GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Tronditëse/ Miku i Lear Kurtit tregon si dha shpirt i riu në komisariat: O noku më mbytën…

21:55 - 23/10/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Tronditëse/ Miku i Lear Kurtit tregon si dha shpirt i riu në komisariat: O noku më mbytën…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Miku i ngushtë i Lear Kurtit ka treguar momentet e fundit me 32-vjeçarin para se ai të ndërronte jetë në  komisariatin nr.3 të Tiranës.  Në një rrëfim për programin “Piranjat”, ai theksoi se është takuar me Learin natën e ngjarjes së rëndë dhe se të dy janë shoqëurar në polici. I riu shton se është afruar në zonën e Laprakës kur ka parë se shoku i tij po dhunohej nga efektivët.

Ai thotë se Kurtin e kanë hipur në furgonin e policisë, ndërsa atë e kanë shoqëruar si pasagjer me makinën e tij, që drejtohej nga efektivë policie. Ai thotë se pavarësisht se i paralajmëroi efektivët që mos ta preknin Learin pasi vuante nga epilepsia, efektivët nuk ia kanë vënë veshin. Shoku i Learit thotë se 32-vjeçari i ka kërkuar të lajmëronte njerëz e të mos e linte në duart e tyre.

Shoku i Lear Kurtit: Dëgjova që thonin ‘shpejt, shpejt se iku’. E kanë shoqëruar vetë në spital, Leari ka mbaruar në Komisariat, në spital ka shkuar i vdekur. Unë isha me të atë natë, e kisha takuar tek ish-Filanto. Unë do të shkoja tek punët e mia, ai me punët e veta. Pastaj do shkoja ta merrja përsëri, sepse Leari ka qëndruar gjatë gjithë kohës me mua. Në momentin që po kaloja aty, përballë me spitalin Amerikan në Laprakë pashë që ishin 3-4 patrulla, po rrihej Leari barbarisht brenda makinës. Po, o noku lajmëro dikë se po na mbysin, aty ka pasur kamera, por nuk e di kush mund t’i ketë. Filmimet jam 100% i sigurtë që janë aty. Çfarë po bëni i thashë unë, se djali është me sëmundje toke, edhe ‘kush je ti’, më thanë. Unë jam shoku i vet, u thashë. Një nga policët që ishte aty, tha, për çfarë po e lini të flasë edhe ky, po ju dhimbset, kapeni, shoqërojeni edhe këtë. Jemi shoqëruar të dy njëkohësisht, Leari ishte në makinën e Policisë, ndërsa unë isha në makinën time si pasagjer. Edhe një efektive policie ishte me mua si pasagjere. Më tha ‘edhe kuksian, edhe gangster’. I thashë, unë nuk po ofendoj njeri, as nuk po them gjë. Thjesht po them që djali ka këtë lloj problemi, do t’ju ngelë në dorë. Dhe ashtu ngeli. Këto të tjera, që iku, vrapo, e këto të tjerat, i kam dëgjuar në media. 300 metra me vrap, edhe një kile të kishte pasur ai, do ta kishte hedhur. Ata duan të mbulojnë policinë, le ta mbulojnë. Dëgjova lajmet, jo përdorues droge, jo këto të tjera. Është komplet fals çdo version, e kanë goditur në shpinë me grushte, të paktën kanë qenë tre efektivë. Njëri prej tyre që ishte moshë e re, 20-22 vjeçe, tha ju nuk më njohni mua. Unë i thashë, ti mund të jesh kushdo, por je polic me uniformë. Je polici i Shtetit, je për të na mbrojtur, jo për të na sulmuar. Leari ishte i lidhur në pranga, nuk ka bërë fare rezistencë, pjesën e epilepsisë e kam marrë vesh para dy javësh, hera e parë që i ndodhi, e dërguam në spital.

Keni parë gjë dhunë?

Shoku i Lear Kurtit: Këtë pyetje ma bëri edhe drejtori Ardi Veliu, unë i thashë, rrugët tona janë gjithë gropa. Kur kam mbërritur në komisariat, nuk kam folur dot, sepse Leari ishte shtrirë, pa ndjenja, këta nuk më lanë që t’i jepja asnjë ndihmë. Më është mbyllur dera, nuk i kanë dhënë asnjë lloj ndihme. Ndërkohë u alarmua gjithë komisariati. Aty ka dhënë shpirt. Shpirti i ka dalë brenda rajonit të komisariatit nr.3. Unë e njoh shumë mirë shokun tim, mund të ketë pasur të folur të ashpër dhe këta i kanë gjuajtur, ama duhet ta pranojnë që ka ndodhur kjo gjë.  Janë të zgjuar kështu, nuk prekin në fytyrë, gjuajnë pas koke, tek brinjët, bark. Këtë version që po ju them juve, jua kam thënë edhe atyre. Ka qenë dhe Ardi Veliu që më pyeti, ka qenë edhe vetë Prokurori. Po të njëjtat pyetje bënin, tani nxjerrin versionet e tyre, jo nga mbidoza, këta turp të kenë. Të jenë burra e të dalin të thonë, na iku. Nga torturat e këtyre, e ka kapur sëmundja, s’e kanë kuptuar këta dhe djali ka dhënë shpirt. Kushdo që të jetë, e di që në momentin që një njeri nxjerr shkumë apo ka vibracione, i jepet ndihma. I jepet një çelës në dorë. Mua nuk më lanë t’i jepja ndihmë, Leari sot do të ishte me mua.

 

Etiketa: komisariatKryesore1Lear KurtiTirane

Lajme të lidhura

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
Aktualitet

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

19:57 - 05/12/25
Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital
Aktualitet

Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

18:57 - 05/12/25
Certifikohet pjesëmarrja e Listës Serbe në zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë
Aktualitet

Certifikohet pjesëmarrja e Listës Serbe në zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë

17:58 - 05/12/25
Para
Vrasja e 12-vjeçares “ndez” Francën, nisin protestat kundër politikës së emigrantëve

Vrasja e 12-vjeçares "ndez" Francën, nisin protestat kundër politikës së emigrantëve

Discussion about this post

TË FUNDIT

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin
Breaking Views

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25

Vëmendja më e madhe është e përqëndruar në Washington, aty ku po hidhet shorti i Botërorit. Nga 48 skuadra pjesëmarrëse,...

Lexo më shumë
Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

19:57 - 05/12/25
“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar

“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar

19:36 - 05/12/25
Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

18:57 - 05/12/25
Giani Infantino i jep Presidentit Donald Trump “Çmimin e Paqes FIFA”

Giani Infantino i jep Presidentit Donald Trump “Çmimin e Paqes FIFA”

18:42 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com