GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Tender i çmendur/ Laureta e Albcontrol-it harxhon 660 milionë lekë për një kurs trajnimi 5 ditë

11:15 - 24/10/22
në Fact-Checking & Analize
Kohë leximi: 3 min
A A
Tender i çmendur/ Laureta e Albcontrol-it harxhon 660 milionë lekë për një kurs trajnimi 5 ditë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në Albcontrol (Shoqëria e Kontrollit të Trafikut Ajror, pronë e Ministrisë së Ekonomisë) drejtojnë të besuarit e Kryeministrit Rama dhe të ministres Belinda Balluku, që menaxhojnë shpërdorimin me tendera të parave të mbledhura nga tarifat e shërbimeve. Ish-zëvendësministri i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, Hantin Bonati që u vendos drejtues i AlbControl vitin e kaluar, pas grevës së kontrollorëve, nuk e pati të gjatë. Vendin e tij e zuri Laureta Omeri,  e cila ka qenë më parë anëtare e Këshillit Mbikëqyrës të Albcontrol. Ajo nisi punë në 10 maj 2022. Drejtuesja e re i ka qejf kurset dhe i paguan me shumna marramendëse. Për disa muaj ka bërë dy kurse “të arta”. Me datë 9 tetor Albcontrol ka hapur një prokurim me objekt  “Trajnim refresh të emergjencave ATCO”. “Fondi limit: 66,666,000 lekë pa tvsh ose 568,919,61 (pesëqind gjashtëdhjetë e tetë mijë e nëntëqind e nëntëmbëdhjetë pikë gjashtëdhjetë e një) Euro.  Shërbime të trajnimit të personelit. Kohëzgjatja e kontratës/marrëveshjes kuadër ose afati për zbatimin e saj: 6 muaj”, theksohet më dokumentet e tenderit.

Në dokumentet për këtë trajnim theksohet se pjesëmarrësve do t’iu mësohen rregullat më të fundit dhe si të menaxhojnë situatën në raste emergjente.“Programi ynë i trajnimit rifreskues 1-javor përfshin: 2 ditë për përditësime teorike (rregullat, rregulloret dhe procedurat më të fundit në koordinim me ANSp/klient). 2 ditë për menaxhimin e situatës së pazakontë / të degraduar dhe të urgjencës duke përdorur lista kontrolli specifike të urgjencës ENAC. Dita e 5-të trajton një temë specifike në fushën e ATM-ve, sipas kërkesës së ANSp/klientit (zhvillimet më të fundit evropiane, fokusi ndaj klientit, zhvillimet dhe procedurat e fundit lokale…). Ky program është krijuar për të kontribuar në procesin e ri-validimit të Licencës ATCo (subjekt i negocimit me NSA-në përkatëse)”, thuhet në programin e trajnimit. Pra, për një kurs 5 ditë do të harxhohet kjo shumë marramendëse. Ky kurs me vlerë të çmendur duket qartë se është abuzim me paratë, sepse nuk ka asnjë të dhënë se sa do të kushtojë 1 orë mësim dhe sa veta do të marrin pjesë.

Trajnim 130 mijë euro për të mësuar anglisht

Ka edhe një rast tjetër të trajnimeve, si një nga metodat që po përdorin drejtuesit e Albcontrol për të përvetësuar dhe fondet e mëdha që kanë në dorë. Në 10 qershor të këtij viti, Albcontrol ka hapur një tender me vlerë të konsiderueshme përsa i përket shërbimit. Janë mbi 16 milionë lekë ose rreth 130 mijë euro që do të jepesgin për të trajnuar në kurs anglishteje 45 punonjës. Tenderi ishte publikuar në faqen zyrtare të prokurimeve publike, ku thuhej se kohëzgjatja do të ishte vetëm 5 ditë punë, ose e thënë ndryshe 30 orë dhe një ditë test. Sipas këtyre të dhënave për çdo pjesëmarrës do të paguhej rreth 72 mijë lekë në ditë ose e thënë ndryshe 600 euro.

Pjesëmarrës parashikohet të jenë personel Inxhinierë-teknik dhe specialist, teksa periudha e përshtatshme për zhvillimin e kursit është caktuar Qershor – Shtator. Qëllimi i trajnimit intensiv të gjuhës Angleze është të sigurojë  që pjesëmarrësit të arrijnë nivelin e kërkuar të aftësisë në gjuhën Angleze, minimalisht Nivelin 3 të ICAO.

Nuk ka të dhëna se cilat janë arsyet e kostos së lartë të trajnimit në gjuhën angleze, por me sa duket angazhimi për t’u përshtatur me gjuhën teknike të aviacionit kanë rritur edhe vlerën që do të paguhet. Kështu, në çdo muaj drejtoreshë Laureta Omeri shpik nga një kurs dhe nxjerr qindra mijëra euro nga arka e kompanisë shtetërore.

Përgjegjës për këtë situatë janë edhe anëtarët e Këshillit Mbikqyrës, Besart Kadia, Zëvendësministër i Financave, Mirlinda Karçanaj, drejtore e AKSHI-t, Albana Koçiu, drejtoreshë e DAP-it, Viola Haxhiademi, Sekretare e Përgjithshme e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë të drejtuar nga Belinda Balluku, Idlir Gjata, ish-zëvendësministër i Drejtësisë,  Evis Fico, drejtoreshë e Kabinetit në Ministrinë e Drejtësisë.

Etiketa: 660 mln lekeabuzimalbcontrolkryesore2Laureta Osmantendertrajnime

Lajme të lidhura

Avni Ponari mbyt tregun e sigurimeve, SIGAL ul pagesat e dëmeve deri në 53%, dëmshpërblimet pezull ndaj qytetarëve arrijnë 21% (Dokumentet)
Breaking Views

Avni Ponari mbyt tregun e sigurimeve, SIGAL ul pagesat e dëmeve deri në 53%, dëmshpërblimet pezull ndaj qytetarëve arrijnë 21% (Dokumentet)

13:35 - 05/12/25
Arlinda Pogaj me kompani në emër të punonjësit të Plator Mehmetit, Blendian Dalipi i jep 400 MLN lekë për blerjet e Vitit të Ri
Breaking Views

Arlinda Pogaj me kompani në emër të punonjësit të Plator Mehmetit, Blendian Dalipi i jep 400 MLN lekë për blerjet e Vitit të Ri

14:43 - 03/12/25
Nisin dhuratat për Krishtlindje, Emiriana Sako i paketon 330 MLN lekë oligarkut Shpëtim Cinga
Breaking Views

Nisin dhuratat për Krishtlindje, Emiriana Sako i paketon 330 MLN lekë oligarkut Shpëtim Cinga

15:07 - 02/12/25
Para
Milan e ka seriozisht për Brojën, kuqezinjtë kanë gati planin për transferimin e sulmuesit shqiptar

Milan e ka seriozisht për Brojën, kuqezinjtë kanë gati planin për transferimin e sulmuesit shqiptar

Discussion about this post

TË FUNDIT

Regjistrohen sërish lëkundje tërmeti në Tiranë
Botë

Greqia nuk gjen qetësi, shënohen lëkundje tërmeti 4.6 ballë

22:59 - 06/12/25

Një tërmet me magnitudë 4.6 ballë të shkallës Rihter ndodhi mbrëmjen e kësaj të shtune në orën 22:48, në Kalavryta....

Lexo më shumë
Trump propozohet për çmimin Nobel! ‘Nëse i jap fund luftës Rusi-Ukrainë, mund të shkoj në parajsë’

Zelensky: Kemi përparim në bisedimet me SHBA-në për planin e paqes

22:36 - 06/12/25
Arbër Hoxha i papërmbajtshëm, për të 3-tin muaj rradhazi zgjidhet lojtari më i mirë në Kroaci

Arbër Hoxha i papërmbajtshëm, për të 3-tin muaj rradhazi zgjidhet lojtari më i mirë në Kroaci

22:02 - 06/12/25
Trump merr telefonatë nga Ronaldo: Nuk ka njeri më të mirë se ai

Trump merr telefonatë nga Ronaldo: Nuk ka njeri më të mirë se ai

21:46 - 06/12/25
8 gola dhe përmbysje e “çmendur” në La Liga, Barcelona nuk di të ndalet

8 gola dhe përmbysje e “çmendur” në La Liga, Barcelona nuk di të ndalet

21:23 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com