GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Kushtetuesja bllokoi ndërtimin e Teatrit të ri, Bardhi: Plagë e hapur në zemër të Tiranës

16:48 - 02/07/21
në Politikë
Kohë leximi: 4 min
A A
Largimi i kryebashkiakut Ismailaj nga dekriminalizimi, PD: E vërteta vonon, por nuk harron!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazment Bardhi e ka cilësuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese për Teatrin Kombëtar, një ditë të rëndësishme për demokracinë në Shqipëri. Bardhi tha në një deklaratë për mediat se Teatri është një plagë e hapur në zemër të Tiranës dhe për këtë duhet të mbajnë përgjegjësi kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj.

Ashtu si kreu i PD, edhe Bardhi theksoi se pas Gjykatës Kushtetuese radhën e ka SPAK ndërsa shtoi se tani është koha për të vepruar, për të na treguar të gjithëve se pandëshkueshmëria ka marrë fund.

Reagimi i plotë

Sot është një ditë e rëndësishme për demokracinë në Shqipëri. Arroganca, dhuna, paligjshmëria humbën betejën e tyre përballë qëndresës, qytetarisë dhe interesit publik.

Partia Demokratike përshëndet vendimin e Gjykatës Kushtetutese për të shpallur si antikushtetues veprimet e Qeverisë dhe Bashkisë për prishjen e një pasurie kombëtare, si Teatri Kombëtar, me qëllimin e vetëm për ti hapur rrugë një afere të rëndë korruptive.

Shfuqizimi i ligjit special dhe VKM që i kalon pronësinë Bashkisë Tiranë, bën nul, bën antikushtetues, të paligjshëm, çdo veprim të kryer nga Bashkia e Tiranës dhe institucionet e tjera të përfshira, pavarësisht se për këto akte nuk është kompetente për shqyrtim Gjykata Kushtetuese. Ky vendim merr në mbrojtje Teatrin Kombëtar, duke e cilësuar si një pasuri që përbën trashëgimi kulturore të Shqipërisë.

Teatri është një plagë e hapur në zemër të Tiranës. Sot ai shesh, i zhveshur dhunshëm nga historia e tij është një tjetër vijë ndarëse midis qytetarëve që duan një Shqipëri demokratike dhe një pakice që uzurpoi, plaçkiti dhe shkatërroi një nga institucionet më të shenjta të kombit.

Shkaktarët e kësja plage janë ata që penguan dhunëshëm ndryshimin në 25 prill dhe që mbajnë peng vendin prej 8 vitesh me arrogancë, korrupsion, klientelizëm, paratë e krimit dhe armiqësinë e verbër ndaj trashëgimisë kulturore, ndaj çdo pasurie të kombit tonë.

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese ekspozon para shqiptarëve dhe mbarë botës fytyrat e barbarëve që shembën Teatrin dhe goditën në zemër demokracinë, duke përfituar nga mungesa e Gjykatës Kushtetuese.

Mirënjohje të thellë për artistët, qytetarët dhe qëndrestarët që nuk u pajtuan kurrë me marrëzinë e një regjimi që dialogun e kryen me fadroma dhe teatrot i përdor si lavatrice për paratë e Ndraghetës.

Mirënjohje për mbështetësit e Partisë Demokratike që ishin në krahë të aktivistëve për Teatrin, në mbrojtje të interesit publik dhe që u bënë pre e dhunës barbare policore.

Vendimmarrja e sotme e Gjykatës Kushtetuetese ëshët vetëm hapi i parë, prova e pakundërshtueshme për abuzimin me pushtetin nga Edi Rama dhe Erjon Veliaj.

Pas Gjykatës Kushtetuese, radhën e ka Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion, SPAK. Autorët e këtij krimi të rëndë kushtetutes dhe ligjor, me pasoja të rënda për interesin publik dhe pasurinë tonë publike, kanë emër dhe mbiemër, janë të gjithë të identifikuar dhe duhet të mbajnë përgjegjësi të plotë përpara ligjit. Ata janë Edi Rama dhe Erjon Veliaj.

Erjon Veliaj që edhe sot vijoi hapur të sfidojë drejtësinë, të sfidoi vendimmarrjen e Gjykatës Kushtetutese, të injoroi faktin se në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjet e vendit ka shkatërruar një pasurie kombëtare, duhet të arrestohet menjëherë.

Duke shpërdoruar rëndë detyrën, në shkelje flagrante të Kushtetutës dhe ligjit, Erjon Velia është autori dhe përgjegjësi direkt për një dëm me vlerë të jashtëzakonshme për pasurinë tonë kombëtare.

Krimi tashmë nuk fshihet dot më. Prandaj edhe SPAK nuk mund të fshihet më. Provën e paligjshmërisë ulëritëse e ka tashmë gati nga Gjykata Kushtetuese. Tani është koha për të vepruar, për të na treguar të gjithëve se pandëshkueshmëria ka marrë fund, që askush nuk është mbi ligjin, që kushdo është i barabartë përpara ligjit.

SPAK duhet të marrë nën përgjegjësi penale edhe çdo zyrtar publik të përfshirë në këtë paligjshmëri, duke filluar nga Edi Rama e deri tek çdo punonjës policie që u përfshi në aktin e dhunës për shembjen barbare të Teatrit Kombëtar.

Në këtë betejë Partia Demokratike do të mbetet në krah të qytetarëve, sepse vijimi i betejës kundër një regjimi që turpëron Shqipërinë para gjithë botës, është edhe vijimi i betejës për Teatrin aty ku ishte dhe ashtu sic ishte, është vijim i betejës për historinë tonë, vijim i betejës për kthimin e legjitimitetit, vijimi i betejës për kthimin e demokracisë, vijimi I betejës për t’ua kthyer Shqipërinë shqiptarëve!

Lajme të lidhura

Ja kush janë gjyqtarët që rrëzuan kërkesën e Kryeministrit Rama për Ballukun
Breaking Views

Ja kush janë gjyqtarët që rrëzuan kërkesën e Kryeministrit Rama për Ballukun

22:39 - 06/02/26
Vendimi i plotë i Kushtetueses/ Rama humb betejën kundër SPAK, Balluku pezullohet nga detyra
Breaking Views

Vendimi i plotë i Kushtetueses/ Rama humb betejën kundër SPAK, Balluku pezullohet nga detyra

22:13 - 06/02/26
Kushtetuesja rrëzon Ramën, lë në fuqi pezullimin e Belinda Ballukut. Votohet 4 me 4, bie kërkesa e qeverisë
Breaking Views

Kushtetuesja rrëzon Ramën, lë në fuqi pezullimin e Belinda Ballukut. Votohet 4 me 4, bie kërkesa e qeverisë

21:49 - 06/02/26
Para
Kosovë-Serbi, Cooper: Nuk shoh problem për ndryshimin e Kushtetutës

Kosovë-Serbi, Cooper: Nuk shoh problem për ndryshimin e Kushtetutës

TË FUNDIT

Kuqezi në skenën olimpike, Denni Xhepa dhe Lara Colturi parakalojnë me flamurin shqiptar
Breaking Views

Kuqezi në skenën olimpike, Denni Xhepa dhe Lara Colturi parakalojnë me flamurin shqiptar

22:55 - 06/02/26

Shqipëria, e cila do përfaqësohet në Lojërat Olimpike Dimërore të ‘Milano Cortinës 2026’ me katër skiatorë, ka bërë parakalimin e...

Lexo më shumë
Ja kush janë gjyqtarët që rrëzuan kërkesën e Kryeministrit Rama për Ballukun

Ja kush janë gjyqtarët që rrëzuan kërkesën e Kryeministrit Rama për Ballukun

22:39 - 06/02/26
Vendimi i plotë i Kushtetueses/ Rama humb betejën kundër SPAK, Balluku pezullohet nga detyra

Vendimi i plotë i Kushtetueses/ Rama humb betejën kundër SPAK, Balluku pezullohet nga detyra

22:13 - 06/02/26
Vrasja e 26-vjeçarit shqiptar në Angli, dënohet me burg përjetë dy autorët

Vrasja e 26-vjeçarit shqiptar në Angli, dënohet me burg përjetë dy autorët

22:03 - 06/02/26
Kushtetuesja rrëzon Ramën, lë në fuqi pezullimin e Belinda Ballukut. Votohet 4 me 4, bie kërkesa e qeverisë

Kushtetuesja rrëzon Ramën, lë në fuqi pezullimin e Belinda Ballukut. Votohet 4 me 4, bie kërkesa e qeverisë

21:49 - 06/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com