve të lumit Osum, (Emri)

09:48 - 20/02/26

Një 42-vjeçar nga Skrapari, i identifikuar si Ilir Kurti, rezulton i zhdukur prej 24 orësh, duke shkaktuar shqetësim te familjarët dhe të...

Lexo më shumë
Sot mbahet seanca paraprake për Erion Veliajn, çfarë pritet të ndodhë

Degradimi i pushtetit vendor, afro gjysma e kryebashkiakëve ndodhen nën akuzë për abuzime

09:34 - 20/02/26
Rrëshqitja e dherave bllokon rrugën në fshatin Shën Vasil të Himarës

Rrëshqitja e dherave bllokon rrugën në fshatin Shën Vasil të Himarës

09:28 - 20/02/26
Zbulohet tuneli me kanabis në Shkodër, arrestohen tre persona dhe procedohen tre punonjës së OSHEE

Zbulohet tuneli me kanabis në Shkodër, arrestohen tre persona dhe procedohen tre punonjës së OSHEE

09:24 - 20/02/26
Arrestime dhe plagosje/ Pas tre orësh në shesh kundër Ramës, policia i sulmon protestuesit me gaz lotsjellës dhe ujë me piper

“Dorëheqje hajdutëve!” Opozita rikthehet sot në shesh, fton qytetarët në protestën kombëtare

08:56 - 20/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com